LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ OPGJ-ja filmohet me kamera, që i kthen qytetarit 2 milionë Lekë që i zhvati për mbylljen e 'çështjes'

Saliko i kthen mbrapsht qytetarit 2 milionë Lekë, që i kishte marrë me anë të mashtrimit. OPGJ-ja takohet me një person për të kthyer lekët, i cili prezantohet se është kushëriri i Albanit, por që në fakt është i infiltruar i Stop.

5 Shtator 2022, 21:36 Nga DOSJA
VIDEO/ OPGJ-ja filmohet me kamera, që i kthen qytetarit 2 milionë
OPGJ Ibrahim Saliko

TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi mbrëmjen e së hënës rastin e një shqiptari në Angli, i cili për shkak të disa problemeve dhe proceseve gjyqësore në Shqipëri, u mashtrua nga një OPGJ i Prokurorisë së Tiranës i quajtur Ibrahim Saliko se do t’i mbyllte dosjen me 2 milionë Lekë të vjetra. Pasi i mori fillimisht 1 milion Lekë, OPGJ Ibrahim Saliko kërkoi edhe 1 milion të tjera, duke thënë se kishte fëmijën sëmurë.

2-3 ditë përpara se ta merrja vesh që ishte mashtrues, më mori në telefon tha aman Alban se kam djalin e vogël është duke vdekur më jep ca lekë. Edhe unë nuk kisha lekë në Shqipëri. Mora mami, sa kishte ardhur në Shqipëri, i thashë sa lekë ke gjendje aty. Më tha kam 1 milionë e 50 mijë Lekë. I thashë mbaje 50 mijë Lekë vetë dhe 1 milion lekë çova një person t’i zbriste poshtë t’i merrte ky. Pastaj mori Lekët Ibrahimi u zhduk fare, fiku telefonin, as u përgjigj më fare. Më kontaktoi direkt, më tha më fal kam borxh këtë, do t’i jap lekët. Jo që s’po i jepte lekët, thashë po më hap telashe të tjera. Edhe kontaktova Stopin”, tregon Albani, denoncuesi që ra viktimë e mashtrimit të OPGJ-së.

Sapo i dha paratë, Albani humbi çdo kontakt me OPGJ-në, pasi ky i fundit u zhduk dhe i bllokoi numrin. Pas shumë përpjekjeve, Albani i tha zyrtarit të prokurorisë se do të bënte publike në media gjithë mashtrimin e tij. Nën presionin e publikimit në media, OPGJ Ibrahim Saliko i kthen mbrapsht qytetarit 2 milionë Lekë, që i kishte marrë me anë të mashtrimit. OPGJ-ja takohet me një person për të kthyer lekët, i cili prezantohet se është kushëriri i Albanit, por që në fakt është i infiltruar i Stop.

OPGJ, Ibrahim Saliko: Ça bën?

Ibrahim Saliko: Ç’a bëre? Si ke qenë?

Qytetari: Ç’a bëhet? Ça thotë ai?

Ibrahim Saliko: Mirë! Ça ke bërë ti?

Qytetari: Mirë, o burrë! Shtyhemi!

Ibrahim Saliko: Do t’i biesh ca Albanit?

Qytetari: Po tani, ja nji sekondë! Albano, jam me ktë shokun tënd. Ja foli! Na, foli!

Ibrahim Saliko: (Flet në telefon) Hë mo Alban, hë mo! Ore, se po i thosha Ilirit, po i thuaj nji çikë atij njëherë atij gazetarit mo, mos e heq atë shkrimin nga atje! Eh mo, mirë, mirë! Mirë o vlla, hajde, mirë, mirë vlla! Hajde, mirë vlla, hajd ciao. Merri!

Ibrahim Saliko: Numëroji, po hë..!

Qytetari: Ja t’i numëroj! Dymijshe, dyshe janë kto të tëra…?

Qytetari: (Numëron lekët) 1,2,3,4,5…..- 95,96,97,98,99, 100. Dy milionë tha ai, hë? Mua m’tha për 2. Nejse, ju e dini vetë, nuk ngatërrohem. Të iki unë byrazer?

Ibrahim Saliko: Jo mo bjeri, bjeri dhe njëherë!

Ibrahim Saliko: Ik! Po të mori, flasim prapë!

Qytetari: Ok! Ciao! Mirupafshim!

Albani falenderon emisionin Stop për paratë që iu kthyen mbrapsht nga OPGJ-ja i cili ia mori me mashtrim.

Marrë nga tvklan.al

ibrahim saliko

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet