LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ Masakër në Alpet Shqiptare! Zona e mbrojtur rrafshohet, gazetarëve u 'pret' rrugën fuoristrada: Mbylleni me kaq

Gazetarët e Fiksit i drejtohen anës tjetër të malit, nga Lëpusha drejt Bjeshkëve të Jeshnicës dhe Morinës. Por lajmi ka marrë dhenë për prezencën e tyre në Alpe dhe për t’i penguar shfrytëzuesit e pyllit u bllokojnë rrugën me një mjet fuoristradë. Nga idetifikimi që gazetarët i bëjnë targës rezulton se mjeti është në pronësi të një personi, i cili është i identifikuar nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, si person që pret pyjet.

5 Shtator 2022, 21:05 Nga DOSJA
VD/ Masakër në Alpet Shqiptare! Zona e mbrojtur rrafshohet,
Drutë e prera

TIRANË- Fiks Fare mbrëmjen e të hënës çeli sezonin e ri televiziv me një masakër që po bëhet në Alpet Shqiptare. Kjo zonë e shpallur e mbrojtur në Janar të këtij viti është shkatërruar nga prerja masive  e pyllit pa kriter. Pamjet që Fiks fare treguan qartë rrafshimin e pyllit  nga Malësia e Kelmendit deri në Bjeshkët e Janicës e Morinës. 

Panorama të lë pa fjalë!  Kamiona pa targa që ngjiten në mal ,stiva me dru të prera pa fund ,zhurma e motorsekave që presin pyllin pa kriter, rrugë dhe fusha të krijuara nga shpyllëzimi në malet e Kelmendit mes fshatit Lëpushë dhe Vermosh, të njohura nga të gjithë si fshatra turistik.  Gjatë gjithë udhëtimit prej më shumë se katër orësh për t’u ngjitur në mal gazetarët e Fiksit përballen me stiva të druve të prerë. Në rrugë nuk mungojnë as makina të përshtatura për ngarkesë me targa të huaja. Brenda automjetit gazetarët nuk gjejnë njeri. Në gjatësinë  e rrugës hasen në stiva të tjera drush të prera e të stivosura gati për transportim. Kësaj radhe përreth ka edhe njerëz dhe kamion që presin të ngarkohen.

Në shpatin përballë fshatit Vermosh dëgjohen zhurmat e motorsharrave që presin drutë e pyllit. Gazetarët xhirojnë me dron duke kapur momentin e prerjeve të druve të pyllit. Njerëzit që presin pa kriter pyllin pikasin gazetarët dhe me vrap shkojnë drejt tyre.  Për të dalë nga situata një prej tyre u thotë se është i pajisur me leje nga Bashkia e Malësisë së Madhe për prerje dhe drutë ja çon bashkisë. Gazetarët i kërkojnë t’u tregojë zonën se ku i presin drutë, pasi ato duhet të jenë të damkosura nga inspektorët e pyjeve para se të priteshin. Ai pranon t’i çojë gazetarët në zonën ku i ka prerë drutë, por kur mbërrijnë në vend personi u pohon gazetarëve që nuk ka leje për prerjen e pyllit. Gjithashtu u thotë se pas tij fshihet një njeri që “më mirë mos e ditë kush është”. Pranon gjithashtu se kamionët  janë në pronësi të tij  e janë me probleme në prokurori. “Faji është i gjithë imi ,e di që jam për burg” u shprehet ai gazetarëve “kamionët janë pa targa dhe drutë i shes nëpër fshatra”.

Gazetarët e Fiksit i drejtohen anës tjetër të malit, nga Lëpusha drejt Bjeshkëve të Jeshnicës dhe Morinës. Por lajmi ka marrë dhenë për prezencën e tyre në Alpe dhe për t’i penguar shfrytëzuesit e pyllit u bllokojnë rrugën me një mjet fuoristradë. Nga idetifikimi që gazetarët i bëjnë targës rezulton se mjeti është në pronësi të një personi, i cili është i identifikuar nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, si person që pret pyjet. Gazetarët presin deri sa rruga të hapet në momentin kur aty kalon një kamion me bar. Gazetarët pas hapjes së rrugës vazhdojnë rrugën ku në të gjithë  shpatin hasin  prerje masive të pyllit.  Në majë të bjeshkëve mes Morinës dhe Jeshnicës gazetarët gjejnë një kamion të parkuar dhe pa targa. Pak metra me tej një fadromë pa targa hap rrugët e pyllit dhe gjithë sipërfaqja përreth saj është e prerë. Nga pamjet e sjella nga Fiksi edhe me dron, “mushkëritë” e vetme shqiptare janë drejt shfarosjes.

Marrë nga TopChannel

alpet shqiptare fiks fare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet