LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Maniaku shantazhues, si fotot e profileve të tjera, përdoren për kërcënime

E vazhdova ditën me idenë se do ta telefonoja sa më shpejt këtë zonjë që po na lutej për ta ndihmuar, por dukej se halli i saj i madh nuk po e linte të qetë.

20 Tetor 2023, 22:11 Nga I.A

VIDEO/ Maniaku shantazhues, si fotot e profileve të tjera, përdoren

TIRANË- Pak kohë më parë, na inbox më erdhi ky mesazh. E vazhdova ditën me idenë se do ta telefonoja sa më shpejt këtë zonjë që po na lutej për ta ndihmuar, por dukej se halli i saj i madh nuk po e linte të qetë. Prandaj, vetëm pak orë më vonë, më dërgoi një tjetër mesazh audio. Kuptoj që kemi të bëjmë me rastin tipik të një shantazhuesi nga të shumtët që janë çdo ditë prezent në rrjetet sociale.

Me mënyra thuajse të njëjta, ata kërkojnë të përfitojnë nga femrat duke i vënë nën presion me foto dhe video të përvetësuara nga profilet e tyre personale. Nisur nga insistimi i gruas së re, që është nënë e një fëmije të vogël, e kontaktoj menjëherë për të kuptuar më mirë arsyet e këtyre shantazheve, nga një person që sipas saj është fare i panjohur.

Që në nisje të bisedës, vërejmë diçka. Profili falso me emrin dhe fotot e saj, i cili administrohet nga shantazhuesi, ka marrë menjëherë një numër të madh shikimesh. Kjo nisur edhe nga tekstet ngacmuese që bën ai duke u hequr si gruaja e re. Por, më përpara, së bashku me kolegët, na duhet të kuptojmë edhe disa gjëra mbi këtë raport të çuditshëm dhe krejt të njëanshëm mes dy të panjohurve, prandaj vazhdojmë kontaktin me zonjën.

Nga sa shohim, situata është delikate, edhe për shkak të jetës familjare dhe faktit që këtë histori ende nuk e ka ndarë me burrin e saj. Prandaj mendojmë se duhet të ndërhyjmë sa më shpejt, për t’i dhënë fund kësaj maskarade me jetën e një gruaje e cila nuk ka asnjë lidhje me këtë pervers ende të panjohur për ne. Në fakt chat-et nuk lënë shumë vend për të kuptuar nivelin e psikopatisë së këtij individi.

Si hap i parë, kërkojmë akses ne profilin e gruas, e cila gjatë gjithë kësaj kohe, vazhdon të jetë në komunikim intensiv me shantazhuesin maniak, me shpresën se do ta bindë të heqë dorë. Por tashmë, lojën e nisur nga ai, do ta drejtojmë ne. Dhe për këtë duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Pasi kemi komunikuar për orë të tëra, mendojmë se kemi arritur të fitojmë besimin e këtij maniaku, dhe për një çast.

Na ka nisur një foto.... Problemi është se njëlloj siç mund të përdorë fotot e një gruaje, nënë me fëmijë, ashtu mund të përdorë edhe fotot e një të panjohuri që mund ta ketë vjedhur në rrjetet sociale. E në fakt nuk gabojmë, sepse një ditë më pas na nis një video, ku shfaqet një tjetër person, i cili për herë të parë i prezantohet viktimës së tij, duke e thërritur në emër. Edhe njëherë mendojmë se më në fund e kemi gjetur, por fakti që në nisje të komunikimit na dërgoi foton e dikujt tjetër, na bën të dyshojmë sërish.

Ndoshta personi në këtë video mund të jetë dikush tjetër, i përdorur nga shantazhuesi, thjesht për të na testuar. Për këtë vendosim të vijojmë ende komunikimin në chat, duke u përballur me këmbënguljen e shantazhuesit që të mos identifikohet. Dhe kjo zgjat për disa ditë me radhë.

Deri kur më në fund, kemi arritur ta bindim që të na dërgojë numrin e telefonit. Dhe nga aty, gjërat bëhen më të thjeshta. Në fillim nëpërmjet telefonit, ku për herë të parë, dëgjojmë zërin e maniakut.

Që në nisje duket qartë se ai ka frikë se mos gruaja arrin ta zbulojë dhe t’i bëjë keq... por kjo vetëm për një moment, sepse pak më vonë, rikthehet tek bisedat me sfond erotik.

Dhe pas kësaj që dëgjon, tek ai rishfaqet frika. Është e qartë se ky person nuk është naiv e as i metë. E di mirë se me çfarë situatash mund të përballet. Megjithatë, ky reflektim që sapo dëgjuat, nuk e pengon që të rikthehet në argumentet e mëparshme.

Gruaja ndërhyn duke i kujtuar se ka impenjime të tjera në jetë, por aty, maniaku jo vetëm nuk ndalet, por kalon në kërkesa specifike. Dhe pas refuzimit kategorik të zonjës, ai e bën kërkesën duke e shantazhuar në formën më të ulët të mundshme. Dhe pas këtyre kërcënimeve prej një maniaku të sëmure, biseda mes të dyve mbyllet sërish me kërkesën për video dhe me frikën se mos gruaja i bën.

Por kur kishim menduar se jemi afruar kaq pranë shantazhuesit, gruan e re e tradhtojnë nervat dhe shkarkon ndaj tij të gjithë zemërimin e mbledhur për ditë me radhë. Pas gjithë asaj bisede të tendosur, ajo del nga skenari dhe nis një debat të nxehtë me të. Pas këtij debati plot fyerje dhe kërcënime, duket se jemi kthyer edhe njëherë në pikën e nisjes. Por një as nën mëngë.

Marrë nga Syri.net

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet