LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Sotiraq Filo ‘braktis’ detyrën, dorëzon karrigen te nënkryetarja. Piranjat e kapin në shkelje

Megjithatë, të lëmë mënjanë, shkeljet nga drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Ilirian Dinellari, dhe të flasim konkretisht për lëvizjet e fundit të kryetarit të Bashkisë.

20 Tetor 2023, 21:55 Nga I.A
VIDEO/ Sotiraq Filo ‘braktis’ detyrën, dorëzon karrigen
Sotiraq Filo

KORÇË- Bashkia Korçë, apo e njohur ndryshe si institucioni rekordmen i Shqipërisë, për shkak të shkeljeve të evidentuara po kalon një periudhë të artë me fitimin e dy çmimeve Guinness. I pari për karburantit e harxhuar nga drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Ilirian Dinellari dhe i dyti për mbajtjen e asfaltit në magazine për 11 ditë pa ndërprerje, po nga i njëjti person.

Megjithatë, të lëmë mënjanë, shkeljet nga drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Ilirian Dinellari, dhe të flasim konkretisht për lëvizjet e fundit të kryetarit të Bashkisë. Në një urdhër zyrtar të datës 1 qershor 2023, me numër protokolli 4284, Zoti Sotiraq Filo i ka kaluar të gjitha kompetencat nënkryetares së Bashkisë, zonjës Benila Themeli.

‘Të zëvendësohen të gjitha kompetencat ligjore që i njihen kryetarit të Bashkisë Korçë me znj. Benila Themeli me detyrë zv/kryetare e Bashkisë Korçë për periudhën 1 qershor 2023 deri më 31 dhjetor 2023, duke përjashtuar ato kompetenca dhe funksione të ndaluara me ligj të cilat nuk mund të zëvendësohen’.

Pra, për 6 muaj, kryetari Sotiraq Filo ia delegon drejtimin e Bashkisë nënkryetares së tij . Kryetari i Bashkisë Korçë e bazon delegimin e kompetencave në ligjin nr 139 ‘Për Vetëqeverisjen Vendore’ dhe në ligjin nr. 44/2015 ‘Kodi I Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë’.

‘Ky delegim nuk është i mbështetur në ligj. Delegimi ndodh vetëm kur personi është në vizitë jashtë vendit, ose është i sëmurë. Nuk ka kuptim ky delegim dhe nuk është i mbështetur në ligj’, shprehet avokati Edmond Petraj.

Pra, jemi në shkelje administrative nga kryetari i Bashkisë që mund të konsiderohet deri në braktisje detyre. Të bindur për kolapsin naiv që mund të pësojë Bashkinë Korçë, si gjithmonë nisemi me dëshirën e mirë për t’i ndihmuar drejtuesit e saj.

Gazetari Eraldo Harlicaj shkon të ballafaqohet me të. Fatmirësisht, zotin Filo e gjejmë në formë të mirë fizike në lokalin ngjitur me bashkinë duke u marrë me projekte të rëndësishme të qytetit. Pra, arsyet shëndetësore dhe vizita jashtë vendit, përjashtohen menjëherë.

‘Nuk është e vërtetë që ia kam deleguar. Nuk jeni të saktë, dërgoni shkresë zyrtare ta kuptoni. Nuk është etike nga ana juaj të reagoni kështu dhe të më kapni në lokal. I kam deleguar vetëm disa kompetenca nënkryetare Benila Themeli’.

 Largohemi të paqartë me përgjigjen e dhënë dhe veprojmë siç na e kërkoi kryetari, duke kërkuar informacion për delegimin e kompetencave drejt nënkryetares së Bashkisë, Benila Themeli.

Përgjigjja që na kthen vërteton problemet që ne kemi evidentuar, pasi duket se zoti Filo është kujtuar për kalimin e detajuar të kompetencave vetëm me datë 25 shtator, pikërisht ditën që ne patëm përballjen me të parin e institucionit.

‘Kryetari i Bashkisë ka disponuar me urdhrin nr. 980 datë 25 shtator 2023 në bazë të të cilit nënshkrimi i korrespondencës dalëse të institucionit që ka të bëjë me evidenca, shkresa përcjellëse dhe të tjera të kësaj natyre dhe rëndësie si dhe njësimi me origjinalin e akteve apo dokumenteve të tjera zyrtare të institucionit do të kryhet nga zv. Kryetarja Benila Themeli për periudhën nga data 25 shtator 2023 deri më 31 dhjetor 2023’.

Dallimi ndërmjet dy urdhrave është i qartë, madje zoti Filo meriton të fitojë çmimin e tretë Guinness, por shpresojmë të mos shkojë SPAK-u përpara Piranjave.

Marrë nga Syri.net

ilirian dinellari sotiraq filo benila themeli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet