LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Bie tavani i shkollës, nënkryetari i Bashkisë Tropojë: Duhet të shkoj në varreza

Gazetarja e emisionit Stop bisedoi edhe me nënkryetarin e Bashkisë së Tropojës, i cili i kërkoi që t’i linte një kërkesë me shkrim pasi i duhej të shkonte në varreza.

2 Qershor 2022, 21:45 Nga DOSJA
VIDEO- Bie tavani i shkollës, nënkryetari i Bashkisë
Tavani i rrëzuar

TROPOJË- Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Tropojës, në fshatin Fierzë, ku në shkollën e mesme të bashkuar “Matosh Uka” është shembur tavani. Fatmirësisht, asnjë nxënës apo mësues nuk u lëndua pasi ngjarja kishte ndodhur gjatë natës.

Nxënësit thonë se godina e shkollës ka edhe shumë probleme të tjera, një ndër to edhe lagështira. Drejtoresha e shkollës, Xhane Rama, na tregoi shkollën dhe na shpjegoi se zgjidhja e momentit, është kalimi i klasave nga kati i parë në katin e tretë, që në fakt është gjithashtu i dëmtuar. Mendohet, që problemi vjen nga tubacionet e banjove.

Gazetarja e emisionit Stop bisedoi edhe me nënkryetarin e Bashkisë së Tropojës, i cili i kërkoi që t’i linte një kërkesë me shkrim pasi i duhej të shkonte në varreza.

N/kryetari: Do të lesh një kërkesë me shkrim të lutem edhe të kthejmë përgjigje!

N/kryetari: Se po më presin te varrezat do shkoj, kemi aktivitet me veteranët. Lëre kërkesën!

Gazetarja: Pra është më e rëndësishme aktiviteti me veteranët, sesa mirëqenia e fëmijëve në atë shkollë?

N/kryetari: Të gjitha janë të rëndësishme. Më e rëndësishme është, që ti të lesh kërkesën me shkrim dhe të kthej përgjigje në kohë rekord!

Gazetarja: Jo nënkryetar nuk është kjo më e rëndësishme. Më e rëndësishme nga ana e Bashkisë Tropojë është, që të më jepet një përgjigje, se çfarë do të ndodhë me atë shkollë atje, sepse janë 178 fëmijë, që shkojnë!

N/kryetari: Ne jemi marrë me atë shkollë, është shemb tavani, kemi bë katin e tretë.

Gazetarja:Kam qenë atje kam parë, muret janë të çarë, ka klasa jashtë funksionit.

N/kryetari: Është bërë funksionale kati i tretë?

Gazetarja: Në qoftë se ju e konsideroni funksional atë?

N/kryetari: Për ne funksionale është, aq është emergjencë. Do bëhet preventivi, kemi bë shkresë Ministrisë për të na çuar fondin, për të riparuar katin, komplet shkollën.

Gazetarja: Katin apo komplet shkollën?

N/kryetari: Katin dhe ndërhyrje të tjera në shkollë, ku ka probleme.

Gazetarja: Ka ndonjë afat, se kur do të ndodhë kjo?

N/kryetari: Do kthejnë përgjigje Ministria, a do na akordojnë fond, a s’do na akordojnë fond. Pastaj do shohim me donator, se s’kemi fonde momentalisht.

Gazetarja: Nga kush po i prisni fondet, nga Ministria ë… ?

N/kryetari: Nga Ministria e Arsimit, Emergjencat Civile.

Gazetarja: Po ndërkohë nuk është menduar një zgjidhje alternative për ata, që ndoshta të shkojnë në një ndërtesë tjetër, derisa kjo të bëhet dhe të gjithë ta bëjmë gjumin e qetë?

N/kryetari: në katin e tretë,- të thashë.

Gazetarja: Po nuk është i sigurt as kati i tretë.

N/kryetari: Pse nuk është i sigurt?

Gazetarja: Tualete nuk ka, tavani është problem, lagështirë ka gjithandej, shkallët janë të rrëshqitshme.

N/kryetari: Lëri të gjithë problematikat në kërkesën me shkrim dhe të kthej përgjigje!

Marrë nga tvklan.al

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait