LIVE UPDATES
Aktualitet

Bujqësia e prekur nga kriza, Ekspertët: Të rriten subvencionet

Ekspertët thonë se ky sektor, me ndikim rreth 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, trashëgon edhe probleme të vjetra, të cilat bëjnë që të ketë produktivitet të ulët.

2 Qershor 2022, 21:33 Nga DOSJA
Bujqësia e prekur nga kriza, Ekspertët: Të rriten subvencionet
Foto Ilustruese

TIRANË- Bujqësia në Shqipëri po kalon ditë të vështira, si pasojë e krizës globale që ka ndikuar në rritjen me dy deri në tre herë të çmimit të imputeve bujqësore. Ekspertët thonë se ky sektor, me ndikim rreth 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, trashëgon edhe probleme të vjetra, të cilat bëjnë që të ketë produktivitet të ulët. Ai, sipas tyre, karakterizohet nga një zhvillim spontan, i paorganizuar dhe me një copëzim të lartë të tokës. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po aplikon disa skema subvencionimi, por fermerët thonë se ato janë të pamjaftueshme.

Bujqësia në Shqipëri mban një peshë të lartë në strukturën e ekonomisë, me 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shkallë punësimi rreth 40% të fuqisë punëtore në vend. Por edhe pse ka këtë peshë, gati sa trefishi i rajonit, sektori bujqësor ka produktivitet të ulët dhe nuk i plotëson nevojat në vend. Në Shqipëri sipas statistikave zyrtare, vetëm 14% e 350 mijë familjeve fermere kanë mbi 2 ha tokë dhe konsiderohen me potencial prodhues. Ekspertët thonë se bujqësia karakterizohet nga një zhvillim spontan, i paorganizuar dhe me një copëzim të lartë të tokës, që përbëjnë sipas tyre pengesa serioze në organizimin e fermave të mëdha produktive. Por problemeve të vjetra në këtë sektor i janë mbivendosur edhe disa të tjera si pasojë e agresionit rus në Ukrainë. Bujqësia po përballet me rritjen e çmimit të naftës, dhe me rritjen dy deri në tre herë të çmimeve të imputeve bujqësore, të cilat importohen plotësisht. Sipas statistikave zyrtare rreth 30% e plehrave kimike importohen nga Rusia. Por fermerët thonë se përtej rritjes së çmimit në tregjet globale, ka abuzime në tregun e brendshëm.

“Ne hamë dy grushte, grushtin global dhe atë të spekulantëve të tregut të brendshëm. Marrim çmimin më standard, 140 mijë lekë të vjetra 1 kv pleh nga 70 që ishte, ndërkohë që blerja është bërë 72 mijë lekë. Ka diçka që nuk shkon këtu”- tha për Zërin e Amerikës Misir Haxhiu administrator i Shoqërisë së Bashkuar Bujqësore “GRAMES”.

Autoriteti i Konkurrencës në mars të ktij viti gjobiti tre kompani të importimit dhe tregtimit të plehrave kimike. Ajo i gjeti ato në shkelje të konkurencës me njëra-tjetrën, pasi kishin fiksuar çmimet e shitjeve. Edhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i tha Zërit të Amerikës, se ka ngritur një grup pune për të verifikuar pretendimet për abuzime dhe politika klienteliste në tregun e plehrave kimike në vend. Por megjithë vështirësitë ndër vite në sektorin bujqësor, Zonja Frida Krifca shprehet se përmirësimet janë të dukshme duke iu referuar ngushtimit të raportit të eksport-importeve, nga 1 me 7 në vitin 2013 në 1 me 3 vitin që shkoi, ndërsa bën një bilanc të eksporteve në 4 mujorin e parë të këtij viti.

“ Janë gati 30 milion euro më shumë eksporte vetëm në 4 muajt e parë të vitit. Kjo na bën optimist, për faktin se fermerët i kanë qëndruar me forcë krizës aktuale të rritjes së çmimeve të imputeve bujqësore. Ne çdo vit po shohim një rritje graduale drejt objektivit që kemi për të patur 1 miliard euro eksporte në vit, deri në vitin 2030”- u shpreh për Zërin e Amerikës Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Për të mbështetur bujqësinë dhe zbutur efektet e krizës, qeveria po aplikon disa skema subvencionimi për fermerët. Vitin që shkoi nga rreth 63 mijë fermerë të formalizuar, aplikuan gjysma dhe përfituan subvencione 25. 618 prej tyre ose rreth 80% e aplikuesve. Zyrtarët thonë se skemat e mbështetjes kanë sjellë rritjen me 25% të formalizimit të fermerëve për vitin 2022 dhe thuajse dyfishimin e aplikimeve për të përfituar nga këto subvencione, krahasuar me vitin e shkuar.

Autoritetet sqarojnë se fondet për bujqësinë rreth 34 milionë euro për vitin 2022, janë 3 herë më të larta se një vit më parë, ndërkohë që dhe fondet e BE prej 112 milionë euro, në mbështetje të bujqësisë përmes programit Ipard janë rritur me 56%. E megjithatë ekspertët mendojnë se skemat e subvencionimit nuk janë të mjaftueshme. Një fermer në zonën e Kavajës që ka nën adminstrim 20 hektarë tokë i tha Zërit të Amerikës se rritja e çmimit të imputeve bujqësore dhe naftës i ka dyfishuar kostot e prodhimit.

“Mua më duhen 10 mijë litra naftë në vit për të kryer punime me makineri bujqësore, shërbimet e duhura për tokën. Nga skema e mbështetjes përfitoj 1 mijë litra, si mund t’i thuash ndihmë kësaj”- u shpreh për Zërin e Amerikës Mersin Lika, fermer.

Edhe Misir Haxhiu, administrator i një shoqërie të bashkuar bujqësore, thotë se subvencionet janë të ulëta. Kjo shoqëri, ka ndërtuar një serë me sipërfaqe 2.5 ha në afërsi të Lushnjës, të mbështetur nga programi Ipard, i BE.

“Morëm karburantin, shumë pak është por mirë se të vijë dhe kaq pak. Jemi në fazën e subvencionimit të fidanit, pak para janë, por i mirëpresim. Politikat e qeverisë në fushën e bujqësisë duhet të jenë më agresive, jo për të na dhënë lemoshë, por për të na krijuar mundësi në subvencionime”- vijoi Misir Haxhiu administrator i Shoqërisë së Bashkuar Bujqësore “GRAMES”

Shqipëria arrin të prodhojë, sipas statistikave zyrtare, mbi 100% të nevojave të vendit me perime dhe fruta, madje dhe të eksportojë. Politikat e qeverisë janë orientuar më së shumti në rritjen e sipërfaqes së serave. Prodhimi i perimeve nga serat sipas statistikave të Instat, është dyfishuar krahasuar me 10 vjet më parë, por ekspertët mendojnë se këto politika duhet të jenë gjithpërfshirëse.

“Investimi në sera është i nevojshëm por pa lënë mënjanë sektorë të tjerë. Nëse flasim për zonat e veriut, Kukësi, Dibra, Tropoja, Malësia e Madhe, ato nuk e kanë aksesin e duhur në subvencionimin e prodhimtarisë së tyre. Edhe në juglindje, pemët frutore, janë një tjetër sektor që duhet të ketë një mbështetje më të madhe, në

subvencionime, pa harruar traditën e madhe të Përmetit, Tepelenës, Sarandës dhe Gjirokastrës në jug të vendit, në mbarështimin e bagëtive”- i tha Zërit të Amerikës Ilir Pilku ekspert në fushën e bujqësisë.

Blegtoria është një sektor, që gjatë viteve të fundit ka shënuar hapa pas. Vetëm 10% e fermave në vend kanë mbi 10 krerë lopë e mbi 100 krerë dele e dhi. Në 5 vitet e fundit sipas të dhënave të INSTAT numri i krerëve të lopëve ka rënë me 20%, dhe ai krerëve të imta dele e dhi me 18 %. Për pasojë dhe prodhimi i qumështit ka rënë me 7 %. Ekspertët thonë se kjo është humbje e madhe për blegtorinë, edhe pse zyrtarët shprehen se sërish rreth 95% të nevojave për qumësht prodhohen në vend. Njohës të fushës së bujqësisë dhe blegtorisë mendojnë, se dhe ndryshimi disa herë në pak kohë i skemës së rimbursimit të TVSH për fermerët, si dhe vendosja e TVSH 10% nga 0 që ishte për imputet bujqësore, ka vënë në vështirësi fermerët. Autoritetet thonë se fondet tani do i shkojnë fermerit në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke argumentuar se skemat u ndryshuan për shkak të abuzimeve. Minushe Stafa, fermere në zonën e Kavajës tregon për Zërin e Amerikës vështirësitë financiare që po has në sigurimin e ushqimit për 28 lopët e fermës së saj,

“Çdo vit kostoja e ushqimit më shkonte 2 milionë e 800 mijë lekë të vjetra deri në 3 milionë. Vetëm një sezon 4 mujor tani më ka shkuar 3 milionë lekë të vjetra. Unë kam dhe shumë nevoja në vazhdim për plehra. Mendo sa do më shkojë kosto, t’i llogarisësh të gjitha te fara, rrënja, silazhi, sa të vijë ushqimi te lopa ka çmim të lartë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Minushe Stafa, fermere në blegtori.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca tha se zgjerimi i fermave blegtorale mbetet një nga sfidat për institucionin që ajo drejton, dhe shtoi se po merr mjaft rëndësi industria përpunuese në blegtori. Sipas ekspertëve, kjo shpjegon dhe dyfishimin e importit të qumështit në 10 vitet e fundit, sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

“Ne kemi nevojë të zgjerojmë përmasën e fermave, 90% e tyre kanë më pak se 10 krerë. Ekonomikisht është e vështirë të kenë produktivitetin e duhur për të sjellë ekonomi të qëndrueshme. Kemi bërë një ndërhyrje, kemi një masë mbështetëse për fermat mbi 10 krerë lopë dhe mbi 100 krere të imëta, i subvencionojmë në mënyrë direkte për krerë, pikërisht për të rritur përmasën e fermave. Të kenë mundësi që edhe imputet edhe ushqimin e kafshëve ta blejnë më lirë, sepse duke u bashkuar kanë mundësinë të vendosin çmime dhe të mund të shesin më shtrenjt tek pikat e përpunimit”- tha Zonja Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Zyrtarët thonë se si pasojë e krizës globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, po i kushtohet vëmendje rritjes së prodhimit të grurit dhe të drithërave në vend, në kushtet kur Shqipëria rreth 70% të importit të grurit e siguron nga Rusia dhe Ukraina. Ata thonë se rreth 85% të nevojave për drithëra sigurohen në vend, por gjatë 10 viteve të fundit prodhimi i tyre është tkurrur me 2.5% bazuar në të dhënat INSTAT, ndërsa gruri shënon rënie me 21 %. Shqipëria sot prodhon rreth 50% të nevojave për grurë dhe sipas zyrtarëve kultivimi i tij është i kushtëzuar nga sipërfaqet e vogla të ngastrave. Por përveç problemeve të mbartura sektori bujqësor pritet të përballet këtë vit me mjaft vështirësi për shkak edhe të krizës globale, efektet e së cilës në ekonomi të dobëta si ajo e Shqipërisë, vijnë edhe më të forta.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero