"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Që prej janarit 2022, brenda një periudhe 5 mujore Xheçuka, rezulton të jetë larguar dy herë nga banesa e tij, duke thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
TIRANË- Hektor alias Tori Xheçuka u ka shpëtuar sërish autoriteteve. I lënë në masën ‘arrest shtëpie’ që nga muaji janar i këtij viti, Xheçuka ka vendosur që të presë biletën dhe të ndërmarrë një udhëtim jashtë vendit. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se ai është larguar në drejtim të Dubait. Efektivët e policisë të komisariatit nr.2 kanë shkuar në banesën ku qëndronte Xhecukka, por nuk e kanë gjetur aty. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e familjarëve të tij në Kamëz, por as atje nuk është gjetur. Që prej janarit 2022, brenda një periudhe 5 mujore Xheçuka, rezulton të jetë larguar dy herë nga banesa e tij, duke thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
Për rastin e largimit të parë, policia mundi ta arrestojë në zonën e spitalit “Nënë Tereza”. Për këtë thyerje të masës së sigurisë, Xheçukës ju vendos nga gjykata e Tiranës, dhe një masë e dytë “arrest në shtëpi” për akuzën e “Largimit nga vendi që i ka caktuar gjykata”. Por, ai e përsëriti të njëjtin gabim. Tashmë largimi i tij nga banesa është refeuar nga policia në prokurori dhe prokurori Shpëtim Garunja, po kryen hetimet.
Hektor alias Tori Xheçuka është dënuar për plagosjen e Enrik Metrës, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e Burrelit. Hektor Xheçuka u arrestua në 5 tetor të 2018-së dhe u akuzua si vrasësi i Emiljano Boçit. Policia e Tiranës tha në atë kohë se kishte prova të pakundërshtueshme për 31-vjeçarin, duke shtuar se Xheçuka dyshohet si një vrasës me pagesë i rrezikshëm, që mund të kishte lidhje edhe me disa vrasje të tjera të ndodhura në Tiranë e në qytete të tjera të Shqipërisë.
Xheçuka u akuzua se kishte ekzekutuar Boçin për llogari të një grupi rival në fushën e trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike me operim në Holandë, aty ku dyshohet të ketë patur aktivitet dhe grupi i Boçit. Por pesë muaj pasi u arrestua, Xheçuka u lirua nga burgu, më 25 prill të vitit 2019. Zyrtarisht u deklarua se nuk ishin gjetur prova bindëse për të akuzuar Xheçukën për vrasjen e Emiljano Boçit. Hetimet për vrasjen e Emiljano Boçit u rikthyen në pikën zero.
Policia PEQIN- Një i moshuar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se 61-vjeçari ka plagosur bashkëfs...
Gratë LIBRAZHD- Gratë në qytetin e Librazhdit kanë dalë të protestojnë pak ditë pasi historia e nuses që u dhu...
Tymi RROGOZHINË- Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në afërsi të Rrogozhinës. Mësohet se zjarri ka p&eu...
Politikani i armatosur TIRANË- Një politikan ka qenë i armatosur teksa merrte pjesë në ceremoninë mortore të ish...
Policia ITALI- Një shqiptar ka sulmuar dhunshëm një klient në një lokal në jug të Trentos për t'i grabitur atij mal...
Becchetti FRANCË- Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg, ka shpallur sot “të papranueshme&rdq...
Policia ELBASAN- Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Elbasan, pasi dyshohet se ka paguar furn...
Pamje nga shiu LIBRAZHD- Qyteti i Librazhdit është pushtuar nga shirat. Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e verës, një shtr&...
DASH Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që p&...
Covid TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...