LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e kenianes/ Mamaja e të ndjerës: Askush nga Shqipëria nuk më ka informuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi

Po ashtu, ajo shtoi se nuk është kontaktuar as nga menaxherët e kazinosë lidhur me vdekjen e të bijës që ndërroi jetë kur u dërgua në Kenia. 

28 Mars 2023, 19:27 Nga k.m.
Vdekja e kenianes/ Mamaja e të ndjerës: Askush nga Shqipëria nuk
Joy dhe Ruth Abongo

TIRANË- “Dua drejtësi për Joy-n,”-kjo është thirrja që përsërit e ëma e të ndjerës Joy Abongo, Ruth. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Pa Gjurmë”, Ruth Abongo tregon se ndonëse kanë kaluar rreth 3 muaj nga momenti kur e bija Joy Aoko ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë për jetën, nuk ka marrë asnjë informacion nga autoritetet shqiptare mbi ecurinë e hetimeve. E vetmja gjë që i është thënë, është se “policia po vepron”, por nuk ka mësuar asgjë tjetër se çfarë po ndodh lidhur me ngjarjen. Po ashtu, ajo shtoi se nuk është kontaktuar as nga menaxherët e kazinosë lidhur me vdekjen e të bijës që ndërroi jetë kur u dërgua në Kenia. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Gazetari: Çkemi Ruth?!
Ruth Abongo: Çkemi?!
Gazetari: Si je?
Ruth Abongo: Jam mirë!
Gazetari: Si është e gjithë familja pas vdekjes së Joy-t? E keni marrë veten?
Ruth Abongo: Po, jemi më mirë!
Gazetari: Më vjen mirë që e dëgjoj. Të telefonova sepse është e rëndësishme për investigimin. Pas vdekjes së Joy-t a ke folur në telefon me shoqet e saj, Joy Brenda ose Emily-n?
Ruth Abongo: Nuk kam folur kurrë me Emily-n, nuk më ka kontaktuar, Joy Brenda më shprehu ngushëllimet, më telefonoi kur Joy vdiq
Gazetari: Pas vdekjes së Joy-t ke marrë telefonata nga Shqipëria, apo jo?
Ruth Abongo: Jo!
Gazetari: Lidhur me investigimet, asnjë telefonatë?
Ruth Abongo: Jo, nuk më kanë telefonuar kurrë!
Gazetari: Po ambsadorët kenianë që erdhën të vizituan në spital?
Ruth Abongo: Nuk kam folur me ta
Gazetari: Çfarë mendon, do vazhdosh të luftosh dhe të vazhdosh betejën për drejtësi për vajzën tënde?
Ruth Abongo: Unë dua drejtësi për Joy-n!
Gazetari: Do që të mësosh kush e bëri këtë?
Ruth Abongo: Po
Gazetari: Në lidhje me çfarë ndodhi, ke mësuar ndonjë gjë të re?
Ruth Abongo: Më kanë thënë që policia po vepron…
Gazetari: A të kanë kontaktuar menaxherët e kazinosë?
Ruth Abongo: Jo!
Gazetari: Ke një mesazh për institucionet, për njerëzit, për këdo që ka informacion për këtë çështje?
Ruth Abongo: Jo, asgjë! Vetëm kam folur me avokatin e Joy-t
Gazetari: Çfarë ju ka thënë
Ruth Abongo: "Kur të jem gati do jua dërgoj"...

Joy Aoko ndërroi jetë në Kenia, ku u transportua në gjendje kome, disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s'ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.

joy abongo ruth abongo

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni