LIVE UPDATES
Aktualitet

VD- Bilanci i 1 jave, policia: Arrestuam 136 persona, 334 në kërkim

Ndërkohë janë kapur në total 54 persona në kërkim, 51 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.  

5 Qershor 2022, 09:53 Nga DOSJA
VD- Bilanci i 1 jave, policia: Arrestuam 136 persona, 334 në kërkim
Policia

TIRANË- Policia ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 493 persona, nga këta: 136 janë arrestuar, 334 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë janë kapur në total 54 persona në kërkim, 51 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.  

Si rezultat i operacioneve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar rreth 30 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi, mijëra bimë narkotike, sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, 3 celularë dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 thika, 2 doreza metalike, 1 kg lëndë eksplozive tritol dhe municion luftarak.

Janë goditur 10 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 50 raste të dhunës në familje.

Nga data 31 maj deri në datën 4 qershor, shërbimet e Policisë Rrugore dhe të strukturave të tjera të Policisë kanë qenë të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Turi i 79-të Çiklistik i Shqipërisë” që u zhvillua në disa qytete, i cili u mbyll pa asnjë problem.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 574 leje drejtimi, nga të cilat: 413 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 115 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 46 për qarkullim në sens të kundërt. 

Janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta: 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.  Gjithashtu janë vendosur 16 633 masa administrative, kryesisht për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Masa të shtuara për përballimin me sukses të fluksit në pikat e kalimit kufitar, në nisje të sezonit turistik. Kontrolle intensive të mjeteve lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

 

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit, në një javë!

Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe luftuar krimin. √ Masa të shtuara për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë në të gjithë vendin, gjatë sezonit turistik veror.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 493 persona, nga këta: 136 janë arrestuar, 334 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim. •Janë kapur në total 54 persona në kërkim, 51 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 20 operacione policore të koduara: "Mbikalimi", "Chiller", "Replace", "Promise", "Komuna", "Zenelaj", "Double 3", "Thirra", "Gryka", "Vazhdimësia", "Shënjestra 2", “Muriqani”, “Perimetri”, "Zimaj", "Tjetërsimi i Lagunës", "Butterfly", "Luzi 2", "Kulla", "Agimi" dhe "Bruz Zalli", nga këta:

• 4 për goditjen e armëmbajtjes pa leje; • 6 në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike; • 3 në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për të kaluar kufirin; • 3 për kapjen e personave në kërkim; • 2 në fushën e mashtrimit; • 1 për goditjen e tregtimit të lëndëve eksplozive; • 1 për goditjen e krimeve mjedisore.

•Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar rreth 30 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi, mijëra bimë narkotike, sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, 3 celularë dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 thika, 2 doreza metalike, 1 kg lëndë eksplozive tritol dhe municion luftarak. •Janë goditur 10 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 50 raste të dhunës në familje. •Janë evidentuar dhe goditur 35 raste të krimeve mjedisore, 5 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 35 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 29 raste. Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

•Nga data 31 maj deri në datën 4 qershor, shërbimet e Policisë Rrugore dhe të strukturave të tjera të Policisë kanë qenë të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Turi i 79-të Çiklistik i Shqipërisë” që u zhvillua në disa qytete, i cili u mbyll pa asnjë problem. •Gjatë kësaj jave janë pezulluar 574 leje drejtimi, nga të cilat: 413 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 115 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 46 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta: 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. •Janë arrestuar 2 shtetas që drejtonin automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. •Janë vendosur 16 633 masa administrative, kryesisht për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Masa të shtuara për përballimin me sukses të fluksit në pikat e kalimit kufitar, në nisje të sezonit turistik. Kontrolle intensive të mjeteve lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme. •Gjatë kësaj jave janë kapur 15 shtetas në kërkim, nga të cilët 13 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 6 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe 7 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. •Gjithashtu, janë goditur 23 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në të gjithë vendin dhe sigurinë rrugore gjatë sezonit turistik veror. Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Sondazh

Poll

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë