"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Tiranë/ Gjendet një i vdekur poshtë urës së Lanës
Ndërsa ende nuk është bërë me dije se kush është viktima, ndërsa nga këqyrja paraprake mësohet se nuk janë konstatuar shenja dhune.
4 Qershor 2022, 20:46Nga DOSJA
Pamje nga ambulanca
TIRANË- Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në rrugën e Elbasanit. Policia e Shtetit ka bërë me dije se viktima, rreth 50 vjeç, është gjetur poshtë urës së Lanës. Ndërsa ende nuk është bërë me dije se kush është viktima, ndërsa nga këqyrja paraprake mësohet se nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga ana tjetër, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.