LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/Ushtronin prostitucion dhe shisnin lëndë narkotike në një apartament të marrë me qera në Durrës, arrestohen dy kolumbonie, shpallet në kërkim organizatori i tyre

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim organizatorin e kësaj veprimtarie, 28-vjeçarin banues në Kolumbi.

13 Tetor 2025, 16:17 Nga E.d
VIDEO/Ushtronin prostitucion dhe shisnin lëndë narkotike në
Foto ilustruse

DURRËS - Policia ka arrestuar dy vajza me origjinë kolumbiane, pasi ushtronin prostitucion në një apartament që kishin marrë me qera në Durrës. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim organizatorin e kësaj veprimtarie, 28-vjeçarin banues në Kolumbi. Dy kolumbianet e arrestuara , të dyja në moshë 24-vjeçare dhe banuese në Kolumbi, kishin marrë me qera një apartament në Durrës, në të cilin ushtronin prostitucion dhe shisnin lëndë narkotike.

Mbi to rëndojnë akuzat për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Ndërsa për organizatorin e kësaj veprimatrie 28-vjeçarin nga Kolumbia, rëndon akuza penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Policia dyshon se kolumbiani 28-vjeçar ka trafikuar vajza nga Kolumbia në Shqipëri, me qëllim shfryrtëzimin e tyre për prostitucion.

Policia ka proceduar penalisht edhe pronarin e apartamentit pasi dyshohet se ka fshehur krimin. Mbi të rëndojnë akuzat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit fizik të banesës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e dy të arrestuarave.

Njoftimi i policisë

"Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.    Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi kolumbian, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.   Arrestohen në flagrancë 2 shtetase kolumbiane që kishin marrë me qira një apartament, në lagjen nr. 18, Durrës, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.    

Procedohen penalisht pronari i apartamentit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, dhe 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”. Sekuestrohen një sasi kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, përgjatë 3 javëve, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 9”. Në kudër të këtij operacioni: u shpall në kërkim shtetasi D. G., 28 vjeç, banues në Kolumbi, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

u arrestuan në flagrancë shtetaset M. A., 24 vjeçe, Y. C., 24 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;  nisi procedimi penal për pronarin e apartamentit, shtetasin V. R., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”; nisi procedimi penal për shtetasit M. S., E. B. dhe A. H., për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi kolumbian ka trafikuar shtetase kolumbiane në Shqipëri, me qëllim shfryrtëzimin e tyre për prostitucion. 2 shtetase kolumbiane (të arrestuarat) kishin përshtatur një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 18, Durrës, për të ushtruar prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: sasia e lëndës narkotike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara.  Vijon puna për kapjen e shtetasit D. G. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

kolumbi prostitucion durrës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet