Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas autoriteteve, ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), në vitin 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
TIRANA- Ditën e sotme pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, drejt Shqipërisë shtetasi Amar Shkëmbi, i njohur edhe me identitetin Dritan Shkëmbi, i arrestuar në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Sipas autoriteteve, ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), në vitin 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Shkëmbi akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë; “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë;
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”; dhe “Vjedhja”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Njoftimi:
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi Amar Shkëmbi alias Dritan Shkembi.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pas mbërritjes së këtij shtetasi do të ketë një njoftim të plotë për median.
Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./ Dosja.al
Foto nga vendngjarja LUSHNJE- Një furgon që transportonte turistë polakë drejt qytetit të Beratit ka dalë nga rruga dhe ka p&...
Foto ilustruese TIRANA- Policia e Shtetit ka nisur sot aksionin për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elek...
Foto ilustruese MIRDITË- Prej një jave, 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës kan&...
Foto ilustruese ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Karabinierët e Romës, pasi në banesën e tij u g...
TIRANË- Shqipëria ka dy televizione të mëdha që ndajnë mes tyre pjesën më të madhe të audiencës dhe t&e...
Foto ilustruese KAKAVIJË- Policia ka proceduar penalisht një 31-vjeçar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ju gj...
Astrit Kalaja TIRANA- Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), pas një mbledhjeje urgjente me 260 gjyqtarë, ka ngritur një...
Foto ilustruese SHKODËR- Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në qarkun...
Kandidatja e krijuar nga AI TIRANA- Një grup ekspertësh të teknologjisë së informacionit kanë sfiduar partitë politike t...
TIRANA- Për 6 mujorin e parë të këtij viti çmimet e shitjes së apartamenteve në Shqipëri janë rritur rreth 8 he...