LIVE UPDATES
Aktualitet

Çudia ndodh në Fier! gjyq për plagosjen me çifte të maçokut “Pipo”, dënohet 77-vjeçari

Një ngjarje akoma dhe më e rëndë që ka tërhequr vëmëndjen e gjithë policisë, paska ndodhur në Fier. Në Fier paska ndodhur gjëma dhe askush nuk e paska ditur. Madje as Artan Hoxha s’ka pasur informacion, që siç e çuan ai qytetin e Fierit se është “Universiteti i Krimit në Shqipëri”.

26 Qershor 2022, 10:20 Nga k.m.
Çudia ndodh në Fier! gjyq për plagosjen me çifte të
Foto ilustruese

FIER- Një gjyq i pazakontë është zhvilluar në ambjentet e gjykatës së Fierit, pasi prokuroria e këtij qyteti ka çuar në bankën e të akuzuarve, duke marrë të pandehur një 77-vjeçar të quajtur Pandeli Stefa. Gazetari Elton Qyno shkruan se: Çdo ditë raportoj, mbi veprimtarinë e gjykatave dhe kryesisht veprimtarinë e botës kriminale, për “Dumanin”, “Xhamanin”, “Tarzanin” e kategorinë e tij, por si kjo ngjarje kriminale dhe si ky proces gjyqësor, nuk kisha hasur dhe s’kam pasur fatin të raportoj.
Pas lajmit që kam publikuar disa kohë më parë se policia kriminale e Elbasanit, kishte zbuluar se Qeni i Qaniut në Belsh, kishte mbytur Qelbësin dhe në ndjekje penale për vrasjen e kafshës së egër, ishte vënë Qaniu. Në fakt inspektori OPGJ, që ndoqi hetimet për rastin e Qenit të Qaniut, u ngrit në detyrë dhe nga inspektor në komisariatin e Cërrikut, u emërua shef krimesh në Komisariatin e Librazhdit.

Por tanimë një ngjarje akoma dhe më e rëndë që ka tërhequr vëmëndjen e gjithë policisë, paska ndodhur në Fier. Në Fier paska ndodhur gjëma dhe askush nuk e paska ditur. Madje as Artan Hoxha s’ka pasur informacion, që siç e çuan ai qytetin e Fierit se është “Universiteti i Krimit në Shqipëri”. Ja pra që në 30 korrik 2020, Salla Operative në Policinë e Fierit, ka marrë njoftimin se në lagjen “Sheq i Vogël”, paska krisur arma dhe si pasojë, kishte dhe dëmtime në qënie të gjalla.

Llazi Kuqi, telefononte policinë se në banesën e tij, komshiu Pandeli Stefa, i ka qëlluar me armë gjahu macen e tij dhe më konkretisht maçokun “Pipo”. Situata nuk u neglizhua fare. Por forcat e vëzhgim-hetimit të policisë Fier, lanë përgjysëm punën për ndjekjen e disa grupeve kriminale dhe hynë direkt në veprim. Oficerë të policisë kriminale, shkuan në vendgjarje dhe kqyrën vendin e krimit, duke dokumentuar çdo provë në procesverbal dhe njëherësh shoqëruar me tabelë fotografike.

“...përpara hyrjes së banesës, dallohen njolla me ngjyra të kuqe si ato të gjakut në formë vazhde...”-thuhet në procesverbal.

Madje në veprime e sipër, në dobi të këtij hetimi policia ka bërë dhe bllokimin e armës së gjahut, që e posedonte i pandehuri Pandeli Stefa, e cila ishte një armë gjahu pushkë teke, e markës ruse, e llojit Bajkal, kalibër 12mm. Ndërsa maçoku “Pipo”, i cili dergjej i plagosur në oborrin e shtëpisë, është transportuar me shumë urgjencë në një spital veterinar, duke marrë ndihmën e parë mjekësore.

Por për shkak të plagëve të mara dhe dëmtimit të rëndë të një prej këmbëve të pasme dhe bishtit që s’mund të rikuperohej, “Pipo” është transportuar jashtë shtetit për një mjekim më të specializuar. Mirëpo duke qenë se maçoku kishte pësuar dëmtime të mëdha dhe pronarit të tij, Llazi Kuqi, i kishin kërkuar 300 euro për vendosje proteze në këmbën e prapme, pasi ajo nuk riparohej, ndaj ai ia kishte lënë macen spitalit. Më pas, spitali, ia kishte dhënë një shoqate për kafshë në Itali dhe se maçoku “Pipo” aktualisht ndodhet në Itali, nën kujdesin e shoqatës së kafshëve.

Ngjarja kishte ndodhur dhe tashmë nuk mund të mbyllej më, as mes komshinjve dhe as me shtetin. Kjo pasi në lojë ka hyrë prokuroria e Fierit, ku një nga prokurorët ka regjistruar procedim penal për veprën penale të “Keqtrajtimit të kafshës”. Në gjyq kjo çështje mori përmasa akoma dhe më të mëdha. Pasi autori i krimit i pandehuri 77-vjeçar Pandeli Stefa, u pendua dhe filloi të flasë dhe të tregojë rrethanat e krimit. Stefa i tha gjyqtares Erlanda Agaj se maçoku “Pipo” deri në datën 16 Gusht, rezultonte se hynte dhe dilte në oborrin e shtëpisë së tij dhe ishte shëndoshë e mirë, dhe nuk kishte asnjë dëmtim.

Madje për këtë 77-vjeçari ka paraqitur dhe fotografi të Macokut në oborrin e tij.

Sipas tij, komshiu nuk kishte të dokumentuar asnjë faturë tatimore, apo dokument të regjistruar për hospitalizimin e maces dhe nuk ka asnjë provë, sesi është kaluar macja nga Shqipëria në Itali dhe nuk u tregua asnjë adresë e maces. Ilir Kuqi, pronari i maçokut, është thirur në gjykatë, për të dëshmuar rreth asaj që kishte ndodhur. Kuqi ka treguar se, ka pasur kafshë shtëpiake, një maçok, i cili quhej “Pipo”, të cilin e kanë marrë kotele tek një kushëriri i tyre, e kanë birësuar dhe ishte një vjeç e pak, dilte me orar e shoqëronte vetë ai.

Në fund të korrikut të vitit 2020, rreth orës 08:00, maçoku i është plagosur rëndë, kur ka dëgjuar një krismë arme, ka qenë në gjumë, kur i ka thirrur nëna e tij “…Ilir, kanë vrarë maçokun…”. Maçoku erdhi zvarrë zvarrë, iku përsëri, përmes gjurmëve të gjakut e ka kërkuar, pastaj ka dal dhe nga ora 2-3 e ka marr i ati në telefon, e i ka treguar se ka ardhur maçoku në shtëpi, ka shkuar në shtëpi, e ka marrë, ka parë që maçku kishte shenja arme zjarri, këmbën e thyer e të shqyer, dhe e ka çuar në spitali.

Dëshmitari tregoi se maçokun e qëlloi fqinji i tyre përballë, Pandeli Stefa, me të cilin kanë pasur konflikte banale, por nuk ka pasur ndonjëherë ankesë nga ai se maçoku i ka dëmtuar shpendët. Nisur nga kjo situatë në fund të gjykimit prokurori i çështjes, Çlirim Sino, kërkoi para gjykatës deklarimin fajtor dhe dënimin me 1 milion lekë gjobë të 77-vjeçarit Pandeli Stefa.

Ndërsa nga ana e mbrojtjes u kërkua deklarimi i tij i pafajshëm dhe kthimin e armës çifte tek i zoti. Pasi dëgjoi të dyja palët në proces, gjyqtarja e Fierit, Erlanda Agaj, vendosi të deklarojë fajtor dhe dënojë 77-vjeçarin Pandeli Stefa, duke e detyruar këtë të fundit që me shpenzimet e veta financiare, të bëjë publikimin e vendimit në media, pasi sipas gjykatës njohja e këtij vendimi, ka interes për shtetasit dhe mbrojtjen e kafshëve.

macja ne fier fier

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës