Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Skadimi i afatit të paraburgimit, ka bërë që gjykatësit t’i hapin qelinë Durakut e ta lënë të lirë.
TIRANË- Burim Duraku është i akuzuari për vrasje që ka dalë nga qelia vetëm tre vite pasi u arrestua. I riu me rrezikshmëri të lartë shoqërore u pranog me bujë nga forcat “Renea” në vitin 2019, në kuadër të operacionint “Morina” që u zhvillua në Kukës. Por, skadimi i afatit të paraburgimit, ka bërë që gjykatësit t’i hapin qelinë Durakut e ta lënë të lirë.
Për çfarë akuzohet Burim Duraku?
Burim Duraku u arrestua më datë 20.12.2019 pasi kërkohej nga drejtësia greke që e akuzonte për vrasjen e Artemis Vasilopou, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2010. Sipas autoriteteve greke në vendin e quajtur Argostoli të Kefalinias të Greqisë, Burim Duraku, në bashkëpunim me personin me inicialet Sh. D., të maskuar, janë futur në banesën private të shtetases greke Artemis Vasilopou. Pasi kanë tentuar pa sukses të hapnin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit, e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda. Aty kanë gjetur Artemis Vasilopoun, të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit ngjitës. Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete, e kanë mbështjellë me shiritin ngjitës duke i zënë frymën. Në fund i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë e asfiksisë, e reja ka gjetur vdekjen. Duraku e personi tjetër kanë vjedhur një shumë të hollash dhe disa sende të çmuara e janë larguar që aty duke e lënë të renë të vdekur. Autoritetet greke shpallën në kërkim shqiptarin dhe kërkuan ndihmën e autoriteteve tona. Pas nëntë vitesh, në 2019, Duraku u prangos në Kukës.
Por, kërkesa e avokatit të Durakut, Sokol Tahiraj është pranuar nga Gjykata e Kuësit që ka vendosur të shuajë masën e sigurimit ‘arrest me burg’, pasi është tejkaluar afati maksimal hetimor e përcaktuar në bazë të nenit 261 / 1c / të Kodit të Procedurës Penale.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka pranuar kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit për arsye humbje e fuqisë së paraburgimit për tejkalim të afateve maksimale hetimore nga koha e përcaktuar në bazë të nenit 261 / 1c / të Kodit të Procedurës Penale,”- thuhet në vendim.
Karabinieret ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik droge. Mediat italiane ...
Venezia, vendi ku u përleshën shqiptarët ITALI- Tre shqiptarë, të përfshirë në trafikun e drogës janë p&e...
Gazmor Maxhari POGRADEC- Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit, 22-vjeçarit që u arrestua sot për plagosjen e Johan Muçlarrit ka...
Aksident në Kukës KUKËS- Një grua dhe dy fëmijët e saj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti ...
Spitali i Vlorës VLORË- Pesë turistë kanë përfunduar në spitalin e Vlorës pasi kanë shfaqur shenja helmimi. M&...
Operacioni i Europol TIRANË- Një operacion i përbashkët i entiteteve evropiane të zbatimit të ligjit i ka dhënë nj&...
Japoni JAPONI- Një USB me të dhëna personale të mbi 465 mijë personave, përfshirë numrat e llogarive bankare ka humbur n...
Limos Dizdari TIRANË- Kompozitori i njohur Limos Dizdari triumfoi dhe njëherë mbi vdekjen, teksa kaloi një gjendje të vështir...
Erald Totilla TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Erald Totilla, 40-vjeçari që ndërroi jetë në ...
Adriana Dizdari dhe Nisida Tufa TIRANË- Në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka ardhur dhe rrëfimi i znj. Adriana Dizdari...