11 Korrik 2022, 13:06
Nga DOSJA
Arjan Ndoja
TIRANË- Prokurori Arjan Ndoja e ka ankimuar në Kolegjin e Posacëm të Apelimit (KPA) vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e tij. Sipas mbrojtjes, vendimi i KPK nuk qëndron ligjërisht në asnjë nga pikat.
“Komisioni nuk mund të arrijë në përfundimin se subjekti i rivlerësimit është i paaftë profesionalisht, por bazuar në të gjitha faktet dhe rrethanat arsyetuar hollësisht në këtë vendim, Komisioni vlerësoi se subjekti ka cenuar etikën e prokurorit, duke cenuar besimin e publikut te figura e tij si pjesë e sistemit të drejtësisë,”- ishte motivacioni përmbyllës i KPK.
Një motivacion që, sipas ankimuesit, nuk është kompetencë e KPK. Nëse një prokuror shkel etikën, duhet të fillojë një hetim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe nëse ILD e sugjeron masën kundër, vendimin e merr KLP. Përvec faktit që, edhe nëse qëndron, shkelja e etikës është parashkruar.
I gjithë raporti shoqërues me të cilin trupa e KPK justifikoi vendimin, do të kundërshtohet nga Ndoja, megjithëse gjatë procesit të parë, disa nga akuzat ranë. U tha se në momentin e atentatit kishte dosje të vjedhura të Prokurorisë në makinë, pastaj kjo akuzë u rrëzua nga vetë trupa e KPK.
U tha se është shoqëruar me persona që janë pjesë e krimit të organizuar, A. L. dhe M. V., por akuzat ranë pasi të dy personat nuk kanë asnjë procedim penal.
“Në lidhje me të dhënat për kontaktet me persona të tjerë me precedentë penalë, nuk është vërtetuar që ata të jenë përfshirë në krimin e organizuar dhe për rrjedhojë trupa e KPK shprehet se nuk mund të vlerësojë nëse Ndoja mund të vihet nën presion nga struktura kriminale”, thuhet nëkonkluzione, por pavarësisht këtyre: Komisioni arrin në përfundimin se Ndoja ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë, pasi nuk ka bërë asnjë përpjekje dhe nuk ka paraqitur asnjë provë për të kundërshtuar informacionet se për shtetasin A.L. ka të dhëna se ka qenë i përfshirë në krimin e organizuar jashtë Shqipërisë.
KPK nuk e shpjegon se si mund ta bënte Ndoja një sqarim të tillë, që gjithsesi është i paparashikuar në ligj. Për këtë arsye, mbrojtja thekson konkluzionin e KPK, që “prokurori nuk mund të vihet nën presion nga strukturat kriminale”. Ky konkluzion, tregon se testin profesional, ankimuesi e ka kaluar.
Një tjetër pikë e fortë për ankimimin, konsiderohet vlerësimi i DSIK. Si fillim Drejtoria pranë Kryeministrisë, i sugjeroi KPK se Arjan Ndoja është i përshtatshëm për të mbajtur detyrën e prokurorit. Ajo që ndodhi më pas ishte e paprecedentë. KPK i çon informacion DSIK dhe i kërkon edhe një herë të japë mendim. Këtë herë mendimi ishte negativ.
Kjo procedurë, jo vetëm paragjykoi procesin, por edhe ktheu përmbys raportin mes institucioneve. DSIK është institucioni që gjeneron informacion, KPK është institucion që merr informacion nga strukturat. Nuk ka asnjë mundësi që KPK të informojë DSIK, aq më pak për një cështje ku DSIK është i vetmi institucion kompetent. Procesi i vettingut në shkallën e parë, për këto arsye, është quajtur i paragjykuar nga prokurori, që ka vendosur të kërkojë drejtësi në KPA.
arjan ndoja kpa
Aktualitet
11 Korrik 2022, 13:07
A.B
Policia
TIRANË- Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga k...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 12:54
A.B
Policia
TIRANË- Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet. Sipas forcave blu, personi me inicialet I.K ka dhun...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 13:00
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për të caktuar masë...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 12:59
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Stina e pushimeve ka nisur zyrarisht. Gjatë fundjavës kanë hyrë në vendin tonë 9,147 pasagjer. N...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 12:44
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit të 3 turist...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 12:20
k.m.
Emiljano Shullazi
TIRANË- Emiljano Shullazi i është nënshtruar një operacioni pak ditë me parë në Spitalin e Burgje...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 12:16
k.m.
Foto ilustruese
Muzika e lartë vazhdon të jetë një shqetësim i përditshëm i kryeqytetasve, që kryesojnë numrin...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 10:36
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi të lejë në burg Julian Subashin dhe Petrit Kodrën, të akuzuar për...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 12:03
A.B
Policia
PUKË- Një27-vjeçar është arrestuar në Pukë pasi dyshohet se ka dhunuar dhe grabitur një të moshuar n...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 11:51
A.B
Dhoma e Avokatise
TIRANË- Komiteti i Disiplinës i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë do të mblidhet dit&eu...