LIVE UPDATES
Aktualitet

“Hajde se na duhen lekë!”/ Zbardhet DOSJA: Si u vodh nafta në ekskavatorin për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës

Thuajse të gjitha mjetet motorike janë të pajisura me një GPS në serbrator, të cilat masin sasinë e naftës në kohë reale. Kur filluan punën, ai ka konstatuar se GPS i eskavatorit të lartpërmendur tregonte një sasi prej 82 litrash në serbrator, në një kohë që kur ka mbyllur punën dhe është parkuar, ka pasur në serbrator një sasi prej 254 litrash.

11 Korrik 2022, 10:36 Nga k.m.
“Hajde se na duhen lekë!”/ Zbardhet DOSJA: Si u vodh nafta
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi të lejë në burg Julian Subashin dhe Petrit Kodrën, të akuzuar për vjedhje nafte në një ekskavator të parkuar që shërbente për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës. Bazuar në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, më datë 08.07.2022, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Vorë, shtetasi Albert Vladi, përgjegjës i një kantieri pranë një kompanie private, e cila është nënkontraktore për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës.

Vladi ka kallëzuar se për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore, janë të angazhuara një numër i madh mjetesh motorike, të shpërndara në të gjithë gjatësinë e linjës. Për këtë arsye në disa raste, pas mbarimit të punës, një pjesë e këtyre mjeteve për shkak të madhësisë së tyre dhe kostove të larta për t’i lëvizur dhe mbajtur të parkuara në kantier, parkohen pranë vendit të punës. Në orët e para të mëngjesit, në një mjet motorik eskavator “Volvo 380′, që ka qenë i parkuar në fshatin Sakosë të Bashkisë Vorë, në një rrugë lidhëse të autostradës Tiranë-Durrës është vjedhur një sasi prej 172 litra nafte.

Thuajse të gjitha mjetet motorike janë të pajisura me një GPS në serbrator, të cilat masin sasinë e naftës në kohë reale. Kur filluan punën, ai ka konstatuar se GPS i eskavatorit të lartpërmendur tregonte një sasi prej 82 litrash në serbrator, në një kohë që kur ka mbyllur punën dhe është parkuar, ka pasur në serbrator një sasi prej 254 litrash.

Pra, kishte një mungesë prej 172 litra naftë. Vladi ka hapur GPS dhe ka konstatuar se në orën 03:19 minuta të mëngjesit ka nisur rënia e nivelit të naftës në serbrator. Kjo gjë ka zgjatur për rreth 30 minuta deri në orën 03:49, ku ka mbetur në sasinë 82 litra. Pra vjedhja e naftës ka ndodhur nga ora 03:19 deri në orën 03:49.

Gjithashtu konstatoi se tapa e serbatorit ishte e prishur, dëmtuar, dhe në tokë shikohej mbetje nafte. Ekskavatori ka qenë i parkuar në një rrugë lidhëse të autostradës me hekurudhën. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se autor i ngjarjes është shtetasi Julian Subashi, i cili më pas këtë sasi nafte, ia ka shitur shtetasit Petrit Kodra, i cili ka qenë në dijeni se kjo naftë është e vjedhur.

Julian Subashi është pyetur dhe ka deklaruar se punon si lavazhier tek lavazhi i shtetasit B. D. në Maminas. Në darkë ai ka qenë në shtëpi deri nga ora 22:30 dhe më pas ka dalë dhe ka shkuar tek kafja në autostradë, të cilën e ka rreth 7-8 minuta larg me biçikletë. Aty ka takuar shtetasin qe punon aty J. K. që është punëtor në karburantin privat aty pranë, kamerierin G. K. dhe Petrit Kodra që është shitës nafte në karburant.

Ka ndenjur me këta shtetas pasi i njeh meqë janë nga Sakosa ku Petriti me J. K. janë vëllezër. Sipas dëshmisë së tij, ai ka pirë konjak deri nga ora 02:30 e mëngjesit. Gjatë kësaj kohe, në një moment ai me Petritin janë larguar dhe kanë shkuar tek një rrugicë qe lidh fshatin Sakosë me autostradën. Aty panë një eskavator të parkuar dhe nuk kishte roje. Bashkë me Petritin, vendosën të merrnin naftën e ekskavatorit dhe shkuan të gjenin dy bidona 10 litërsh dhe pasi i gjeten tek disa mbeturina, shkuan sërish tek ekskavatori, hapën kapakun e serbratorit dhe morën 20 litra nafte, nëpërmjet një zorre që futën në serbrator. Këtë naftë e mori Petriti për makinën e tij pasi Juliani nuk ka makinë.

Pas kësaj, Juliani ka shkuar tek karburanti sërish dhe pasi lau duart, mori biçikletën dhe iku për në shtëpi. Ai pretendon se këtë veprim e ka bërë në gjendje të dehur.

Është pyetur shtetasi Petrit Kodra që ka deklaruar se punon tek një karburant në Sakosë. Mbrëmjen e datës 07.07.2022, ka qenë në shtëpi deri nga ora 21.00 dhe më pas ka shkuar tek karburanti ku punon, për të pirë kafe.

Kjo pasi shkon shpesh aty dhe dje ka qenë në pune vëllai Juliani. Kur shkoi aty, ndenji me vëllanë, djalin e xhaxhait G. K. që edhe ai ishte në pune aty si dhe shtetasin Julian Subashi, të cilin e ka gjetur aty. Ka pirë vetëm kafe dhe nga ora 23.00, shtetasi Julian Subashi, i cili po pinte konjak, i tha se po shikonte një fadromë që është e parkuar në cep të karburantit dhe do i hiqte naftën.

Petriti thotë se i ka thënë ta lejë këtë punë se do i çonte në burg se punonin aty, por Subashi i ka thënë se do shkonte ta hapte dhe ta provonte t’i hiqte naftën, pasi ia kishte hapur kapakun e serbratorit që më parë. Pas këtij komunikimi, Kodra ka marrë makinën dhe ka shkuar në shtëpi rreth orës 12 të natës dhe është shtrirë për gjumë.

Nga ora 04.00, e ka marrë në telefon Julian Subashi dhe i tha të shkonte se kishte bërë gati pesë bidona me naftë. Petritit i shkoi mendja qe kishte marrë naftën e serbratorit dhe e pyeti se si ia hoqi naftën dhe ai i tha “hajde se me duhen lekë”. Petriti ka dalë nga shtëpia, ka marrë makinën tip Mercedes-Benz të punës me targa AB 107 EP dhe ka shkuar dhe është takuar me Subashin. Subashi kishte mbushur pesë bidona 30 litërsh dhe këtë naftë e mori Petriti dhe më pas iku në shtëpi ndërsa Subashi është kthyer tek karburanti tek kafja.

Ai pohon se ka blerë 150 litra naftë për një çmim prej 30.000 leke në total, të cilën e ka shitur tek njerëz të ndryshëm. Ai pranon se e dinte që Subashi e kishte vjedhur këtë naftë. Nga policia është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Petrit Kodra dhe në tokën në afërsi të banesës, u gjeten disa bidonë plastike që vinin aromë nafte brenda, por të boshatisur./ Marrë nga Top Channel

julian subashi petrit kodra gjykata e tiranës

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht