31 Korrik 2023, 07:51
Nga m.s
foto ilustruese
BERAT- Lidhur me plagosjen e 27-vjeçarit Xhuljano Goga një ditë më parë në Berat, bëhet me dije se policia ka konfiskuar kamerat e sigurisë së bizneseve e banesave përgjatë rrugës, për të identifikuar autorin e ngjarjes. Bëhet me dije se Xhuljano Goga ka mbërritur vetë në spital, ku më pas i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, por gjendja e tij paraqitet kritike. Ai ka refuzuar që të japë dëshmi sesi është plagosur, por mësohet se është qëlluar me armë sapo ka dalë nga banesa e tij.
Berat/Informacion paraprak
Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G., 27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë.
27 vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Xhuljano Goga banues në lagjen "Uznovë" në Berat, ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar se kush e ka plagosur. Sipas mjekëve të repartit të kirurgjisë, plumbi e ka kapur në kofshë ku dyshohet se i ka prekur venën kryesore. Dyshohet se i riu është qëlluar me armë silenciator, pasi sipas banorëve, nuk janë dëgjuar të shtëna.
xhuljano goga berat plagosje
Aktualitet
31 Korrik 2023, 07:18
m.s
Melisa Figuri
Në Shqipëri jo të gjitha qytetet kanë shkolla muzike, dhe fëmijët e talentuar ndjekin klasa të veça...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 07:03
m.s
foto ilustruese
TIRANE- Të rinjtë, sidomos ata në moshë pune, e kanë të vështirë orientimin në tregun e brend...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 06:56
m.s
foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe ditë “tipike” vere, m...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 22:42
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Alfred Nikolla, 46-vjeç është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për dhunën e shkaktuar...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 22:34
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Dy vatra zjarri janë izoluar në fushën e Maliqit, por "lufta" ndaj flakëve do të vazhdojë ...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 22:18
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Një 73-vjeçar ka humbur jetë sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit. Nga t&...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 22:13
k.m.
Foto ilustruese
BERAT- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje të reja janë mësuar pas plagosjes së të riut në Ber...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 21:39
k.m.
Foto ilustruese
QAFË THANË- Radhë të gjata janë regjistruar sot në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 21:24
k.m.
Foto ilustruese
Jo vetëm Gjermania, por edhe Austria dhe Britania po “peshkojnë” punëtorët shqiptarë.
Prej vitesh Gje...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 20:49
k.m.
Foto ilustruese
Shqipëria dhe Anglia po përgatiten për firmosjen në Shtator të marrëveshjes së dakordësuar mes dy q...