LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëri, fëmijët e talentuar në ndjekje të pasionit për muzikën

Shqipëria dallohet për numrin e madh të talenteve në fushën e artit si në muzikë, artet figurative apo balet. Mjaft prej tyre vazhdojnë të spikasin në skenat botërore. Vitet e fundit, në shumë qytete funksionojnë shkollat apo klasat e artit, si në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Fier, Gjirokastër etj. Në këto shkolla përgatiten qindra të rinj për të vazhduar rrugën e artit.

31 Korrik 2023, 07:18 Nga m.s
Shqipëri, fëmijët e talentuar në ndjekje të pasionit
Melisa Figuri

Në Shqipëri jo të gjitha qytetet kanë shkolla muzike, dhe fëmijët e talentuar ndjekin klasa të veçanta ku që në moshë të vogël ushtrohen për të ndjekur rrugën e artit, në muzikë, artet figurative, apo balet. Melisa Figuri, nga qyteti i Lezhës, është një prej tyre. Ajo e ka nisur rrugën e artit që në moshën 5-vjeçare duke zgjedhur violinën dhe me pasionin për muzikën klasike. Specialistët thonë se ekspozimi ndaj muzikës që në moshat e hershme, zhvillon tek fëmijët aftësi përtej asaj artistike.

Është Melisa Figuri, nxënëse e klasave të muzikës në shkollën “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës. Rruga e saj drejt muzikës ka nisur që heret, në moshën 5-vjeçare. Për gati 8 vite violina është pjesë e pandarë e ditëve të saj dhe tani, kur është në klasën e 6-të, Melisa thotë se adhuron muzikën klasike.

“Ishte pak e vështirë, sepse muzikën klasike nuk ishte se e kisha dëgjuar shumë. Por tashti që e kam kuptuar, muzika është një mjet me të cilin ne mund të shprehim ndjenjat tona. Dhe, mua më pëlqen shumë kur marr violinën në dorë dhe vazhdoj e shpreh ndjenjat e mia sikur ta kem një mik të ngushtë”.

Koncertet tashmë janë pjesë e jetës artistike të Melisës. Koncerti i saj i fundit me muzikë klasike u mbajt pak ditë më parë si pjesë e kalendarit të aktiviteteve kulturore të Lezhës për sezonin veror. Në këtë koncert Melisa ishte me bashkëmoshatarët e saj, Sonila Bushin në piano dhe Fabio Markolaj edhe ai në violinë.

“Kam bërë shumë koncerte me kompozitorë të ndryshëm. Mua më kanë pëlqyer të gjithë. Nuk mund të veçoj ndonjë, sepse të gjithë janë shumë të bukur, si Moxarti, Shostakovich, Vivaldi, etj. Janë shumë kompozitorë të mirë dhe mua më pëlqejnë shumë pjesët e tyre”.

Mësuesja e Melisës, Alesia Sadiku, thotë se autorët klasikë janë të vështirë në interpretim, por Melisa është bashkëpunuese dhe me dëshirën për të zgjeruar repertorin e saj në violinë.

Shqipëria dallohet për numrin e madh të talenteve në fushën e artit si në muzikë, artet figurative apo balet. Mjaft prej tyre vazhdojnë të spikasin në skenat botërore. Vitet e fundit, në shumë qytete funksionojnë shkollat apo klasat e artit, si në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Fier, Gjirokastër etj. Në këto shkolla përgatiten qindra të rinj për të vazhduar rrugën e artit. Mësuesja e muzikës, Alesia Sadiku, thotë se ka një interesim të gjërë të prindërve për t’i dërguar fëmijët në shkollat e artit.

“Muzika është një rrugë e gjatë, e cila ka vështirësitë e veta si në çdo fushë, por normalisht kjo e ndihmon për të përballuar emocionet. Dhe, ku më mire se në skenë mund t’i përballojnë emocionet? Dhe kjo patjetër i ndihmon edhe për arritjet e tyre personale”.

Si të gjithë moshatarët edhe Melisa e ka një ëndërr, ëndërr që ndoshta bëhet ose jo realitet, por gjithsesi do ta çojë Melisën përpara në jetë. “Do të doja të prekja shumë skena të mëdha botërore dhe të njihesha si një violiniste, e cila filloi qetë dhe vazhdoi fuqishëm”. /VOA

melisa figuri muzike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet