30 Korrik 2023, 22:42
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Alfred Nikolla, 46-vjeç është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për dhunën e shkaktuar sot në Hamllaj, ku ai dhe familjarë të tjerë rrahën anëtarë të fisit Kaçi. Po ashtu, AMP prangosi vëllain e këtij të fundit, Martin Nikolla, i cili punon gardist dhe njihet edhe shofer i kryeparlamentares, Lindita Nikolla. Gjatë konfliktit Martin Nikolla ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit.
Njoftimi i Policisë Durrës
Në vijim të veprimeve që po kryhen në lidhje me konfliktin e ndodhur paraditen e sotme, në Hamallaj, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë. Po në vijim të veprimeve, nga AMP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë (gardist). Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e sotme, në Hamallaj, janë konfliktuar për motive pronësie, duke përdorur mjete të forta, me shtetasit P. K., K. K. dhe S. K. (anëtarë të një familjeje). Gjatë konfliktit shtetasi M. N. ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.
martin nikolla dhunon familjen kaci alfred nikolla
Aktualitet
30 Korrik 2023, 22:34
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Dy vatra zjarri janë izoluar në fushën e Maliqit, por "lufta" ndaj flakëve do të vazhdojë ...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 22:18
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Një 73-vjeçar ka humbur jetë sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit. Nga t&...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 22:13
k.m.
Foto ilustruese
BERAT- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje të reja janë mësuar pas plagosjes së të riut në Ber...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 21:39
k.m.
Foto ilustruese
QAFË THANË- Radhë të gjata janë regjistruar sot në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 21:24
k.m.
Foto ilustruese
Jo vetëm Gjermania, por edhe Austria dhe Britania po “peshkojnë” punëtorët shqiptarë.
Prej vitesh Gje...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 20:49
k.m.
Foto ilustruese
Shqipëria dhe Anglia po përgatiten për firmosjen në Shtator të marrëveshjes së dakordësuar mes dy q...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 20:09
k.m.
Pamje nga dhuna
TIRANË- Arrestohet efektivi i Gardës së Republikës, Martin Nikolla, pjesë e grupit të shoqërimit të...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 19:52
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka thirrur në seancë publike Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Mini...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 19:38
k.m.
Foto ilustruese
BERAT- Një i plagosur me armë zjarri ka shkuar vetë në spitalin e Beratit. I plagosuri është Xhuljano Goga, 4...
Aktualitet
30 Korrik 2023, 19:37
k.m.
Foto ilustruese
Në Shqipëri sezoni turistik është në kulmin e tij dhe prurjet e turistëve sidomos në vijën bregdeta...