LIVE UPDATES
Aktualitet

U largua dje nga detyra, reagon Klevis Qose: Mirënjohje për besimin që më është dhënë dhe suksese drejtorit të ri

Fillimisht ai ka falenderuar të gjithë punonjësit e policisë për përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e treguar në përmbushjen e detyrës, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe sfidave.

2 Prill 2026, 16:44 Nga E.d
U largua dje nga detyra, reagon Klevis Qose: Mirënjohje për
 Klevis Qose

TIRANË- Ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka reaguar pas largimit të tij nga detyra ditën e djeshme. përmes një psotimi në rrjëëtin social Facebook, Qose ka falenderuar një sërë personash dhe institucionesh për besimin e treguar ndaj tij.

Fillimisht ai ka falenderuar të gjithë punonjësit e policisë për përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e treguar në përmbushjen e detyrës, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe sfidave.

Qose falenderoi kryeministrin Rama për besimin dhe vlerësimin, ish-ministrin Ulsi Manja për profesionalizmin, ministrin Besfort Lamallari dhe ministrin aktual të Drejtësisë, Toni Gogu. Gjithashtu ai ka shprehur falenderime ndaj komuniteteve fetare dhe një sërë ambasadorësh. Në fund, ai i ka uruar suksese drejtorit të ri, i cili do të mbaj postin e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve.

Postimi i Klevis Qoses

Me mirënjohje për besimin që më është dhënë për të drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në këtë moment të përfundimit të detyrës sime, dua të ndaj me të gjithë ju një falënderim të sinqertë për gjithçka që kemi arritur së bashku. Së pari, dua të falënderoj dhe t’u përcjell gjithë mirënjohjen time, të gjithë punonjësve të këtij sistemi për përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e treguar në përmbushjen e detyrës, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe sfidave, të cilat në punën tonë kanë qenë më specifike e me ngarkesa jo të vogla.

Me konsideratë të veçantë falënderoj Kryeministrin z. Edi Rama për besimin dhe vlerësimin, ish-ministrin z. Ulsi Manja për profesionalizmin, mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të detyrës, ministrin z. Besfort Lamallari, ministrin aktual të Drejtësisë z. Toni Gogu. Falënderoj Ambasadoren znj. Nancy Vanhorn dhe stafin e saj nga Ambasada Amerikane, Ambasadorin z. Nicholas Abbott dhe stafin nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadorin z. Marco Alberti dhe stafin nga Ambasada Italiane, Ambasadorin z. Reinout Caspar Vos dhe stafin nga Ambasada Holandeze, Ambasadorin z. Tayyar Kağan Atay dhe stafin nga Ambasada Turke ,
znj. Giulia RE, kreu i Zyrës së Këshillit të Europës, dhe z. Michel Tarran, ambasador i OSBE-së, për mbështetjen e vyer dhe kontributin e tyre në forcimin e sistemit penitenciar dhe afrimin e tij me standardet më të mira europiane.

Falënderoj komunitetet fetare , për rolin e tyre të çmuar në mbështetjen shpirtërore dhe sociale të personave të privuar nga liria, si dhe për të gjithë institucionet dhe organizatat me të cilat kemi bashkëpunuar ngushtë gjatë kësaj periudhe, duke kontribuar së bashku në përmirësimin e sistemit penitenciar. Falënderoj prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), si dhe prokurorët dhe gjyqtarët e juridiksionit të përgjithshëm për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj kohe.

Në këtë periudhë, kemi punuar për të ndërtuar një sistem më transparent, më modern dhe më funksional. Hapëm dhe garantuam transparencën e proceseve të gradimit dhe të ecurisë në karrierë për çdo punonjës. Investuam në rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës, përmes vendosjes së sistemeve antidron në burgjet e sigurisë së lartë, sigurimit të automjeteve të blinduara për transportin e personave me rrezikshmëri të lartë, si dhe shtimit të flotës së ambulancave. Ndërmorëm hapa konkretë në përmirësimin e infrastrukturës: rihapëm institucionin e Ali Demit si burg i hapur, ndërtuam burgun e ri në Kukës, restauruam dhe termoizoluam 9 IEVP, si dhe vijohet me restaurimin total të IEVP Fushë-Krujë . Paralelisht, siguruam godinat nga përmbytjet dhe tërmetet dhe mbyllëm objektet e amortizuara të periudhës së komunizmit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes profesionale të stafit. Krijuam qendra trajnimi dhe zhvilluam programe profesionale, hapëm ëorkshope në REC, Fier dhe Korçë, lidhëm marrëveshje me universitete private për bursa falas për punonjësit dhe ofruam kredi të buta për ta. Në drejtim të modernizimit, rinovuam sallën e monitorimit në DPB dhe realizuam digjitalizimin e sistemeve elektronike, duke përfshirë sistemin e repertorëve dhe të radiove . Po ashtu, garantuam sigurimin e shëndetit dhe mbrojtjen nga aksidentet në punë për të gjithë punonjësit e sistemit penitenciar dhe SHKBB. Po ashtu mundësuam kredi të buta për punonjësit e DPB-së.

Si pjesë e përmirësimeve institucionale, përtej marrëveshjeve ekzistuese me komunitetet fetare për ushtrimin e veprimtarisë së tyre në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, tashmë përfaqësuesit e komuniteteve fetare janë bërë pjesë e organikës sonë. Gjithashtu, u përfshi në strukturë edhe një psikolog i dedikuar për stafin , duke garantuar mbështetjen psikologjike dhe mirëqenien e punonjësve të çdo institucioni. Ngritëm një laborator për testimin e shpejtë të çdo personi të paraburgosur apo të dënuar që hyn në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, për sëmundjet infektive dhe ato seksualisht të transmetueshme.

Gjithashtu, hartuam projektin për ndërtimin e një spitali të ri psikiatrik dhe forensik për të dënuarit me vendim gjyqësor , si dhe lidhëm marrëveshje me bashkitë për riintegrimin e tyre pas përfundimit të dënimit. Edhe me gjithë angazhimin e madh të bërë, vlerësimi dhe përcjellja tek publiku do të ishte e pamundur pa punën e gazetarëve , të cilëve u shpreh falënderimin tim. Në përfundim, i uroj suksese drejtorit të ri, Ardiatik Kupi, në përmbushjen e kësaj detyre me përgjegjësi të lartë, në vijimësinë dhe forcimin e mëtejshëm të reformave në sistemin penitenciar. Faleminderit të gjithëve! Jam mirënjohës për gjithkënd që në këtë rrugëtim dyvjeçar ka vënë një gur në këtë institucion të rëndësisë së veçantë./Dosja.al

klevis qose postim falenderime

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet