LIVE UPDATES
Aktualitet

U ekzekutua në Athinë, Irakli Davella bashkëpunoi me mafiozë grekë/ U përmend në dokumentin e dërguar në Kuvendin e Greqisë

Një skedë kriminale e pasur, të cilën do ta kishte zili çdo kontigjent i botës së nëntokës. Ashtu siç në të vërtetë ishte Irakli Davella deri në ditën e ekzekutimit të tij.

15 Prill 2025, 20:08 Nga r.ll
U ekzekutua në Athinë, Irakli Davella bashkëpunoi me mafiozë
foto ilustruese

TIRANË- Emri i tij mund të kishte mbetur i panjohur nëse një ditë nuk do të lakohej në parlamentin grek si një nga eksponentët më të rrezikshëm të mafies shqiptare në Greqi. Mafie e cila kishte mbetur e lidhur ngushtë me atë vendase, por ku vetëm disa ekzekutime në seri të ndodhura në Athinë, nxorrën në pah fuqinë dhe pushtetin e saj të vërtetë.

Ky këtu është Irakli Davella, një shqiptar pothuaj i panjohur dhe i panjollë deri në ditën e ekzekutimit të tij më datë 15 Dhjetor 2024, me një plumb në kokë në zonën e Thrakomakedones në kryeqytetin grek. 47 vjeçari nga Mesapotami i Finiqit që rininë e tij e kishte shkuar në Greqi, por ku emri i tij u bë i famshëm në vitin 2013, si një ndër personazhet e botës së krimit të përfshirë në një organizatë e cila merrej kryesisht me gjobëvënie, pastrim parash dhe vrasje.

Por kush ishte në të vërtetë Irakli Davella dhe si u përfshi ai në botën e krimit? Po personazhi tjetër që mbeti i plagosur? Kush është i mbijetuari i atentatit?

Dhe a ka lidhje kjo ngjarje me një sagë vrasjesh dhe hakmarrjesh të ndodhura në Shqipëri, sic është dhe atentati ndaj Roan Brahimit i njohur për lidhjen e fortë me të fortin e Niklës, Durim Bamin dhe armiqësinë me Ervis Martinaj, mbretin e kumarit të zhdukur pa gjurmë.

Por për t’u rikthyer të Irakli Davella.

Çfarë përmbante dokumenti i paraqitur nga ‘Syriza’ në parlamentin grek, ku krahas emrave të tjerë të mafies shqiptare në Greqi, përfshihej edhe ai i Irakli Davellas. Një personazh që fijet i tij i luante midis Athinës, Korfuzit dhe Sarandës, duke krijuar edhe një perandori pasurish të paluajtshme në këto vende.

Një skedë kriminale e pasur, të cilën do ta kishte zili çdo kontigjent i botës së nëntokës. Ashtu siç në të vërtetë ishte Irakli Davella deri në ditën e ekzekutimit të tij.

Grupi i cilësuar si ‘B’, të cilët pas zbulimit të dokumentit në parlamentin grek, u eleminuan me kalimin e viteve, ashtu sikurse ishte edhe fundi tragjik i vetë personazhit tonë,  i reklamuar në dokumentet zyrtarë, të publikuar më herët edhe nga media greke.

Irakli Davella është një nga kontigjentët më të dalluar të krimit në Greqi. Në vitin 2013, ai ishte një ndër personazhet që u përmend në një dokument zyrtar, që u bë temë debati nga partia ‘Syriza’ në parlament.

Dokument ku bënin pjesë edhe shumë personazhë të tjerë të botës së krimit, të përfshirë në gjobëvënie, vrasje, pastrim parash etj. Të cilët u klasifikuan në grupin ‘B’, konkretisht mafiozët grekë Vasilis Grivas i vrarë në vitin 2017, Jorgos Litsas vrarë në vitin 2018 dhe Manolis Karaggianis vrarë po në këtë vit.

Po ndërsa fundi kishte trokitur për çdo kënd, në mënyrën më të egër të mundshme, duket se këtij fundi nuk do t’i shpëtonte dot as vetë Irakli Davella.

Që siç thamë bashkë me një tjetër shqiptar, të njohur si Evis Shyti, i arrestuar edhe ky për gjobvënie si dhe një rast shpërthimi me eksploziv në muajin mars në zonën e Pireas në Athinë, qëndronte i lakuar me rreth të kuq edhe emri i Irakli Davellës.

Personazhi kontrovers i krimit në Greqi që deri në këtë kohë kishte mundur t’i shpëtonte shumë mirë intrigave të hinterlandit ku bënte pjesë.

Një grup i mirëstrukturuar kriminal, ku bënte pjesë edhe shqiptari Davella, që mbante mbi supe shumë vepra të rënda penale.  Po ku edhe sot është e vështirë për t’i gjetur këmbët Davellës se në cilat prej akuzave për vrasje apo deri grabitje, ishte i përfshirë ai vetë.

Të vërtetë të cilën ai mesa duket e mori me vete në botën e përtejme.

Kjo pasi edhe pse emri i tij u përfol gjatë si një nga elementët më të spikatur të organizatës kriminale ku aderonte, asnjëherë nuk u mor vesh aktiviteti i tij i vërtetë në punët e shoqatës.

Grupi ku përfshihej Irakli Davella rezulton i përfshirë në krijimin e një ‘organizate kriminale’, si dhe në ‘vrasje’, ‘tentativë vrasje dhe mashtrimi’, ‘gjobvënie’, ‘grabitje’, ‘pastrim parash’ etj.  Por ajo që nuk dihet saktësisht është se në cilën nga këto vepra të grupit ka qenë i përfshirë 47-vjeçari shqiptar Irakli Davella i cili mbeti i vrarë në mesin e muajit dhjetor të vitit 2024 në Athinë.

Por siç thamë pavarësisht dosjes së pasur penale, Irakli Davella bënte një jetë pothuaj të pashqetësuar midis Greqisë dhe Shqipërisë, ku kishte ndërtuar edhe biznesin e tij.

Biznes i cili lidhej kryesisht me atë të shërbimeve.

Por që mesa duket këto biznese ishin vetëm amballazhi i aktiviteteve të vërteta me të cilat Irakli Davella merrej në të vërtetë.

Pasi fitimet në këto aktivitete të ligjshme në dukje biznesi nuk e mbulojnë aspak pasurinë e vënë prej tij. Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai ishte pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qira në ishujt grekë.

Më herët në vitin 2006 ai del të ketë regjistruar me anë të një vendimi të Gjykatës së Sarandës, një biznes ‘Bar Kafe-Restorant’, që merrej me tregtimin e artikujve të ndryshëm ushqimor si dhe pije alkoolike me pakicë dhe shumicë’ në Delvinë. Biznes i cili rezulton ende edhe sot aktiv me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.

Davella që po kështu në vitin 2020 rezulton të ketë regjistruar në emrin e tij një biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol, me qëllim kultivimin e agrumeve. Biznes që tashmë është çregjistruar.

Por edhe pse në dukje një biznesmen kontrovers, sa i ligjshëm aq edhe i paligjshëm, ajo që karakterizon personazhin e Davellës, është Cv-ja e tij personale.

Që pavarësisht përfshirjes në krime të rënda, dhe reklamimit që iu bë në parlamentin grek si pjesë e një organizatë kriminale të përfshirë në akte të rënda kriminale, Davella për habi në 10 vitet e fundit të jetës së tij, deri në momentin kur u ekzekutua, del të jetë i pastër penalisht.

Edhe pse ka një mal mbi supe me precedentë kriminalë.  Shpjegim të cilin duket se e jep ndoshta vetë lidhja e tij e fuqishme edhe me pushtetin në Greqi.

Ku thuhet se ai mbante kontakte të forta me njerëz me pozita të sigurta në vendin helen.

Ashtu siç duket të ketë qenë edhe Dosja Korfuzit.

Një dosje e shumë diskutuar në vitin 2011 në Greqi.

Irakli Davella, pavarësisht se ishte një eksponent i rrezikshëm i krimit në Greqi, çuditërisht rezulton me mbi një dekadë i pastër penalisht.

Edhe pse në vitin 2009 ai ishte një ndër të arrestuarit si pjesë e një grupi prej 10 personash.

Shumica e të cilëve ishin kryesisht pjesëtarë të krimit të organizuar grek, të akuzuar për ‘organizatë kriminale’, ‘gjobvënie’ etj.

Ndërkohë që në vitin 2011, ai del të jetë pjesë e një hetimi të nisur për një grup prej 17 personash të akuzuar nga policia e Korfuzit si pjesë e një ‘organizate kriminale’ e cila merrej kryesisht me ‘falsifikim’ dhe ‘lëshim çeqesh të këqija’.

Po çfarë ishte Dosja e Korfuzit ku bënte pjesë edhe Irakli Davella?

Kush ishin zyrtarët e përfshirë vendas dhe si kishte mundur shqiptari Davella, në atë kohë 34 vjeç të penetronte deri në sferat më të larta të politikës lokale dhe qendrore.

Deri edhe në ministra të cilët lidheshin me emrin e tij.

Ku në këtë dosje në qendër të hetimit del se i mbivendosur ishte edhe një shqiptar nga Saranda i dënuar pë trafik narkotikësh. Që më pas rezultoi të kishte lidhje me oficerë të policisë së Korfuzit, Kryetarin e Bashkisë së ishullit dhe vëllanë e një ish-ministre dhe deputetë grekë.

Por për t’iu kthyer edhe njëherë ekzekutimit të Irakli Davellës më 15 Dhjetor 2024, në qendër të Athinës, me interes po kështu është edhe profili i personit të plagosur në këtë ngjarje.

Personazh që më pas u identifikua si Edi Lulo.

Një emër edhe ky shumë i përfolur i krimit, që kishte zgjedhur që kohët e fundit të jetonte në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Streha e krimit për shumë kontigjentë.

Lulo një biznesmen nga Durrësi, por me origjinë nga Puka, që emrin e tij të vërtetë e ka Etmond Hysa.

Që mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku mbeti i vrarë Irakli Davella.

Duke marrë një plumb në bark dhe në kokë.

Një personazh edhe ky jo dhe aq diskret i botës së krimit ku emri i tij lidhet me një grabitje të ndodhur në Athinë në vitin 2009./ "Në Shënjestër", Balkanweb

irakli davella vrasje ne greqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet