2 Gusht 2022, 21:43
Nga k.m.
Foto ilustruese
SARANDË- Policia Kufitare e Portit Sarandë ka ndërmarrë aksion duke bllokuar të gjitha mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatës dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit.
Pas tragjedisë në Potam, ku një 7-vjeçare u vra nga një skaf që Policia kufitare e portit Sarandë të merrte masa duke mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf në brigjet e Sarandës. Me të nisur aksionin, Policia Kufitare e portit Sarandë ka bllokuar tre motoskafe, që lundronin pranë bregut. Më konkretisht u bë i mundur bllokimi i dy jetskive në pronësi të shtetasit R.C., dhe një jetski në pronësi të shtetasit R.H.
Gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Janë bllokuar nga Policia edhe 3 mjete të tjera lundruese, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik. Gjatë 2 muajve të fundit, Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar 29 mjete lundruese, konkretisht 14 skafe dhe 15 “Jet ski”. Ndëshkohen me masë administrative pronarët e 3 mjeteve lundruese “Jet ski”, të bllokuara mbrëmjen e djeshme, të cilët kryen manovra të rrezikshme, duke rezikuar jetën e pushuesve, në plazhin e quajtur “Gjiri i Lapajve”. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqeshin disa shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit, kanë bërë të mundur lokalizimin e 3 mjeteve lundruese “Jet ski”.
Pas lokalizimit të tyre, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkua me masë administrative 10.000 lekë të rinj, shtetasi R. H., 24 vjeç, banues në Sarandë, pronar i një mjeti lundrues dhe me masë administrative 20.000 lekë të rinj, shtetasi R.Ç., 21 vjeç, banues në Sarandë, pronar i dy mjeteve lundruese (10.000 lekë për secilin mjet).
Gjithashtu u bë bllokimi i të 3 mjeteve lundruese “Jet ski” me të cilët u kryen manovra të rrezikshme, në plazh, pasi gjatë kontrollit kanë rezultuar pa dokumentacionin përkatës, në bord.
Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.
sarande
Aktualitet
2 Gusht 2022, 21:13
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Irani ka lëshuar një kërcënim të fortë për sulm me raketa ndaj një grupi opoz...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 21:02
I.A
Foto Ilustruese
LEZHË- Një banesë ka marrë flakë në Pllanë të Lezhës. Mësohet se zjarri ka rën&...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 21:05
k.m.
Zjarri në Poliçan
SKRAPAR- Një zjarr i madh ka rënë sot në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit. Zjarri, q&...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 20:54
k.m.
Pamje nga Kryeministria
TIRANË- Mbrëmjen e sotme, qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kanë ndezur qirin...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 20:42
k.m.
Ilirjana Kuçana
HIMARË- Një fëmijë humbi jetën në plazhin e Potamit në Himarë pasi u përplas nga nj&eum...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 20:33
k.m.
Pamje nga Potami
HIMARË- Një fëmijë humbi jetën sot, pasi u masakrua nga një skaf, drejtuesi i të cilit nuk i zbatonte l...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 20:22
k.m.
Pamje nga Himara
HIMARË- Disa qirinj janë ndezur në breg të detit, pikërisht në vendin ku ndërroi jetë fëmija ...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 19:58
I.A
Pamje nga Himara
HIMARË- Pamjet e mëposhtme janë nga Himara, ku Policia Kufitare ka hequr skafin nga vendngjarja. Në videon e sigu...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 20:00
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Zirkon Disha, një nga aktivistët më të njohur të shoqërisë civile ka kërkuar që n...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 19:31
I.A
Policia
TIRANË- Policia e Shtetit i kushton shumë vëmendje aparencës institucionale në rrjetet sociale. Në njoftimin q&e...