15 Shkurt 2025, 14:09
Nga DOSJA
fotot ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim Emiljan Shullazin, në lidhje me rastin e ndodhur më 23 prill 2023, ku është dhunuar bashkëshorti i gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani. Në njoftimin e SPAK bëhet e ditur se Shullazi ka qenë ai që ka drejtuar sulmin.
Gjithashtu ngjarja u zbulua nga bisedat në SKY dhe ka rezultuar se organizator i dhunimit dhe më pas vendosjes së pistoletës në gojë të burrit të gjyqtares, është Emiljano Shullazi. Po ashtu policia në atë kohë arrestoi një person, por shumë shpejt ai u lirua dhe më pas çështja për akuzën e “Kanosjes ndaj gjyqtarit” dhe rrahjes së bashkëshortit të Dollanit u pezullua nga prokuroria e Tiranës, për mungesë autori.
Çështja u pezullua edhe pse raportimet dhe dyshimet e para krijonin bindjen se gjithçka ishte bërë nga brenda burgut me qëllim që Saida Dollani të jepte dorëheqjen nga procesi penal kundër Shullazit, Gilmando Danit dhe 4 personave të tjerë që po zhvillohej në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Më pas burri i gjyqtares denoncoi se u kërcënua me pistoletë në prill të vitit të kaluar, teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.
Pjesë nga njoftimi i SPAK:
Emiljano Shullazi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal; “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore ” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 243 e 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal; “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a paragrafi 1 i Kodit Penal.
emiljan shullazin
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 14:08
M.B
Ervis Martinaj dhe Leonard Duka
TIRANA-SPAK ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dorëzuar kërkesën për dërgimin në gjy...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 13:37
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 54-vjeçar taksisit është arrestuar nga policia pasi shpërndante kokainë në kryeqytet....
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 13:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për 14 të pandehur, që akuzohen si pjesë e një...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 13:16
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale deklaroi ...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 12:51
M.B
Sammy Miri
GJERMANI- Sammy Miri, bosi i klanit të rrezikshëm "Miri", ka dalë në gjyq në Gjermani ku mbërriti nën ma...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 12:20
E. D
pamje nga vendngjarja
BREZOVICË- Një hotel në Brezovicë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Gj...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 12:04
M.B
Irini Shehu
DIBRA- Drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu u shkarkua dje nga detyra pasi dyshohet se dhunoi shefin e Financës s...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 11:07
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim perosnin e dyshuar, me inicialet R. B., për veprën penale ...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 10:44
E. D
fotot ilustruese
GRAMSH- Një 39 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge &eu...
Aktualitet
15 Shkurt 2025, 10:04
E. D
pamje nga aksidenti
LIBRAZHD- Megi Xhetani është 20-vjeçarja që mbeti viktimë e një aksidenti tragjik të ndodhur pas m...