Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
U dënua me një vit burg për falsifikim dokumentesh me vulë noteri/ Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli
Ne tetor 2024 fituesi i Big Brother Albania, Luis Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali.
8 Maj 2025, 15:28Nga M.L
Luiz Ejlli
TIRANË- Gjykata e Apelit ka shpallur sot të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe personin tjetër të pandehur bashkë me të, në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh.
Ne tetor 2024, Luiz Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejlllit, gjatë kohës që ky i fundit nuk ishte noter, por përdori vulën.