"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
U bënë të parashikueshme! Trafikantët 'braktisin' bananet, METODAT e reja për të sjellë kokainën
Skema e re nuk ka shkuar aq mirë sa pritej pasi është pikasur sërish nga Policia dhe qentë anti-drogë në Shqipëri.
17 Maj 2022, 12:28Nga DOSJA
Foto ilustruese
DURRËS- Rikthehen dërgesat drejt Shqipërisë! Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një anije që vinte nga Kolumbia, janë gjetur minimalisht 60 kilogram kokainë. Por kësaj here, dërgesa është bërë ndryshe, jo më nëpër banana por është gjetur një mundësi për ta fshehur nëpër qymyr në hambarin e anijes.
Megjithatë skema e re nuk ka shkuar aq mirë sa pritej pasi është pikasur sërish nga Policia dhe qentë anti-drogë në Shqipëri. Madje dyshohet se ka sërish kokainë nëpër qymyr, ndaj për pasojë do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit prej 6500 ton që ndodhej me anije. Bananet janë braktisur tani si “mjet” transporti për shkak se duket sikur janë bërë të parashikueshme.
Po këtë muaj, më 6 maj në Zvicër u kapën 500 kg kokainë, që ishin fshehur brenda një ngarkese kafeje që ishte dërguar në një fabrikë Nespresso. Ishin punonjësit e fabrikës ata që gjetën pluhurin e bardhë në thasët me kokrra kafeje, që mendohet se vinte nga Brazili. Mirëpo lajmi që u dha nga mediat më prestigjoze, shkaktoi probleme për kompaninë, deri aty sa Nespresso u detyrua që të dilte në një deklaratë duke siguruar konsumatorët e kapsulat e kafesë në fabrikë nuk ishin kontaminuar nga droga.
Banane, qymyr dhe kafe, tashmë trafikantët nuk zgjedhin më vende specifike por nisin dorgë me çfarë të mundin. Ajo që bie në sy është fakti që fillimisht dërgojnë pak mall, e mesa duket kur gjithçka kalon mirë nisin më shumë. Duke mos kursyer as kompani që marrin mallra për “brand-e” të njohura në të gjithë botën.