17 Maj 2022, 15:09
Nga DOSJA
Foto ilustruese
TIRANË- Një 21-vjeçar i identifikuar me inicialet A.P., është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi dhunoi e më pas vodhi nënën e tij. I riu mori paratë nga e ëma për të blerë kokainë tek fqinji i tij. Në pranga kanë përfunduar si 21-vjeçari dhe fqinji nga i cili i shiti kokainën, F. Sh., 64 vjeç.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe i vodhi asaj një shumë parash, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Në pranga edhe një shtetas tjetër, që i shiste lëndë narkotike 21-vjeçarit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja A. P., 48 vjeçe, se djali i saj, shtetasi A. P., 21 vjeç, e kishte dhunuar dhe i kishte vjedhur një shumë parash, për të blerë lëndë narkotike të fqinji i tyre, shtetasi F. Sh., kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. P. dhe shtetasin F. Sh.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: - A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”; - F. Sh., 64 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
17 Maj 2022, 15:01
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha se 12 çështje për korrupsion zgjedhor kanë shkuar për korru...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:50
TIRANË- Ky është Klajdi Kaja, 28-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në mënyrë tragjikisht në pun&...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:47
Pamje nga aksioni
TIRANË- Erdis Hysko ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit &ldq...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:35
Olsian Cela
TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela deklaroi ditën e sotme gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve nevojën...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:44
Olsian Çela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha në fjalën e tij gjatë raportimit në Komision...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:20
Policia Tirane
TIRANË- Dy persona kanë goditur me mjet prerës një person në Tiranë. Policia informon se dy personat kanë...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:06
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Aksidenti i rëndë tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, nuk dihet për viktima
vijon...
(k.m/dosja.al)...
Aktualitet
17 Maj 2022, 13:44
TIRANË- Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk ka arsye se përse të bashkëpunojë me drejtësinë, kështu deklaroi dit&...
Aktualitet
17 Maj 2022, 13:29
Thoma Gëllçi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë dit...
Aktualitet
17 Maj 2022, 13:22
SHKODËR- 3 persona, babai dhe dy djemtë e tij, janë prangosur në Shkodër sot në kuadër të operacionit “Bratosh&r...