17 Maj 2022, 16:05
Nga DOSJA
Olsian Çela
TIRANË- Në Kuvend është dorëzuar raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021. Në fjalën e tij para deputetëve, kryeprokurori Olsian Çela tha se përgjatë vitit të shkuar ka pasur disa problematika lidhur me prokuroritë në vend. Sipas tij, problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës është pastrimi i parave. Por për luftimin e tij nuk bëhet mjaftueshëm, Çela tha se prokuroritë nuk hetojnë mjaftueshëm. Ndërsa si më problematike për Prokurorinë e Tiranës.
“Ne ligjet i kemi shumë të mira. Problemi jonë është zbatimi. Policia gjyqësore. OPGJ nuk kishte asnjë të dhënë. Grupi i kontrollit ka qëndruar nga 6 muaj deri në një vit për të gjetur dosjen. Kemi bërë maksimumin. Kemi nxitur në çdo mbledhje.”
Ndërsa Olsian Çela tha se ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë presion politik, ndërsa shtoi se sot prokurorët trajtohen më mirë se në të gjitha kohërat, duke i cilësuar si “zotër” të hetimeve dhe të paprekshëm. Por drejtoi gishtin nga krerët e Prokurorive, që sipas tij duhet që të japin më shumë llogari. Për Çelën të gjitha ata që nuk kryejnë siç duhet detyrën duhet që të përballen me pasojat. Më tej, ai tha prokuroria ka nevojë për kohezion në mënyrë që të veprojë si organ i tërë. Çela tha se duhet që të ketë disa instrumente që t’i bëjë këta prokurorë të japin llogari para KLP-së.
Sa i përket përqindjes së kriminalitetit për 100 mijë banorë, më të ulëtin e ka qarku i Dibrës dhe më të lartin e ka qarku i Vlorës. Por së fundmi, rritje të kriminalitetit sipas kryeprokurorit ka pasur në qarkun e Kukësit, me jo pak por 36%.
Krahasuar me vitin 2020, 0,52 % e këtij raporti ka rritje në procedimet për krime dhe rritje në procedimet për kundravajtje penale. Nga këto janë evidentuar rritje prej 19,93% të krimeve të kryera nga punonjësit shtetëror. Gjatë vitit 2021, gjithashtu, është vendosur pezullimi i hetimeve për 8864 procedime për shkak se autori s’njihet apo nuk është zbuluar autori i veprës penale.
(k.m/dosja.al)
Dokumenta bashkëngjitur
Aktualitet
17 Maj 2022, 15:25
Tabela me pagat
TIRANË- Publikimi i pagave të 630 mijë shqiptarëve ka nxitur autoritetet shqiptare të nisin kontrollet mbi pasurin...
Aktualitet
17 Maj 2022, 15:09
Foto ilustruese
TIRANË- Një 21-vjeçar i identifikuar me inicialet A.P., është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi dhunoi e m&eu...
Aktualitet
17 Maj 2022, 15:01
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha se 12 çështje për korrupsion zgjedhor kanë shkuar për korru...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:50
TIRANË- Ky është Klajdi Kaja, 28-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në mënyrë tragjikisht në pun&...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:47
Pamje nga aksioni
TIRANË- Erdis Hysko ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit &ldq...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:35
Olsian Cela
TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela deklaroi ditën e sotme gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve nevojën...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:44
Olsian Çela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha në fjalën e tij gjatë raportimit në Komision...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:20
Policia Tirane
TIRANË- Dy persona kanë goditur me mjet prerës një person në Tiranë. Policia informon se dy personat kanë...
Aktualitet
17 Maj 2022, 14:06
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Aksidenti i rëndë tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, nuk dihet për viktima
vijon...
(k.m/dosja.al)...
Aktualitet
17 Maj 2022, 13:44
TIRANË- Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk ka arsye se përse të bashkëpunojë me drejtësinë, kështu deklaroi dit&...