LIVE UPDATES
Aktualitet

U akuzua për spiunazh, Mikhail Zorin erdhi në Shqipëri si i rekrutuar nga inteligjenca ruse (DETAJET)

Dëshmia e ushtarëve që pikasën lëvizjet e tre të rinjve në uzinë, hedh poshtë pretendimin e tyre që objekti ishte i braktisur

28 Maj 2023, 21:43 Nga m.s
U akuzua për spiunazh, Mikhail Zorin erdhi në Shqipëri si i
Tre spiunet

TIRANË- Mikhail Zorin, i cili u akuzua për spiunazh, ka pranuar që është rekrutuar nga agjencia ruse e inteligjencës FSB, gjatë një proteste qytetare në Moskë ku edhe e shoqëruan.

“Kam hyrë në Shqipëri me biçikletë nga Mali i Zi. Kam ardhur me detyrën për të fotografuar disa vendndodhje, që më pas i nisja me telegram. Kam shkrepur fotografi në Bovillë, Poliçan, Patos dhe Gramsh”, citon Zorinin një burim shumë i sigurt pranë antiterrorit shqiptar. Këto të dhëna për 25-vjeçarin, student kimie në Çeki, janë publikuar në Top Channel.

Kujtojmë këtu se Gjykata e Elbasanit me 25 maj urdhëroi lirimin e tre blogerëve nga burgu, pasi Prokuroria e Elbasanit nuk arriti të vërtetonte me prova akuzat e ngritura ndaj tyre, brenda afateve ligjore të hetimit. Hetimi vazhdon në gjendje të lirë për rusen Timofeeva dhe ukrainasin Alpatov. Ndërsa për rusin Mikhail Zorin, gjykata caktoi masën e "arrestit shtëpiak".

Mikhail Zorin sipas të dhënave të sistemit "TIMS", hyri në Shqipëri nga Muriqani. Për të ishte hera e parë dhe sipas të dhënave, kaloi kufirin në datën 30 korrik 2022, ora 20:04. Mikhail Zorin ishte njohur me Svetlana Timofeevan si bloger dhe të dy ishin anëtarë të rrjeteve studentore.

“Gjithë plani i guidës tonë në Shqipëri ishte përpiluar nga Mikhail, ishte përpiluar me detaje, me kërkime në internet. Ai më shkroi: Jam në Shqipëri, hajde se ke shumë gjëra për të parë”, rrëfeu në Exclusive, Svetlana Timofeeva.

Si e gjetën ish uzinën e armëve në Gramsh? Ja ç’thotë Timofeeva

“Nuk e di se si e ka gjetur Mikhail, por ai e ka gjetur. Ishte në planin e tij për ta vizituar atë vend. Ne kemi arritur atje në drekë, kemi qëndruar tek një piceri, sepse po binte shumë shi dhe po prisnim të qetësohej koha. Dhe kur filloi duke u errësuar thamë të hyjmë të bëjmë fotografi. Fabrika ngjasonte në pamje të parë me diçka të braktisur, që nuk punonte. Hymë aty. Kemi shëtitur gati një orë brenda dhe hynim nëpër sektorë të ndryshëm. I bënim fotografi gjërave të vjetra. Aty nuk kishte ushtarë, nuk kam parë asnjë. Secili nga ne lëvizi në mënyrë të pavarur dhe për llogarinë e tij, sepse nuk donim të fotografonim njëri-tjetrin. Dhe për këtë arsye ai që mbaronte, dilte”.

Në dosjen që disponon Exclusive, është edhe dëshmia e ushtarëve që pikasën lëvizjet e tre të rinjve në uzinë, që hedh poshtë pretendimin e tyre që objekti ishte i braktisur.

Muaj më parë, Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh. Teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i sulmoi me spraj kimik. Të rinjtë u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan si spiunë të shërbimit sekret rus.

mikhail zorin gramsh spiunazh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet