LIVE UPDATES
Aktualitet

Kthehet mbrapsht domatja shqiptare? AKU: E pavërtetë! Eksportojmë lirisht drejt vendeve të BE-së

Vendi ynë vijon të eksportojë produkte fruta-perime, mes tyre edhe domate lirisht me destinacion vendet e Bashkimit Europian, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.

28 Maj 2023, 16:38 Nga m.s
Kthehet mbrapsht domatja shqiptare? AKU: E pavërtetë! Eksportojmë
domatet per ne treg

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar në media, se Bashkimi Europian ka kthyer mbrapsht domatet e prodhuara në Shqipëri me arsyetimin se nuk përmbushin parametrat e sigurisë.

Përmes një reagimi të bërë në rrjetin social, AKU sqaron se nuk ka patur kthime nga vendet e Bashkimit Europian për këtë produkt, duke shtuar se Shqipëria ka vijuar të eksportojë produkte fruta - perime, mes tyre edhe domate lirisht me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, AKU thekson se të gjitha produktet domate që eksportohen nga Shqipëria shoqërohen ne certifikatë fitosanitare që vërteton gjendjen shëndetësore të produktit me origjinë joshtazore, si dhe sigurinë e këtij produkti.

Reagimi i plotë i AKU:

Lidhur me publikimin e disa shkrimeve të paverteta, publikuar në disa portale, duam të sqarojme dhe sigurojmë konsumatorin shqiptar se shëndeti i tyre nuk është në asnjë moment i rrezikuar nga produkti domate dhe po ashtu nuk ka patur kthime nga vendet e Bashkimit Europian për këtë produkt. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit verifikon kthimet e produkteve shqiptare të eksportuara në vendet e BE-së nëpërmjet njoftimeve të menjëhershme që vijnë nga sistemi RASFF (Sistemi i BE i Njoftimit të Menjëhershëm për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) dhe bëjmë me dije se përgjatë vitit 2023 nuk ka patur asnjë kthim të produktit domate me origjinë Shqipërinë e destinacion BE-në.

Duhet të rikujtojmë se, duke u nisur nga informacioni i pasaktë i publikuar ditën e djeshme, Shqipëria ka vijuar të eksportojë produkte fruta - perime, mes tyre edhe domate lirisht me destinacion vendet e Bashkimit Europian, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi. Të gjitha produktet domate që eksportohen nga vendi ynë shoqërohen ne certifikatë fitosanitare që vërteton gjendjen shëndetësore të produktit me origjinë joshtazore, si dhe sigurinë e këtij produkti.

Këto produkte veç nënshtrimit të kontrollit zyrtar në prodhim nga agronomët zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, analizohen edhe në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve, duke garantuar shëndetin e konsumatorit shqiptar, por edhe atij europian. Trupa e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është gjithnjë në gatishmëri për ndjekjen e gjurmueshmërisë së produkteve jokonforme, kundrejt kërkesave ligjore, dhe në rastet e konstatimit të shkeljeve të kërkesave ligjore merren marrë masat administrative përkatëse për gjetjet e evidentuara nëse ka. I bëjmë thirrje konsumatorit dhe medias të ndjekë informacionin e plotë zyrtar lidhur me garantimin e sigurisë ushqimore nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke mos u bërë pre e dizinformimit.

domate eksport be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet