All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Turizmi në Shqipëri, një fillim i (pa)qartë

Janari, si muaji i parë i vitit, dha sinjale të përziera me një rritje të numrit të të huajve që po vijnë individualisht. Pikëpyetjet mbi rikthimin e shqiptarëve të Kosovës, interesin e italianëve apo ecurinë e përgjithshme të pranverës do të mund të qartësohen vetëm në muajt në vazhdim.

15 Shkurt 2025, 22:49 Nga B.Z
Turizmi në Shqipëri, një fillim i (pa)qartë
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË - Viti 2025 pritet të jetë më i mirë se 2024-a për turizmin. Operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese vlerësojnë se Shqipëria do të vijojë të mbetet një destinacion me interes për t’u vizituar. Turistët nga vende që kanë krijuar traditë ndër vite, siç polakët, çekët apo italianët nuk do të mungojnë, por edhe ata që rikthehen siç janë izraelitët.

Janari, si muaji i parë i vitit, dha sinjale të përziera me një rritje të numrit të të huajve që po vijnë individualisht. Pikëpyetjet mbi rikthimin e shqiptarëve të Kosovës, interesin e italianëve apo ecurinë e përgjithshme të pranverës do të mund të qartësohen vetëm në muajt në vazhdim.

Shqipëria ka vijuar të sjellë pranë vetes vizitorë në të gjithë rajonet e vendit, por kryesisht në Tiranë-Durrës. Operatorët turistikë dhe përfaqësues të strukturave akomoduese bien dakord se ky vit pritet të jetë edhe më i mirë se ai që lamë pas, që u mbyll me një bilanc prej 11.7 milionë të huajsh.

Por për të kuptuar tendencat që do të ketë do të kërkojë më shumë kohë. Janari, si muaji i parë që ngre siparin, ka dhënë sinjale të përziera, duke e bërë panoramën ende të paqartë, por peshorja anon nga optimizmi përtej pikëpyetjeve.

Për disa, janari është një muaj më i mirë sesa vetë pritshmëritë që kishin disa struktura akomoduese në numrin e vizitorëve.

“Ecuria e janarit ka qenë e mirë, madje përtej pritshmërive që kishim. E kishim menduar se do të ishte më dobët, por ka pasur rritje të numrit të vizitorëve që kanë ardhur në strukturën tonë”, pohon Blerim Norja, Drejtor i Përgjithshëm i hoteleve “Royal G”.

Rritja e vizitorëve varion nga struktura në strukturë dhe nuk është uniforme në të gjithë rajonin e Golemit. Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, tha se numri i vizitorëve nuk ka pasur ndonjë rritje të dukshme pasi kjo është një periudhë që të huajt parapëlqejnë të qëndrojnë në zonat urbane dhe të vizitojnë qytete.

“Të huajt vijnë vetëm për vizita të shkurtra të organizuara dhe nuk arrijnë të bëjnë një diferencë të dukshme për të thënë se ka rritje.

Deri në fund të majit, përgjithësisht vijnë të organizuar në ture kulturore dhe aktivitete dhe qëndrojnë kryesisht në zona urbane në qytet.

Prania më e dukshme e turistëve për Golemin apo bregdetin e Durrësit vihet re pikërisht në fund të majit, kur vijnë nordikë, gjermanë, të cilët parapëlqejnë fundin e pranverës dhe vjeshtën” shprehet ai.

Turistët nga Kosova po rikthehen, por do të duhet kohë të arrijnë nivelet tradicionale

Liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës në janarin e vitit të shkuar, ashtu siç pritej, pakësoi vizitorët e fundjavave në Shqipëri të cilët qëndronin kryesisht në Golem dhe Durrës.

Por në nëntor duket se strukturat akomoduese filluan të vërejnë rikthimin e këtyre pushuesve, diçka që ka vijuar edhe gjatë janarit.

Përtej kësaj ecurie, shifrat janë larg atyre që regjistroheshin tradicionalisht në këtë periudhë. “Bie në sy një rritje e pranisë së turistëve nga Kosova që vjet mungonte. Janari i vitit të shkuar ishte liberalizimi i vizave për ta dhe rënia ishte e menjëhershme”, – shprehet z. Norja.

Shqiptarët e Kosovës janë ata që kanë mbajtur në këmbë turizmin gjithëvjetor në bregdetin e Durrësit dhe Golemit dhe një numër më i ulët i tyre bën menjëherë diferencën.

“Turistët nga Kosova, edhe pse janë rikthyer, ende nuk janë në numrin e dikurshëm. Nuk e di nëse do të jetë e njëjta tendencë edhe në vazhdim, që të kemi një prani më të rritur se vjet, por më të ulët sesa tradicionalisht, por kjo mbetet për t’u parë se është cikël.

Tani ata po eksplorojnë vende të reja, në të cilat nuk kishin mundësi të shkonin lirisht, pra në rajon dhe Europë dhe në një moment kjo do të kthehet në normalitet besoj”, – pohon z. Çerenishti.

Diversifikohen turistët e organizuar, nga rikthimi i izraelitëve tek austriakët

Një nga sinjalet pozitive që ka dhënë 2025-a në tërësi është rritja e interesit për agjenci të huaja që hyjnë në kontrata garancie, pra që parapaguajnë dhoma për turistët që do të sjellin.

Teksa prej vitesh kjo është diçka që ndodh rëndom me grupe si polakët, çekët e së fundmi spanjollët, duket se tashmë “turistët e organizuar” po diversifikohen edhe më shumë dhe periudha që përfshijnë kontratat po zgjerohet duke mos u përqendruar në maj-shtator.

Këtë verë duket se do të rikthehen, por këtë herë me kontrata garancie, turistët izraelitë.

“Pjesën më të madhe të kontratave i kemi mbyllur në sezonin e kaluar. Për 2025-n po shoh se interesi është në rritje për hotelet e bregdetit nga agjencitë e huaja. Këtë vit, për shembull, shoh një rikthim të tregut izraelit.

Nëse ju kujtohet, vendosja e një linje direkte ajrore mes dy vendeve pak vite më parë e solli, për disa kohë, këtë grup për të vizituar Shqipërinë dhe anasjelltas.

Tashmë duket se po vijnë kompani të posaçme që po bëjnë kontrata për t’i sjellë të organizuar, pra janë agjenci që po kërkojnë dhoma për vitin 2025”, – shprehet z. Çerenishti.

Por teksa ka një rritje të agjencive që hyjnë në kontrata garancie duket se kjo po ndikon edhe në një zgjerim të periudhës që strukturat kanë angazhim të kësaj forme.

“Mendoj se shkurti do të ketë të njëjtën tendencë si janari, pra të ketë ecuri pozitive. Në mars nisin grupe të organizuara që ne i kemi për herë të parë me anglezët, kurse në prill vijnë grupet e organizuara nga Austria.

Presim që të kemi të paktën 2200 vizitorë nga Austria në formë të organizuar nga rezervimet paraprake”,- tha z. Norja.

Në 2024 na vizituan 11.7 milionë të huaj, 36% e peshës e mbajnë shqiptarët e Kosovës

Në Shqipëri, në vitin 2024, hynë një numër rekord shtetasish të huaj prej 11.7 milionë, teksa vendi është kthyer në një destinacion të preferuar turistik. Të dhënat u bënë publike nga INSTAT. Në krahasim me vitin e mëparshëm, hyrjet e të huajve u rritën me 15.2%.

Të dhënat e detajuara tregojnë se Shqipëria është kthyer në një vend që nuk vizitohet vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit.

Në fakt, rritja më e fortë ka qenë në pjesën e parë të vitit, nga janari në qershor, ku vetëm në shkurt p.sh., hyrjet ishin 55% më të larta se muajin e vitit të mëparshëm.

Në gjysmën e dytë të vitit, turizmi u zbeh dukshëm në krahasim me periudhën e dimrit dhe të pranverës, duke reflektuar tërheqjen e turistëve pas rritjes së çmimeve, kryesisht të hoteleve në jug të vendit, duke treguar se sa i ndjeshëm është ky sektor, që po bazohet më së shumti te turistët me kosto të ulët.

Në korrik, rritja ishte e papërfillshme me vetëm 2.7% dhe vazhdoi njëshifrore për të gjithë periudhën e mbetur të vitit, me përjashtim të nëntorit.

Rritja e çmimeve në fund të pranverës dhe fillim të verës në disa rajone ishte goditja e parë për sektorin që krijoi perceptim të gabuar për gjithë bregdetin.

Po kështu zhvlerësimi i Euros, por edhe liberalizimi i vizave për Kosovën kishin ndikimin e tyre në më pak turistë të këtij grupi në vendin tonë.

Përtej këtyre zhvillimeve, 2024 shënon një tjetër vit me rekord historik në numër vizitorësh teksa operatorët turistikë presin që edhe viti 2025 të ketë ecuri të mirë, duke u bazuar së pari në kontratat me garanci që janë sinjali i parë i ecurisë së tregjeve.

Të dhënat deri në muajin nëntor tregojnë se shtetasit e Kosovës vijojnë të dominojnë në turizëm, me rreth 36% të të huajave, të ndjekur nga italianët, që për të dytin vit radhazi janë në vendin e dytë, me rreth 10% të totalit. Më pas renditen shtetasit nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqia.

Sipas INSTAT, në dhjetor 2024, 97% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 84% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga Kontinenti Europian, ndjekur nga Europa Perëndimore, me 7%

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë te të afërm, etj.

Në dhjetor 2024, ky tregues ka shënuar një rritje me 5,4%, krahasuar me dhjetor 2023. Rritje të ndjeshme në muajin dhjetor kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 73,3%./Monitor

turizmi vizitore

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet