LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mjellma e zezë” ishte mesazh! Gazetarja Lala zbulon si e mori vesh Veliaj ekzistencën e urdhërarrestit! Ka pasur një tronditje në fytyrë...

Gazetarja ka treguar detaje nga momentet e para kur Veliaj mori vesh urdhërarrestin e lëshuar në emër të tij dhe më pas transferimit në bllokun e sigurisë te Mine Peza. Lala thotë se kur i është komunikuar urdhri ka pasur një tronditje dhe një shprehje nga një prej oficerëve, që nëse nuk na ndiqni menjëherë sipas procedurave, ne mund të veprojmë si në rastin e zotit Meta dhe Veliaj i ka ndjekur sigurisht.

15 Shkurt 2025, 18:42 Nga B.Z
“Mjellma e zezë” ishte mesazh! Gazetarja Lala zbulon si e mori
Klodiana Lala

TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar këtë pasdite arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Lala ka treguar momentet e para se si e mori vesh lajmin e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj vetëm pak ditë më parë.

Ajo tregon se fillimisht ka qenë një burim ai i cili i ka komunikuar prezencën e oficerëve të BKH dhe efektivëve të policisë në zyrën e Veliajt, por në çastet e para ka qenë e paqartë nëse bëhej fjalë për arrestimin e kryebashkiakut apo një kontroll rutinë. 

Lala shprehet se arrestimi i Veliajt është një nga rastet e goditjes së rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme, pasi Veliaj është numri 2 i mazhorancës.

“Kemi qenë thuajse pjesa më e madhe e gazetarëve të kronikës në ambientet e jashtme të SPAK sepse prisnim të mbaronte një seancë për një kryebashkiak tjetër. Kam marrë nga një telefonatë nga një burim i besuar që më tha e agjentët e BKH dhe policia kishin zbarkuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë por nuk më konfirmoi për arrestim apo kontroll rutinë.
Fakti që hetimet ishin intensifikuar dhe kishte veprime ditë pas dite, ne gazetarët ndjekim hap pas hapi ngjarjet dhe patjetër që pyesim burimet, komunikojmë dhe kuptojmë dinamikën si zhvillohen gjërat. Atë ditë më bëri përshtypje që një nga dy prokurorët e çështje, zoti Dado nuk kishte zbritur në gjykatë për asnjë nga çështje e tij, ishte vetëm për një çështje që u shty. Por duke qenë se prokurorët e posaçëm kanë ngarkesë u pa edhe si diçka që mund të ndodhte.
Kjo është një nga rastet e goditjes së rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme, është numri 2 i mazhorancës”
, u shpreh ajo.

Më tej gazetarja ka treguar detaje nga momentet e para kur Veliaj mori vesh urdhërarrestin e lëshuar në emër të tij dhe më pas transferimit në bllokun e sigurisë te Mine Peza. Lala thotë se kur i është komunikuar urdhri ka pasur një tronditje dhe një shprehje nga një prej oficerëve, që nëse nuk na ndiqni menjëherë sipas procedurave, ne mund të veprojmë si në rastin e zotit Meta dhe Veliaj i ka ndjekur sigurisht.

“Në momentin që oficerët e BKH dhe efektivët policor i kanë shkuar në zyrë, Veliaj nuk ka qenë në dijeni për urdhërarrestin dhe në momentet e para i ka pritur i qetë. Kur i është komunikuar urdhri ka pasur një tronditje dhe një shprehje nga një prej oficerëve, ishte që nëse nuk na ndiqni menjëherë sipas procedurave, ne mund të veprojmë si në rastin e zotit Meta. Veliaj i ka ndjekur sigurisht.
Është shoqëruar menjëherë në bllokun e sigurisë. Ka kërkuar vetëm libra. Mjellmën e zezë e ka dërguar një nga bashkëpunëtorët e tij, libër që nuk besoj se e ka mbaruar. Ishte një zgjedhje për të dërguar edhe disa mesazhe.
Natën e parë ka takuar avokatin dhe i kanë dërguar ndërresat, rrobat që i dërgohen çdo personi që është nën hetim”
, u shpreh ajo.

klodiana lala erion veliaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet