2 Qershor 2022, 07:45
Nga DOSJA

SHKODËR- Efektivi i policisë vendore në Shkodër Pëllumb Vukaj, ka dëshmuar në polici pas shpërthimit me tritol që i vendosën në banesë. Familjarët dhe vetë efektivi nuk kanë pësuar lëndime ndërsa banesa dhe automjeti i tij që ndodhej i parkuar në oborr kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Vukaj ka deklaruar se dyshimet e tij janë se vendosja e tritolit mund të jetë për shkak të detyrës, por nuk ka një ide konkrete se kush mund të jetë por këtë ngjarje e lidh me punën e tij.
“Nuk e di se kush mund të jenë autorët sepse nuk kam pasur konflikte ose kërcënime të drejtpërdrejta. Ajo që dyshoj është se mund të ketë ardhur për shkak të detyrës time”.
Pëllumb Vukaj punon prej 27 vitesh në policinë e shtetit dhe ndër këto vite ka pasur detyra të ndryshme që nga aksionet e drogës, hetimet e vrasjeve dhe hetime të tjera të ngjarjeve të rënda. Dyshimet e policisë vendore të Shkodrës për momentin janë për shkak të hetimeve që Vukaj ka bërë për aksione të ndryshme droge, arrestimin e personave të ndryshëm që janë marrë më kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:25 të mëngjesit në banesën e efektivit të policisë kur të gjithë ishin në gjumë. Brenda banesës kanë qenë edhe dy djemtë dhe bashkëshortja e tij. Shpërthimi i fuqishëm që është dëgjuar në gjithë zonën e fshatit Hot i Ri ku jeton familja e efektivit Vukaj i ka zgjuar menjëherë.
Aktualitet
2 Qershor 2022, 07:26
Pellumb Vukaj
SHKODËR- Personi në foto është efektivi Pëllumb Vukaj. Mëngjesin e sotëm, disa persona ende të paiden...
Aktualitet
2 Qershor 2022, 07:20
Tirane
TIRANË- Dita e enjte do të jetë me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar, vijon në ndikimin e motit t&eu...
Aktualitet
2 Qershor 2022, 07:16
Reklamat për barna dhe vitamina që trajtojnë problemet e shëndetit kanë “pushtuar” hapësirat e marketingut në k...
Aktualitet
2 Qershor 2022, 07:12
SHKODËR- Tritoli ka tronditur gjatë natës Shkodrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:25 të mëngjesit në banesën e ...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 23:05
Droga e sekuestruar
ITALI- Mbi 15 kilogramë drogë dhe më shumë se 25 mijë euro kesh janë sekuestruar në një bastisj...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 22:37
Policia ne Morine
MORINË- Një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga ana e Policisë ...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 22:14
Varrezat
TIRANË- Banorë të zonës Lanabregas në Tiranë janë ankuar në emisionin Stop në Tv Klan, pasi që p...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 22:13
Iglentian Beti
VLORË- Iglentian Beti, një qytetar nga Vlora, është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan se hipoteka e apart...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 21:19
Foto Ilustruese
DHËRMI- Turisti 21-vjeçar që ra nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Dhërmi, ka ndërrua...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 21:16
Pedofili
TIRANË- Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një pedofili nga Kavaja që ngacmonte seksualisht vajza të mitura. Ky pedofil k...