LIVE UPDATES
Aktualitet

Varrezës i del pronari, banorët: Ku të çojmë të vdekurit?

Rreth 100 familje gjatë kësaj kohe kanë varrosur të afërmit e tyre. Në vitin 2014 del një pronar i ri, i cili pretendon se e bleu këtë tokë dhe nuk kishte dijeni, që aty kishte varre. 

1 Qershor 2022, 22:14 Nga DOSJA
Varrezës i del pronari, banorët: Ku të çojmë të
Varrezat

TIRANË- Banorë të zonës Lanabregas në Tiranë janë ankuar në emisionin Stop në Tv Klan, pasi që prej viteve 2000 kanë paguar lekë tek një banor i zonës, i cili pretendonte se kishte një truall. Ata dhanë paratë që ky truall të përdorej si varrezë.

Rreth 100 familje gjatë kësaj kohe kanë varrosur të afërmit e tyre. Në vitin 2014 del një pronar i ri, i cili pretendon se e bleu këtë tokë dhe nuk kishte dijeni, që aty kishte varre. Banorët thonë se pronari ka rrethuar tokën ku janë varrezat.

“Ne jemi një komunitet që banojmë një pjesë që nga viti 1996 në këtë zonën e ashtuquajtur Shkoza. Jemi rreth 100 familje. Një komision i ngritur nga ana e këtij komuniteti i përbërë nga 4 deri në 6 veta, kanë kontaktuar me pronarin e kësaj zone dhe kemi blerë një sipërfaqe toke të pakufizuar. Nuk e di nëse ka patur dokument në atë kohë. Kjo pjesë është njohur si varreza e këtij komuniteti. Problemi qëndron që gjatë periudhës e në vazhdim këtu ka një njeri të cilin unë nuk e njoh që po punonte këtu. Ky zotëria pretendonte që në 2014 e ka blerë nga një person të cilin e ka pasur të punësuar”.

“Ai ka vazhduar duke vepruar prapë, duke ngushtuar të gjitha varrezat, të gjitha rrugët hyrëse nëpër varrezat tona. Që në 2012 kam im atë të varrosur në këto varreza”.

“Nuk e dimë a e ka me letra apo pa letra, si është rishitur kjo sipërfaqe toke në një kohë që bashkia duhet ta kishte kompensuar”.

“Para 2-3 javësh erdha se kam edhe plakun pak pa terezi, i sëmurë, edhe thashë të jetë një vend i zënë. Rastisi edhe ai këtu. Më tha mua këtu nuk ke asnjë vend. Erdhi nguli shtyllat. Pastaj zuri vend hajde këtu tha meqënëse e ke hallin, po sa lekë do më paguash. I thashë unë s’paguaj asnjë lekë. Në qoftë se paguan gjithë komuniteti për herë të dytë, do paguaj edhe unë i thashë”.

Gazetarja e Stop bisedoi edhe me pronarin e parë i cili u ka shitur tokën banorëve. Ai thotë se një pjese toke ka qenë e tij dhe jo e gjitha, por dokumente për shitjen e asaj toke nuk ka patur.

“Ka qenë një pronë…prona sipër ka qenë prona ime. Ajo pjesa poshtë ka qenë. Kur e kam pas dhënë unë, ka qenë pronë …kështu me një fjalë s’ka qenë pemtore. Dhe unë iu dhashë atyre një pjesë. Ka qenë pa letra. Ashtu ishte puna, që ato donin një vend të vogël, një vend për varreza. Ajo pjesa ka qenë pa pronar, kur e kam dhënë unë. Edhe tokat janë shit nëpër zyra, ato nuk i kanë kontrolluar hiç. Janë të gjithë të përfshirë. Është bërë një rrëmujë aty, ç’a të them unë”, thotë ai.

Në emisionin Stop ka ardhur edhe vetë pronari aktual i tokës që thotë se e ka blerë. Edhe vetë zotëria kërkon zgjidhje për rastin.

“Për këtë truall të blerë, tokë bujqësore e llojit pemtore të blerë në fund të vitit 2013 unë kam dokumentacionin përkatës shit-blerje dhe unë kam marrë certifikatën e pasurisë. Për të qenë realë dhe të vërtetë, unë nuk e kam ditur që aty ka varre, por blerja është bërë me një përjashtim të vogël mbi bazën e njohjes personale duke qenë edhe miq edhe shokë pune të vjetër dhe kur kam shkuar për ta parë pronën ishte e pyllëzuar, me varreza brenda. Për mua ka rëndësi kjo, që ata të mos evolojnë tek puna ime kur nuk di ku kanë letrat e veta”, thotë pronari i tokës.  

Marrë nga tvklan.al

Sondazh

Poll

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë