12 Korrik 2026, 10:25
Nga D.S

LEZHË- Policia e Lezhës ka goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike në zonat e Mirditës dhe Kurbinit, duke çuar në pranga tre persona dhe duke asgjësuar qindra rrënjë kanabis.
Sipas Policisë, kontrollet u zhvilluan në terren nga toka dhe ajri, me përdorimin e dronëve, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Në pranga ranë, Dritan Nikolli, Vosava Mercina dhe Jetmit Rrucaj, pasi gjatë kontrolleve në Mirditë e Kurbin u kapën duke kultivuar gjithsej 436 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Njoftimi i Policisë:
"Gjatë kontrolleve intensive në territor, nga toka dhe ajri, nëpërmjet përdorimit të dronëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, goditën 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike.Si rezultat i veprimeve policore:
* Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrolleve të kryera në fshatin Sheshaj, Mirditë, u kap duke u kujdesur për 222 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në këtë zonë.
* Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 47 vjeç, banues në Fshat Laç, Kurbin, pasi u kap duke u kujdesur për 151 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
* Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasen V. M., 44 vjeçe, pasi në lagjen “Rrahu i Pashës”, Laç, u gjetën 63 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, për të cilat dyshohet se kujdesej ajo.
Bimët narkotike të konstatuara u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme., njofton Policia./Dosja.al
tre operacione antidrogë në lezhë
Aktualitet
12 Korrik 2026, 10:08
D.S
TIRANË- Projekti turistik i Jared Kushner dhe Ivanka Trump në bregdetin shqiptar po përballet me një kthesë të papritur lig...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 09:44
D.S
pamje nga atentati
SHKODËR- Detaje janë zbardhur nga atentati i mirëorganizuar në zonën e Karmës së Kirit në D...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 09:38
D.S
Ura e Vashës
KLOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e urës së Vashës në Klos, ku një 33-...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 09:24
D.S
TIRANË- Rrjeti ndërkombëtar investigativ OCCRP ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për të financuar ...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 08:38
D.S
pamje nga aksidenti
ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në aksin Elbasan–Librazhd, ku dy automj...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 08:14
D.S
foto ilustruese
KANADA- Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një të shtënë me ar...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 07:43
D.S
Mark Koçeku
SHKODËR- Një i afërm i viktimës së vrasjes së ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, Mark...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 07:35
D.S
Foto ilustruese
Sqarimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë
Nga viti 2029 pritet të nisë zbati...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 07:30
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Ekspertët për çështjet e pushtetit vendor dhe ekonomisë vlerësojnë se projektligji p...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 07:21
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke favorizuar mot t&e...