Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bëhet fjalë për një 36-vjeçar me inicialet N. N., banues në Krujë dhe për një 30-vjeçar me incialet E. C., banues në Lezhë.
GJIROKASTRA- Dy persona janë arrestuar në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet pasi u kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Bëhet fjalë për një 36-vjeçar me inicialet N. N., banues në Krujë dhe për një 30-vjeçar me incialet E. C., banues në Lezhë. 30-vjeçari dyshohet se qarkullonte me automjetin tip “Toyota”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar 36-vjeçarin për prezencë të shërbimeve të Policisë. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë.
Njoftimi:
U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 celularë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni 1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
N. N., 36 vjeç, banues në Krujë dhe E. C., 30 vjeç, banues në Lezhë. Shtetasi N. N. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit të Këlcyrës, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga vendet MENA, nga Hani i Hotit, Shkodër, në drejtim të pikës së kalimit kufitar “Tre Urat”, Përmet, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.
Shtetasit E. C. dyshohet se qarkullonte me automjetin tip “Toyota”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasin N. N., për prezencë të shërbimeve të Policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë. Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese SPANJA- Në vitin 2023, në Spanjë u kapën 100 mijë kilogramë kokainë. Sipas burimeve policor...
avion i air albania STAMBOLL- Rreth 200 pasagjerë që pritet të udhëtojnë me linjën "Air Albania" kanë mbetur në Sta...
Bogë SHKODËR- Një 30-vjeçar me inicialet A. B., është arrestuar në Bogë të Malësisë së M...
pamje nga aksidenti DURRËS-Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.13 në Durrës. N&eum...
bruno banaj BRITANI- Një çift shqiptarësh të kapur me makinë të vjedhur, kokainë dhe karta identiteti false janë ...
foto ilustruese TIRANË- Sipas MeteoAlb, si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore territorin shqiptar ...
jared kushner SHBA- Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner ka ndarë ditën e sotme disa nga pamjet e projekteve q&eum...
BRITANI- Prestigjiozja britanike "The Times" i ka kushtuar një artikull, kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës dhe ndërtesave s...
foto nga aksioni FUSHË KRUJË- Në disa akse në rrethin e Krujës janë ngritur postblloqe nga policia e komisariatit të Kru...
foto ilustruese VLORË- Një aksion i policisë së Vlorës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt&eu...