LIVE UPDATES
Aktualitet

U kapën me drogë dhe karta identiteti false, dënohen me burg çifti shqiptar ne Britani

Avokatët e tyre thanë se 31-vjeçari kishte ardhur në Britaninë e Madhe si një emigrant pasi u përball me probleme ekonomike dhe borxhe në Shqipëri.

17 Mars 2024, 08:27 Nga r.ll
U kapën me drogë dhe karta identiteti false, dënohen me burg
bruno banaj

BRITANI- Një çift shqiptarësh të kapur me makinë të vjedhur, kokainë dhe karta identiteti false janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe. 

Bruno Banaj, 31 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat e posedimit të kokainës me qëllim shitjen, vjedhje dhe drejtimi i një automjeti pa patentë. Bashkëshortja e tij, Deliona Banaj, 23 vjeçe, u deklarua fajtore pasi u akuzua për posedim dokumentesh false identiteti dhe marrjen e një automjeti pa pëlqimin e pronarit, shkruajnë mediat britanike.

Çifti u dënua në Ipswich më 15 mars, ndonëse ishin arrestuar më 2 janar, kur Hyundai që vodhën hapi kamerën AMPR dhe lajmëroi policinë. Deliona Banaj, e cila u burgos për tetë muaj, kishte një letërnjoftim të falsifikuar sllovene dhe iu gjetën qese me kokainë në xhepin e xhaketës. Burri i saj pranoi se kokaina ishte e tij dhe se do ta shiste në pjesë të Essex. 

Avokatët e tyre thanë se 31-vjeçari kishte ardhur në Britaninë e Madhe si një emigrant pasi u përball me probleme ekonomike dhe borxhe në Shqipëri. Pasi jetoi në Londër për ca kohë ai nuk ishte në gjendje të gjente një punë dhe të paguante borxhin e tij, dhe tha se personi që pagoi vizën e tij i kishte kërcënuar familjen e tij nëse paratë nuk i ktheheshin. 

31-vjeçarit iu ofrua alternativa e shitjes së kokainës në Essex dhe iu dha një makinë. Pas kësaj, gruaja e tij Deliona vendosi të vinte në Britaninë e Madhe, dhe pranoi se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar me një licencë të rreme nga Sllovenia. 

Çifti ishte deklaruar i pafajshëm gjatë një seance të mëparshme në gjykatën e magjistraturës, por ndryshuan deklarimin e tyre. Gjykata e vuri në dukje këtë, megjithatë, duke qenë se Bruno Banaj u kap duke shitur drogë të klasit A, gjykata duhej ta klasifikonte këtë si shkelje të kategorisë së tretë që do të thotë se dënimi më i vogël që mund të merrte do të ishte dy vjet e gjysmë. 

Ai u dënua në përfundim me 27 muaj, pas një zbutje të dënimit.  Sipas rregullave të Home Office, çdo dënim me burg mbi 12 muaj, për një shtetas jo britanik, do të thotë se i pandehuri do të dëbohet automatikisht.  Deliona Banaj, u dënua me tetë muaj burg, pas së cilës i takon Ministrisë së Brendshme të shqyrtojë nëse ajo do të lejohet të qëndrojë në MB. 

bruno banaj deliona banaj britani e madhe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet