LIVE UPDATES
Aktualitet

Transkripte të tjetërsuara të seancave/ Shkelje të drejtash dhe fyerje ndaj liderëve të UÇK për simbolet kombëtare! Çfarë po ndodh në Hagë?!

Kjo është vënë re të paktën edhe në disa dëshmi qesharake nga kundërshtarë politikë në Kosovë.

12 Nëntor 2025, 21:54 Nga E. D
Transkripte të tjetërsuara të seancave/ Shkelje të drejtash
foto ilustruese

HAGË- Gjyqi me dëshmitarë anonimë në procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, kanë ngritur dyshimet mbi ngritjen e një procesi që bazohet jo vetëm në interesat e Beogradit, por edhe në interesa të ngushta politike në Kosovë. Kjo është vënë re të paktën edhe në disa dëshmi qesharake nga kundërshtarë politikë në Kosovë.

“Nëse një dëshmitarë është kundërshtar politik po e zëmë po e marr shembull është kundërshtar politik i zotit Thaçi, Veseli dhe të tjerëve ai duhet të dalë publikisht”, u shpreh Skënder Musa, avokat i akredituar në Hage.

“Nëse lufta për çlirimin e Kosovës ka qenë krejt e drejtë, madje shumë e pastër që do të thotë lufta me Serbinë dhe kundër serbëve, lufta e brendshme politike ka qenë e pisët”, u shpreh politologu, Enver Bytyci.

Gjykata nuk është e obliguar që askujt t’ia ruajë identitetin pa qenë i rrezikuar. Ai që dëshmon, secili qytetar është i obliguar të dëshmojë për drejtësinë, do të dalë ballëhapur nëse mendon se ata kanë kryer krime nuk ka nevojë që të fshehën”, u shpreh Skënder Musa, avokat i akredituar në Hage.

Tani, le të ndalemi konkretisht në gjetjet ndaj procesit. Nëse marrim në shqyrtim seancën e datës 27 mars 2025 do të shohim se pjesa më e madhe e saj është zhvilluar e mbyllur. Transkriptet janë të redaktuara dhe çdo gjë mbetet e paqartë për publikun Në fakt kjo ndodh në pjesën dërrmuese të procesit.

Në këtë seancë ndodh një tjetër shkelje e rëndë që është konstatuar nga vetë Hashim Thaçi.

Thaçi: Edhe kjo praktikë mu më shqetëson kur sot e shoh këtë zotëri dje paraqitej si roje burgu dhe sot Prokuror, një praktikë e tillë as ndaj disidentit rus Navalny nuk është praktiku ku mbas ditësh iu kanë ndalu, kanë reagu të gjithë.

Situata është edhe më e rëndë pasi Thaçi në sallën e gjyqit foli për kërcënime fizike që kanë ndodhur ndaj të akuzuarve. Nënvizoi se trajtimi ndaj ish liderve të UÇK-së në Hagë ka qenë i tillë prej kohësh, që në momentin që janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim.

Thaçi: Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel Gjykatës, ka kryer fyerje dhe kërcënime dhe fizike ndaj ne të akuzuarve. Na ka fyer dhe ka kryer dhe kërcënime fizike Prokurori që është sot përballë nesh. Nga praktikat e zotëriut, Edhe kjo praktikë mu më shqetëson kur sot e shoh këtë zotëri dje paraqitej si roje burgu dhe sot Prokuror.

Një situatë e tillë ka ndodhur edhe në një proces tjetër gjyqësor ndaj ish kreut të veteranëve të luftës Hysni Gucati.
Gjatë një interviste për “Inside Story”, nga zyra ku është arrestuar vite më parë, ai tregon se ka shkuar i shoqëruar me një ekip të posaçëm nga prokuroria tre ditë pasi humbi të atin, dhe atë e ka shoqëruar një prokuror i cili ka pretenduar se ishte roje sigurie.

“E kanë pru një prokuror me punu si gardian që nuk ndodh kurrë, kjo ndodh vetëm në shtetet moniste, një prokuror ka punuar si gardian dhe pas 8 apo 9 muajsh gardiani u bë prokuror do të thotë ka sjellë njerëz të infiltruar brenda gjoja me na përcjellë ne çka po flasim çka po bëjmë çka po thojmë mes veti, kjo gjykatë i ka shkelur të gjitha të drejtat”, u shpreh Hysni Gucati, Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.

Pra, këto janë ngjarje që tregojnë se si janë trajtuar në gjykatën speciale të Kosovës në Hagë, ish liderët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Në të dyja rastet qëllimi ka qenë i njëjtë, të futen në kurth dhe të fabrikohen prova të rreme.

“Faktet që i ka mbledhur deri më tani prokuroria i ka kualifikuar si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit deri më tani aq sa ne i kemi parë ne jemi të bindur se prokuroria nuk e ka arritur atë standardin përtej gjykimit të arsyeshëm sepse ky standard duhet të plotësohet në mënyrë që një person të shpallet fajtor”, Artan Qerimi avokat i akredituar nga Gjykata Speciale.

Në procesin gjyqësor, një tjetër ngjarje e rëndë dhe anti-kombëtare është regjistruar ndaj Jakup Krasniqit. Ai ka zgjedhur një kravatë me shqiponjën dy krenare të vendosur në të kuqen e flamurit shqiptar. Atij i është kërkuar që për të marrë pjesë në seancë të heqë kravatën.

Kjo, konsiderohet një fyerje e simboleve kombëtare dhe diskriminim i hapur nga gjykata ndaj të akuzuarit. Një sjellje që nuk ndryshon nga ajo e huliganëve serb ndaj flamurit shqiptar.

Në 5 vite proces, vihet re shkelja permanente e të drejtave të njeriut ndaj 4-shes së akuzuar. Në rastet kur kanë pasur fatkeqësi në familje, ata nuk janë lejuar të marrin pjesë në ceremonitë mortore. Nuk janë lejuar të hedhin një grusht dhe’ për njerëzit e gjakut. Një shkelje e hapur e dinjitetit njerëzor.

“Kadrisë i ka vdekur baba dhe nana, Kadri Veselit, pas një viti që ka ardhur në qendër të paraburgimit, nuk e kanë lejuar Kadri Veselin që të vijë në vizitë, më ka vdekur baba mua, pas dy vitesh që isha në qendër të paraburgimit as unë skam mujt të vij. Presidentit Thaçi i pat vdek baba kohët e fundit as atë nuk e kanë lejuar me ardhë, Shals i ka vdekur vëllau, baba, njëjte se kanë lejuar me ardhë. Të gjithëve na kanë vdekur të afërm dhe nuk na kanë lejuar me ardhë”, u shpreh Hysni Gucati, Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.

Kjo është një shkelje e konsumuar nga një gjykatë e ngritur nga Kosova sovrane, një abuzim që as Gjykata Ndërkombëtare e dikurshme nuk ka guxuar ta konsumojë…

“Ka qenë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës të Jugosllavisë por kur i kanë vdekur prindërit se ne kemi pas Ramushin kur i ka vdekur vëllai, gjenerasli ka ardhur dhe e ka varopsur vëllanë. Balaj kur i ka vdekur vajza ka ardhur dhe e ka varrosur vajzën ka nejt 7 ditë, ne veç ka 7 orë na kanë lënë dhe tre ditë pasi e kam varrosur babën kam ardhur në familje“, u shpreh Hysni Gucati, Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK./Top Channel

uÇk

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet