LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

Një tjetër masakër e përmasava të mëdha ndodhi në Gjakovë. Në prill të vitit 1999 u ekzekutuar 376 burra dhe djem shqiptar. Trupat e tyre u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi, në Batajnicë.

12 Nëntor 2025, 21:41 Nga E. D
Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi
foto ilustruese

TIRANË- Evropa, i kishte harruar me kohë këto skena makabër, qysh kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore. Masakra e Reçakut, ishte prova që tronditi komunitetin ndërkombëtar dhe kuptoi të vërtetën që po ndodhte në Kosovë. Spastrimet etnike ndaj popullsisë shqiptare nga forcat serbe. Tmerri i Reçakut në Shtimë, u bë shkaku kryesor për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Bota u njoh me realitetin që po përjetonin shqiptarët e Kosovës.

“Në Kosovë janë bërë mbi 460 masakra nga forcat paramilitare çetnike serbe”, u shpreh Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.

Një tjetër masakër e përmasava të mëdha ndodhi në Gjakovë. Në prill të vitit 1999 u ekzekutuar 376 burra dhe djem shqiptar. Trupat e tyre u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi, në Batajnicë.

241 civilë u vranë në Masakrën e Krushës së madhe në Prizren në mars të 1999. Fshati u dogj i tëri dhe gratë u dëbuan me forcë. Në masakrën e Suharekës u vranë mbi 50 anëtarë të familjes Berisha. Ata u pushkatuan në shtëpinë e tyre.

Në Masakrën e Poklekut, 54 shqiptarë, shumica gra e fëmijë, pa mëshirë, u dogjën të gjallë në një shtëpi. Në masakrën e Izbicës u ekzekutuan 147 civilë të paarmatosur në fshat.

Më tej në Pejë, u pushkatuan 44 civilë. Në Masakrën e Qyshkut dhe shtëpitë u dogjën. Ky fshat u bë simbol i krimeve ndaj popullsisë civile në Dukagjin. Dhjetëra civilë u vranë edhe në masakrën e Pastorit, fshat i vogël në Gjakovë.

98 burra u pushkatuan dhe trupat e tyre u hodhën në varre masive në Skenderaj në atë që njohet si Masakra e Rezallës. Në masakrën e Dubravës, forcat Serbe ekzekutuan 160 të burgosur pas bombardimeve të NATO-s.

Sipas të dhënave të Komisionit të Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës, gjatë luftës: mbi 13.500 shqiptarë u vranë ose u zhdukën. 20 mijë gra u keqtrajtuan dhe u përdhunuan. Mbi 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Tortura nga më çnjerëzoret, vrasje, përdhunime të grave dhe vajzave, burgosje, pushkatime masive.

“Janë mbi 13 mijë e 500 shqiptarë të ekzekutuar, të masakruar, janë 120 mijë banesa dhe prona të shqiptarëve të djegura dhe të shkatërruara janë 20 mijë gra dhe vajza të përdhunuara nga ushtarët dhe policët serbë. ishin 3600 shqiptarë të zhdukur nga të cilët 1660 ende sot janë të zhdukur, janë 1492 fëmijë të masakruar”, u shpreh politologu, Enver Bytyci.

Jo vetëm që këto krime nuk janë dënuar, por sot, lufta i ka lënë vendin skenarëve të reja të rrezikshme. Këtë herë pa armë, tanke e municione luftarake. Me diplomaci. Atë që nuk e arriti dot në fushën e betejës, Serbia kërkon ta arrijë në Hagë, ndryshimin e historisë duke përdhosur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke trajtuar viktimat, luftëtarët e lirisë si kriminelë. Ish komandantët e UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri dhe Rexhep Selimi prej 5 nëntorit të vitit 2020 mbahen të izoluar në burgun e Hagës.

“Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë erdhi si rezultat i akuzave të Dick Marty, një anëtar i asamblesë së këshillit të europës nga Zvicra, një deputet i parlamentit zvicerian i cili ngriti akuza skandaloze përgjigja veprimtarinë kriminal të ushtarëve të UÇK”, u shpreh politologu, Enver Bytyci.

“Nëse ka drejtësi diku nuk është e lehtë me përmbysë gjithë atë që kemi bërë ne por mesa po duket në Evropë nuk ka drejtësi”, u shpreh Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.

Me materiale dhe dëshmitarë të rremë që vijnë nga Serbia në Hagë ata, akuzojnë çlirimtarët e Kosovës. Të vendosur përpara një gjykate ndërkombëtare të themeluar nën presionin e aleatëve të Kosovës për të shuar çdo dyshim mbi luftën e UÇK-së, në fakt bëjnë çdo përpjekje për të bërë të kundërtën. Vetë deputetët e Kosovës votuan themelimin e gjykatës speciale.

Gjithçka zuri fill tek akuza për ekzistencën e shtëpisë së verdhë që rezultoi një farsë.

“Akuzat ishin ekstreme deri në akuza për transplantim të organeve të brendshme të viktimave serbe të dhunuara nga komandat dhe UÇK, akuza për një shtëpi të verdhë sikur ishte ngritur në gurin e bardhë, në rrethin e Matit, brenda Shqipërisë apo në Cahan të Hasit, akuza të cilat ishin fabrikuar dhe janë fabrikuar nga shërbimi sekret i Serbisë nga prokurori i përgjithshëm për krime lufte në Serbi dhe i janë dhënë në dorë Dik Martit për ti propaganduar”, u shpreh politologu Enver Bytyci./Top Channel

evropa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet