LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafiku i mbetjeve/ MSC hesht për 102 kontenierët me lëndë toksike, në vitin 2019 iu zbulua anija me kokainë 1 mld dollarë, stafi i kompanisë i përfshirë në trafik droge

Kur janë nisur në fillim të korrikut nga Porti i Durrësit, këto ngarkesa janë shkarkuar në Portin e Triestes dhe janë ngarkuar te anijet e nënkontraktuara nga MAERSK nëpërmjet kontenierëve që i përkisnin kompanisë italo-zviceriane “MSC Mediterranean Shipping Company SA.”

19 Shtator 2024, 21:08 Nga N.F
Trafiku i mbetjeve/ MSC hesht për 102 kontenierët me lëndë
Foto ilustruese

TIRANË- Një nga kompanitë që kanë ndenjur në hije është kompania e kontenierëve që është marrë me ngarkesat që supozoheshin të shkonin në Tajlandë. Kur janë nisur në fillim të korrikut nga Porti i Durrësit, këto ngarkesa janë shkarkuar në Portin e Triestes dhe janë ngarkuar te anijet e nënkontraktuara nga MAERSK nëpërmjet kontenierëve që i përkisnin kompanisë italo-zviceriane “MSC Mediterranean Shipping Company SA.”


Roli i Portit të Triestes dhe administratës italiane, e cila është anëtare e Bashkimit Europian i ka shpëtuar doganave, ku është bërë shkarkimi dhe ngarkimi përsëri i kontenierëve. “Vetting” kontaktoi Drejtorin në Portin e Triestes, Antonio Cantani, për ngarkesën e rrezikshme nga Porti i Durrësit, por drejtuesi italian ishte i paarritshëm në linjë telefonike.

Ahmet Mehmeti ekspert mjedisi shprehet se “kjo historia me mbetjet është përsëritur edhe në vendet fqinje me Shqipërinë, në Itali e në vende të tjera. Pra, kanë spekulluar me mbetjet dhe italianët janë një shembull. Janë një përvojë që ne të mos e përsërisim atë gjë”.

Ajo që e bën më komplekse situatën është fakti se në shumicën e medias është raportuar për 100 kontenierë. Madje në komunikatën me përfaqësuesit e opozitës shqiptare, Partisë Demokratike, Autoriteti Portual i Durrësit ka deklaruar se nuk ka informacion për 100 kontenierët.

Në fakt janë 102 kontenierë që janë ngarkuar nëpërmjet dy anijeve “MAERSK”, të cilat kanë patur kontenierët 40+1 dhe 60+1. Sipas Jim Puckett, ngarkesa të tjera mund të kenë ardhur nga Europa Lindore nëpërmjet kamionave drejt e në Portin e Durrësit, duke dhënë shpjegime nëse te kontenierët mund të ketë mbetje radioaktive.

Drejtori ekzekutiv i BAN, Jim Puckett u shpreh “Kjo nuk do të thotë se ky material nuk mund të jetë radioaktiv, disa nga kontenierët apo të gjithë, thjesht nuk kemi prova për këtë. Mendoj se ka shumë mundësi që ky lloj materiali të jetë mbetje toksike dhe sipas ligjit ndërkombëtar nuk duhet të ishte larguar kurrë nga porti i Shqipërisë, pa pëlqimin e të gjitha vendeve të përfshira, veçanërisht pëlqimin dhe lejen e shtetit të Tajlandës. Tajlanda është shprehur se ata kurrë nuk kanë dhënë leje që kjo ngarkesë të vinte në vendin e tyre”.

Të njëjtin shqetësim me drejtorin e BAN Basel ndan dhe kryetari i shoqatës ekologjike në Elbasan. Sipas ekpertit mjedisit  Ahmet Ahmeti “Ato mund të jenë grumbulluar në të gjithë Europën, në Itali ose në ndonjë vend tjetër, se kështu të lësh të mendosh vetë fakti, vet kjo nebulosë e njoftimeve që vinë nga të katra anët e botës. QË ATJE hyn derri e dosa, dmth edhe nuk dihet ku janë. S’janë ato vetëm të KURUMIT, ose rrezik smund të ketë pjesë as KURUMI mqs ka cuar herë pas here, del për këto. Nuk dihet, nuk ka informacion sepse ne nuk bëjmë punën tonë, Autoriteti Portual e ka detyrë, bën vaki e ka marrë koncesionari?”

Por kush është MSC dhe cila është historia me rajonin e Ballkanit?


MSC është në pronësi të Gianluigi Ponte. Në fillim të vitit 2019, autoritetet doganore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të bllokonin anijen “GAYANE” në pronësi të MSC-së, pasi do të zbulonin në brendësi të saj sasinë më të madhe të kokainës të trafikuar në SHBA prej rreth 20 tonësh me vlerë 1 miliardë dollarë.

Nga investigimet rezultonte se më shumë se 1/3 e stafit të MSC-së kishte ndihmuar në transportin e kokainës te motorskafet e vogla dhe kjo nuk ishte hera e parë. Brenda 6 mujorit të parë, autoritetet amerikane sekuestruan 3 ngarkesa të ndryshme kokaine nga Kolumbia për të njëjtin grup kriminal nga Mali i Zi dhe të treja anijet kanë qenë në pronësi MSC-së, “MSC Charlotta” në Neë York, MSC Desiree dhe MSC Gayene në Portin e Filadelfias.

Për të zbuluar më tepër, “Vetting” kontaktoi administratorin e degës së MSC Albania, Mediterranean Shipping Company Albania, Artur Paço i cili refuzoi t’ju përgjigjej pyetjeve për përmbajtjen e kontenierëve, duke na adresuar te zyrat qendrore. Të njëjtin qendrim pati edhe drejtuesi i zyrës qendrore të MSC-së për komunikimet globale, Giles Read duke shtuar më shumë pikëpyetjet për rolin e kompanisë globale në sektorin e kontenierëve.

Sipas ekpertit te mjedisit Ahmet Mehmeti “ne nuk zbatojmë rregullat dhe ligjet. Autoriteti Portual duhet të kishte zbatuar rregullat dhe ligjet, të kontrollonte kush hyn e kush del brenda kufirit shqiptar. Të dijnë cfarë futet, si mund të vijnë të na futen lëndë radioaktive e ne s’e dimë? Na futen helmet dhe mbeturinat e të gjithë botës dhe ne nuk e dimë, jemi bërë koshi i Europës…” Sipas raportit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, vetëm vitin e kaluar, Shqipëria ka prodhuar 39 mijë tonë mbetjesh të rrezikshme, duke përjashtuar mbetjet e rrezikshme spitalore. Aktualisht vendi yne nuk ka impiant incenerimi per mbetje te rrezikshme dhe ligji e ndalon importin e mbetjeve të rrezikshme./ Balkanweb

porti i durresit lende toksike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet