LIVE UPDATES
Aktualitet

Kurum nxori 800 ton mbetje nga Porti i Durrësit? Zbulohet transferta 3.2 mln euro e kompanisë “Sokolaj” drejt turqve ndryshimet në QKR pasi “plasi” skandali

Më 21 gusht 2024, KURUM bëri një deklaratë publike për mediat, duke mohuar  lidhjet me eksportin e mbetjeve të rrezikshme.

19 Shtator 2024, 20:41 Nga r.ll
Kurum nxori 800 ton mbetje nga Porti i Durrësit? Zbulohet transferta 3.2
foto ilustruese

TIRANË- Kush janë kompanitë që dyshohen se janë të përfshira në trafikimin e mbetjeve të rrezikshme? Mbas publikimit të lajmit në media, Prokuroria e Durrësit filloi hetimin për çështjen e trafikut të paligjshëm të mbetjeve toksike, ku dyshohet se kompania “SOKOLAJ” në pronësi të Gjovana Sokolaj ka eksportuar mbetje të rrezikshme me destinacion Tajlandën.

Sipas “BIRN”, e cila i referohej dosjes së prokurorisë Durrës, kompania “Sokolaj” është eksportuese e kontenierëve dhe kompania turke “Kurum International” rezulton burimi i produkteve që dyshohen si të rrezikshme.

Më 21 gusht 2024, KURUM bëri një deklaratë publike për mediat, duke mohuar  lidhjet me eksportin e mbetjeve të rrezikshme.

“Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme ndaj edhe në këtë rast, kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International,” deklaroi kompania turke.

Reagimi i KURUM-it erdhi pas lajmit se e vetmja kompani që mund të prodhonte këtë kategori mbetjesh në sasi të mëdhaja ishte firma turke.

Dyshimet për përfshirjen e kësaj të fundit u përforcuan me deklaratën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e cila në mënyrë indirekte implikoi kompaninë me qendër në Elbasan.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, “vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS”.

“SOKOLAJ” sh.p.k është themeluar në vitin 2006 nga Gjovana Sokolaj së bashku me bashkëshortin e saj, Doni Sokolaj dhe ka si objekt veprimtarie import/eksportin e mineraleve, si dhe transportin e mbetjeve të rrezikshme.

69539c85 6c92 46e7 9a05 De7fc753c881
69539c85 6c92 46e7 9a05 De7fc753c881

Gjatë këtyre viteve kompania ka patur si aksioner edhe turkun “Serdar Can Hakliol”, i cili rezulton njëkohësisht ortak me Gjovana Sokolaj te kompania “Florester Metalik”.

Nga të dhënat e siguruara nga “VETTING” rezulton se kompania “SOKOLAJ” shpk ka interesa financiare në Turqi, ku ka lidhur një kontratë me kompaninë turke “Hakliol Madencilik”. Nga viti 2014 deri në vitin 2023, SOKOLAJ ka transferuar drejt kompanisë turke shuma me vlerë totale 319 milionë lekë ose 3.2 milionë euro.

Në vitin 2022, “SOKOLAJ” sh.p.k është pajisur me licencë për transportin dhe grumbullimin e mbetjeve të rrezikshme nga Ministrja Mirela Kumbaro. Megjithatë një detaj i rëndësishëm ka kaluar pa rënë në sy. Nga dokumentet e siguruara nga “Vetting”, një vit më pas leja e kompanisë do të pësonte ndryshime, të cilat do të rrisnin kapacitetet për përpunimin e mbetjeve toksike.

Konkretisht është shtuar kodi 12 01 17 për mbetjet e materialeve shpërthyese, të tjera nga ato që përmenden te kodi 12 06 01. Pyetja që ngrihet është: Për çfarë mbetjesh materialesh shpërthyese po flasim, që përdoren nga kompanitë private apo ushtria, të cilat i përpunon kompania “SOKOLAJ” shpk?

Hetimet e prokurorisë kanë vendosur në lëvizje administratorët e kompanisë, ku e afërmja e Gjovana Sokolaj, Olizana Pemati, ka kryer veprime të tjera me kompanitë. Menjëherë pas publikimit të lajmit në media për eksportin e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme, në 13 gusht në Qendrën Kombëtare të Biznesit është ngarkuar vendimi, ku Olizana Pemati është shkarkuar nga aksionerët e kompanisë më herët në 27 qershor./ BalkanWeb

porti i durresit mbetjet e rrezikshme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet