Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në pasuritë e konfiskuara me vendim të gjykatës pas kërkesës së SPAK, përfshihen 4 llogari bankare me shumën totale 4 mijë euro, një apartament dhe një njësi shërbimi.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Armando Doçaj, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në Danimarkë dhe pjesë e organizatës kriminale të Astrit Beqirajt.
Në pasuritë e konfiskuara me vendim të gjykatës pas kërkesës së SPAK, përfshihen 4 llogari bankare me shumën totale 4 mijë euro, një apartament dhe një njësi shërbimi.
Gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi kërkesat e palëve, vendosi që një prej këtyre pasurive të mos konfiskohej dhe bëhet fjalë për një apartament të porositur.
NJOFTIMI I GJKKO:
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 28.04.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskim i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme për të cilat Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 12, datë 04.05.2021 ka vendosur sekuestrimin e tyre, kundër shtetasit Armando Doçaj dhe personave të lidhur Pjetër Doçaj, Roberta Doçaj dhe Shkëlzen Doçaj.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenin 112 të K.Pr.Penale dhe nenet 3, 7, 10, 21, 22, 24, 27 dhe 28/1 të Ligjit Nr. 10192 dt. 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, me vendimin Nr. 2, datë 07.03.2025 vendosi:
Pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:
Shuma monetare prej 1976 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit Armando Pjetër Doçaj.
Shuma monetare prej 551 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të Roberta Mhill Doçaj.
Shuma monetare prej 1000 euro e ndodhur në llogarinë e kursimit me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit A.D.
Shuma monetare prej 456 euro e ndodhur në llogarinë (karte e parapaguar) me Nr. **** në emër të shtetasit K.D.
Pasuri e paluajtshme Nr. **** Z.K. **** pasuri e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 134 m2, me adresë, ****
Apartament me sipërfaqe 122.58 m2, me adresë ****, përfituar sipas kontratës për kalim të drejtash pronësie dhe premtim shitje Nr. Rep./kol. **** datë **** me palë blerëse shtetasin Armando Pjetër Doçaj dhe palë shitëse shtetasit E.B dhe E.B. me çmim blerje në shumën 20.000 euro.
Heqjen e masës parandaluese me karakter pasuror atë të “sekuestrim i pasurisë” e caktuar me vendimin nr. 12, dt. 04.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës sëParë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua dhe kthimin e pasurisë së mëposhtme personave që ju takon: Apartament me sipërfaqe 116.83 m2, përfituar sipas kontratës së sipërmarrjes Nr. Rep./kol. ****, datë **** lidhur midis palëve: shoqëria “XH&M” Shpk në cilësinë e investitorit dhe Pjetër Ndue Doçaj me cilësinë e porositësit, me çmim 46 732 euro.Urdhërohet sekretaria e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ti dërgojë një kopje të vendimit, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Agjencisë për Administrimin e Paurive të Sekuetruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave për ekzekutimin e tij.
Shpenzimet hetimore dhe ato procedurale gjyqësore i lihen në ngarkim shtetasit Armando Doçaj.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 10 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Tiranë, më datë 07.03.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Foto ilustruese TIRANË- Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025 janë një mundësi e rëndësishme për të f...
Elton Alushi TIRANA- Drejtori i policisë së Tiranës, Elton Alushi është paraqitur ditën e sotme në SPAK...
Altin Dumani TIRANA- Brenda një kohe të shkurtër, besimi i publikut tek Prokuroria e Posaçme u rrit me 10 pikë, sugje...
foto ilustruese TIRANË- Katër persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme janë arrestuar ditën ...
Andi Çakalli ELBASAN - 7-vjeçari, Andi Çakalli i cili u raportua i humbur pak më parë është gjetur. Familjarë...
Foto ilustruese TIRANA- Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur kontaktet me familjen e tij prej muajit qershor 2024. Mësohet se i riu me inicial...
foto ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lundër, ku si pasojë një grua ka mbetur e plagosur...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Qytetari Lilo Shehu dhe akti i tij i guximshëm kanë bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme me ...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Jusel Micit dhe Mendim Domit. Këta të fundit po...
Mario Përlleshaj, Martin Cani TIRANË - Gjykata e Posaçme ka caktuar datën e seancës paraprake për autorin e vrasjes së...