13 Qershor 2023, 10:38
Nga m.s
Pashaporta
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja të falsifikuara. Në sajë të operacionit të koduar "Watermark" është bërë arrestimi i personave me inicialet M. H., 35-vjeç, Sh. H., 52-vjeç, dhe I. H., 34-vjeç, të tre banues në Tiranë. Uniformat blu lokalizuan personin me inicialet M. H., në Kamzë, dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një dokument (patentë italiane) të dyshuar të falsifikuar.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Sh. H., dhe I. H., siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin shtetasit M. H., kundrejt pagesës. Ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Watermark", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë. Vihen në pranga 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas merreshin me falsifikime dokumentesh, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka regjistruar procedimin penal. Si rezultat i hetimeve proaktive të kryera në funksion të këtij procedimi penal është dokumentuar me prova ligjore kjo veprimtari kriminale dhe është finalizuar operacioni policor i koduar "Watermark". Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve: - M. H., 35 vjeç, Sh. H., 52 vjeç, dhe I. H., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin M. H., në Kamzë, dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një dokument (patentë italiane) të dyshuar të falsifikuar. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Sh. H., dhe I. H., siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin shtetasit M. H., kundrejt pagesës, dhe ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
dokumente të shtetësive të huaja të falsifikuara
Aktualitet
13 Qershor 2023, 10:25
m.s
Eva Buzo
TIRANË- Një shqiptaro-australiane e cila quhet Eva Buzo, ka vendosur të sfidojë vetveten duke notuar nga Otranto në Vlor...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 10:30
A.B
Agjensori
TIRANË- Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit private, ndalim ky i bërë një dit&e...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 10:27
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Ndodh sërish gjatë maturës shtetërore. Kur kanë kaluar vetëm 20 minuta pas nisjes së provim...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 10:02
A.B
Klajdi Mjeshtri
ITALI-Personi në foto është Klajdi Mjeshtri, shqiptari 28-vjeçar i cili një ditë më parë vrau 34-...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 09:48
m.s
arma qe posedonte Elsid Molla
POLIÇAN- Policia, pas marrjes së informacioneve se një shtetas kishte kryer qitje me armë zjarri n&eum...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 09:30
m.s
Ksamil
TIRANË- Më shumë qytetarë të Serbisë do të kalojnë pushimet në Shqipëri këtë verë.&...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 09:21
A.B
Policia
VLORË- Zbardhet aksidenti me pasojë vdekjen që nddodhi një ditë më parë në aksin rrugor 'Fier-Vlorë'. ...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 08:59
A.B
Parate
DURRËS- Arrestohet Elson Rrodhe në Portin e Durrësit. 37-vjeçari u vu në pranga pas një kontrolli që u ushtrua ...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 08:46
m.s
foto ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë të moshës 28 dhe 30-vjeç janë dënuar me 1 vit e gjysmë për 3 vjedhje në...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 08:51
A.B
Testim
TIRANË- Dita e sotme është shumë e rëndësishme për maturantët në të gjithë vendin. Ata do t&e...