4 Qershor 2022, 15:52
Nga DOSJA

Kuvendi po zgjedh Presidentin e Republikës. Ky është një akt me rëndësi kushtetuese dhe politike për Shqipërinë. ISP po monitoron Kuvendin dhe praktikat zgjedhore jane komponente thelbesore monitorimi e vleresimi. Ne rastin konkret, vullneti politik është i qartë, por procesi kushtetues kërkon gjithashtu edhe solemnitet në përmbajtje dhe në aspektin procedural.
Duke parë dokumentin iniciues parlamentar rezulton se akti kushtetues i mbledhjes së nënshkrimeve drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndonëse nis me shprehjen standarde “e nderuara zonja kryetare e Kuvendit” vijon me nënshkrimet, ku vetë “e nderuara zonja kryetare e Kuvendit” është firmë e tretë! Mazhoranca i ka firmat e nevojshme, vendimmarrja është tashmë procedurë, ndaj thjesht ka luksin të zgjedhë cilët deputetë do të nënshkruanin formalisht aktin. Një person politik dhe institucional nuk mund t’i drejtojë kërkesë vetvetes, sidomos në një akt të tillë me vlerë kushtetuese e gjurmë referuese për memorien historike dhe institucionale, ndaj ky paradoks etik e protokollar mund / duhej të evitohej. Për të shkuar akoma më tej, e njëjta gjë mund të thuhej edhe për nevojën e përzgjedhjes cilësore, evitimit të firmave nënshkruese nga deputetë që janë pjesë direkte/indirekte të listave non grata apo penalizimeve të njohura nga partnerët strategjikë, SHBA dhe BE.
Juristët që këshillojnë praktikën në raste të tillë, këshilltarët e grupit dhe të Kuvendit që hartojnë dokumentet dhe politikanët që ende kanë njohuri mbi shtetin dhe praktikat e mira institucionale, do të duhet të këshillonin eprorët e tyre dhe të evitonin dokumente të tilla, duke menduar edhe për solemnitetin dhe seriozitetin e procesit, vendimmarrjes dhe aktit kushtetues me vlerë historike.
Aktualitet
4 Qershor 2022, 15:52
Foto ilustruese
VLORË- Në Dhërmi është gjetur një armë zjarri. Arma është konstatuar nga Shërbimet e Stac...
Aktualitet
4 Qershor 2022, 14:56
Vjedhja ne Koplik
KOPLIK- Pas gati një muaj kërkimi policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy të rinjë të d...
Aktualitet
4 Qershor 2022, 14:57
Andi Bejtja
TIRANË- Gazetari Andi Bejtja ka ngritur një shqetësim tjetër lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, q&eum...
Aktualitet
4 Qershor 2022, 13:41
Policia e Shtetit
TIRANË- 7 persona janë arrestuar në vend për vepra të ndryshme penale, ndërsa 1 procedohet në gjendje ...
Aktualitet
4 Qershor 2022, 13:54
Bajram Begaj
TIRANË- Kandidati i maxhorancës për president të Republikës, gjeneralmajor Bajram Begaj i është drejtuat s...
Aktualitet
4 Qershor 2022, 13:35
k.m
DURRËS- Temperaturat e larta kanë drejtuar qytetarët drejt bregdetit, duke shkaktuar fluks të madh makinash për në Durrës. ...
Aktualitet
4 Qershor 2022, 12:36
k.m
POGRADEC- Një episod i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Komisariatin e Pogradecit. Specialistët për Hetimin e...
Aktualitet
4 Qershor 2022, 12:26
d.a
Policia italiane
ITALI- Dymbëdhjetë fletë arresti dhe njëmbëdhjetë denoncime të tjera u kryen mëngjesin e sotë...
Aktualitet
4 Qershor 2022, 10:59
TURQI- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Turqi ka marrrë pjesë në...
Aktualitet
4 Qershor 2022, 10:11
Etleda Çiftja
TIRANË- Prokuroria e Posaçme, SPAK ka marrë të pandehur komisioneren e Komisionit të Pavarur të Kualif...