LIVE UPDATES
Aktualitet

“Thembra e Akilit”, si po shfrytëzohen raportet mjeko-ligjore për zbutjen e akuzave dhe lirimin e kriminelëve

Ky fenomen ka krijuar një rreth vicioz, ku drejtësia nuk është një mjet për ndëshkimin dhe rehabilitimin, por një mjet për t’i rikthyer ata në botën e krimit.

19 Nëntor 2025, 22:52 Nga M.L

 

“Thembra e Akilit”, si po shfrytëzohen raportet mjeko-ligjore
Foto nga emisioni

 

Personazhe të njohur të botës së krimit që u liruan me kusht përmes raporteve mjeko-ligjore të dyshimta, janë një dëshmi e qartë se si abuzimi me lirimin me kusht ka krijuar një skemë arratie për njerëzit e botës së errët.

Ky fenomen ka krijuar një rreth vicioz, ku drejtësia nuk është një mjet për ndëshkimin dhe rehabilitimin, por një mjet për t’i rikthyer ata në botën e krimit.

‘Këto kur dalin nga burgu policia i njeh si kontigjent kriminal, të hapur, që do të thotë i ka në mbikqyrje, për disa vepra p.sh për dhunë seksuale është hartuar një regjistër’ u shpreh Fehmi Sufaj, ZV.Drejtor i Burgjeve.

‘Padyshim që për sa kohë që një pjesë e akteve determinojnë ekzistencën e këtyre kushteve janë të një natyre prej eksperti në përpilim dhe nënshkrim përkatës mundet që me ekspertin të ketë një spekulim të konkluzioneve përkatëse por është lehtësish e gjurmueshme dhe e provueshme e kundërta. Përse e thashe sepse organi procedues, nese ka dyshime per fasl apo gënjeshter mund ta provoje këtë’ u shpeh avokati, Ardian Visha.

Në këtë kontekst, ekspertët gjykojnë si thelbësore që organet e drejtësisë të rishikojnë praktikat e lirimit me kusht, të forcojnë masat për kontrollin e të dënuarve dhe të sigurojnë që ata që përfitojnë nga ky mekanizëm të jenë realisht të rehabilituar.

Duhet vërtetuar se ata janë të aftë për t’u rikthyer në shoqëri si qytetarë të ligjshëm dhe të përgjegjshëm. Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i padiskutueshëm dhe të mbajë përgjegjësi për çdo veprim të tij, pasi nuk janë të pakta rastet, ku me ekspertizën mjeko-ligjore abuzohet.

‘Kushtetuta dhe ligji ka përcaktuar standarde se si duhet të nisë hetimi disiplinor, sepse një hetim disiplinor është i verifikueshëm edhe nga këshillat edhe nga KPA, që kushtetuta ka parashikuar për të monitoruar vendimmarrjet e ILD edhe KLGJ e KLP dhe eventualisht në gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe nuk është rrugë e shkurtër dhe e lehtë për këtë ILD është e kujdesshme në ruajtjen e këtyre standardeve jo për individin, por për figurën e gjyqtarit e prokurorit’ u shpreh Artur Metani, drejtues ILD.

Ekspertizat mjeko ligjore të dyshimta, kanë ndikuar edhe në hetimin e çështjeve të caktuara. Ngjarja e ndodhur më 6 korrik 2023 në fshatin Borizanë të Krujës është një shembull tipik i mënyrës se si drejtësia shqiptare funksionon me dy standarde: një për të zakonshmit dhe një tjetër për të fortët. Sulmi i anëtarëve të fisit Rraja ndaj kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja, i dokumentuar nga kamerat dhe dëshmitarët okularë, duhet të kishte çuar në një ndjekje të rreptë ligjore. Megjithatë, pas ndërhyrjes së institucioneve të drejtësisë, akuzat u lehtësuan, duke e kthyer një rast të rëndë dhune në një çështje që duhej ndjekur nga vetë viktimat përmes një ankese private.

‘ILD vihet në lëvisje me 3 mënyra. E para është me ankesa, ku çdo qytetar ose institucion publik mund ti drejtohet ILD me letër për shkeljet dhe patjetër me emrin e magjistratit. Mënyra e dytë është kjo që thamë nëpërmjet inspektimeve tematike, ku inspektori mund të identifikojë shkelje disiplinorë të magjistratëve në sistem. Dhe mënyra e tretë është ndërhyrja e inspektorit të lartë të drejtësisë, me iniciative kur verën se ka vend apo është çështje që i përket kompetencës së tij’ u shpreh Artur Metani, drejtues ILD.

Pamjet filmike dhe dëshmitë tregonin qartë natyrën brutale të sulmit. Ishte një akt i organizuar, i cili nuk linte vend për interpretime. Dhuna u ushtrua publikisht, pa asnjë frikë nga pasojat, duke treguar qartë besimin e agresorëve se nuk do të ndëshkoheshin. Madje ishin vetë ata që kishin filmuar edhe ngjarjen.

Në një shtet normal, kjo do të kishte rezultuar në ndjekje penale të pakushtëzuar. Por, vetëm dy javë pas arrestimeve të kryera, ekspertiza mjeko-ligjore arriti në një përfundim të diskutueshëm: se plagët e viktimave nuk ishin të rrezikshme për jetën dhe se dëmtimet e pësuara nuk justifikonin akuzën për “plagosje të rëndë me dashje”

‘Për mua çdo mjek është ekspert në profesionin e vet i cili nuk duhet të licensohet vetëm nga Ministria e Drejtësisë dhe të quhet ekspert i mjekësisë ligjore , për mua është një rast i cili do rishikuar dhe nuk duhen lerë tagrat tek një grup njerëzish’ u shpreh Bledar Meminaj, avokat.

Ky akt i hartuar nga ekspertë të drejtësisë mjeko-ligjore u përdor nga Prokuroria për të ndryshuar klasifikimin e veprës penale, duke e zbutur atë në “plagosje të lehtë me dashje”. Në këtë mënyrë, barrën e ndjekjes penale nuk e mbante më shteti, por vetë viktimat, të cilët duhet të paraqisnin një kërkesë zyrtare për të vijuar ndjekjen e agresorëve. Ky ndryshim nuk ishte thjesht një teknikalitet ligjor, por një manovër që e bënte praktikisht të pamundur ndëshkimin e autorëve të dhunës./ Top Channel

fehmi sufaj ardian visha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet