LIVE UPDATES
Aktualitet

Thasë me miliona euro, tonelata drogë dhe arsenal armësh! PAMJET dhe DETAJE nga goditja e kartelit shqiptar në Spanjë, mes të arrestuarve një polic dhe një avokat

Garda Civile dhe Policia Kombëtare publikuan të enjten detaje dhe pamje të reja nga operacioni i gjerë që çoi në goditjen e këtij rrjeti, i cili kishte përdorur ishullin Ibiza si qendër strategjike për transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike drejt vendeve të tjera evropiane.

6 Nëntor 2025, 21:34 Nga M.L

Thasë me miliona euro, tonelata drogë dhe arsenal armësh! PAMJET

SPANJË- Media spanjolle La Voz de Ibiza ka raportuar se një nga rrjetet më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës, i lidhur me mafien shqiptare, është çmontuar nga autoritetet spanjolle. Garda Civile dhe Policia Kombëtare publikuan të enjten detaje dhe pamje të reja nga operacioni i gjerë që çoi në goditjen e këtij rrjeti, i cili kishte përdorur ishullin Ibiza si qendër strategjike për transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike drejt vendeve të tjera evropiane.

Operacioni “Enroque Bal/Manso” u zhvillua në gjashtë faza midis korrikut dhe nëntorit, pas më shumë se dy vitesh hetime. Kontrollet u kryen në Ibiza, Majorka, Valencia dhe zona të tjera të Mesdheut, duke përfshirë ekipe speciale sulmi, agjentë të maskuar dhe mbështetje ajrore, siç shihet në pamjet e publikuara nga forcat e sigurisë.

Ibiza, pika hyrëse në Mesdhe për drogën

Organizata kriminale trafikonte kokainë dhe hashash përmes ujërave të Ibizës, duke përdorur gomone me fuqi të lartë që vinin nga Afrika e Veriut ose Amerika e Jugut. Në det, ata caktonin pika takimi me anijet tregtare dhe shkëmbenin çanta të papërshkueshme nga uji, të pajisura me GPS.

Ngarkesat ruheshin në Ibiza përpara se të dërgoheshin në Majorka, në pjesën kontinentale të Spanjës dhe në disa vende evropiane. Në një nga udhëtimet e kapura, autoritetet sekuestruan 675 kilogramë kokainë në portin e Valencias, e cila më parë kishte kaluar nëpër ishull.

Një arsenal, miliona euro dhe një rrjet ndërkombëtar

Gjatë 71 kontrolleve të kryera, agjentët sekuestruan 687 kilogramë kokainë, 2.500 kilogramë hashash, 3 kilogramë marihuanë, një kilogram metamfetaminë, LSD, heroinë dhe speed, si dhe 1.5 milionë euro në para të gatshme, 16 armë zjarri, silenciatorë, automjete, ora luksoze, vepra arti dhe pajisje elektronike e gjurmimi.

Hetimi tregon se rrjeti vepronte si një ndërmarrje kriminale ndërkombëtare, me njësi të dedikuara për transport, magazinim, kontabilitet dhe pastrim parash, si dhe lidhje me klane të Europës Lindore, avokatë, policë dhe menaxherë të akomodimeve turistike.

Një inspektor policie dhe një avokat mes të arrestuarve

Në total u arrestuan 76 persona, mes tyre i dyshuari si udhëheqës Stefan Milojevic, i konsideruar krahu ekzekutiv i mafies shqiptare në Spanjë; avokati Gonzalo Márquez, i identifikuar si truri financiar i rrjetit; dhe inspektori i Policisë Kombëtare, Faustino Nogales, i akuzuar për rrjedhje të informacionit konfidencial drejt organizatës.

Të tre ndodhen në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shtrirjen e plotë të rrjetit dhe lidhjet e tij në vende të tjera evropiane.

Pamjet e operacionit: kontrolle të njëkohshme dhe ndërhyrje ajrore

Videot e publikuara nga Garda Civile dhe Policia Kombëtare tregojnë kontrollet e njëkohshme në banesa në Majorka, Ibiza dhe Valencia, me agjentë të njësive speciale që hynin me forcë në prona, qen nuhatës për drogë dhe mjete policie që siguronin rrugët.

Pamjet tregojnë gjithashtu kontrolle detare, sekuestrime të paketave me drogë dhe parave në dorë, si edhe ndërhyrjen ajrore me helikopterë gjatë fazave më intensive të operacionit.

kartel shqiptar ne spanje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet