Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas mediave italiane, Elson Leka dyshohet se ka përdorur mjete të ndryshme për të detyruar shlyerjen e borxhit, duke përfshirë kërcënime me armë, dhunë fizike dhe deri tek hedhja e një lënde shpërthyese në banesën e familjes së viktimës.
ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, i dyshuar për një seri sulmesh dhe kërcënimesh ndaj një të riu italian dhe babait të tij. Ngjarja ka lidhje me një borxh të pazgjidhur për drogë, që fillimisht ishte vetëm 1,000 euro, por që u kthye në një seri akteve të dhunshme.
Sipas mediave italiane, Elson Leka dyshohet se ka përdorur mjete të ndryshme për të detyruar shlyerjen e borxhit, duke përfshirë kërcënime me armë, dhunë fizike dhe deri tek hedhja e një lënde shpërthyese në banesën e familjes së viktimës. Akti më i rëndë i ndodhi në periferi të Romës, ku Leka, në shoqërinë e disa bashkëpunëtorëve, përballi 23-vjeçarin dhe babain e tij. Gjatë përplasjes, i riu u përpoq të mbrohej, ndërsa babai i tij u rrah rëndë, duke marrë plagë në fytyrë dhe trup.
Ngjarjet filluan që nga gushti i kaluar, kur i arrestuari dyshohet se i shiti kokainë të riut italian. Kur viktima nuk arriti të paguante në kohë, shqiptari nisi një seri sulmesh dhe kërcënimesh për ta detyruar të shlyente borxhin. Hetimet tregojnë se Leka përdori mënyra të ndryshme për të ushtruar presion, duke përfshirë edhe sulme me mjete të forta dhe kërcënime të drejtpërdrejta për jetën e viktimës dhe familjes së tij.
“Nëse nuk paguan, do të vras”, ishte shprehur shqiptari.
Policia dhe hetuesit arritën të mbledhin prova të mjaftueshme falë pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe hetimeve të tjera, duke çuar në ekzekutimin e urdhrit të arrestit dhe shoqërimin e shqiptarit në burgun Rebibbia të Romës. Autoritetet theksojnë se ngjarja është e lidhur me qarqet lokale të trafikut të drogës në bregdetin e Lacios, ku operojnë grupe me pjesëmarrje të individëve shqiptarë, dhe se hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse i arrestuari ka lidhje me organizata kriminale të strukturuara.
DURRËS- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me dy komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja, kanë kryer sot një v...
Sinan Manjani TIRANA- Personi që shinë foton e mësipërme është Sinan Manjani, mjeku i Qendrës Shëndetësore nr....
Foto ilustruse GREQI- Zyra e prokurorit të Larisës i ka dërguar Pano Ruçit një njoftim 10-ditor për t'u paraqitur dhe ...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar sot gjashtë persona, në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi nuk kanë kall&eum...
foto ilustruese KOSOVË- Dhjetëra punëtorë të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) kanë protestuar të enjten pran...
Pamjet DIBËR- Dhjetra drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të ndryshme të kodit rrugor gjatë ditës së s...
foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Gullbovc të Malishevës ku dy vëllezër, Drit...
Ka kaluar më shumë se një dekadë që nga ai takim i qetë në Kryeministri, kur dy aktivistë të rinj të komunit...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar sot një 38-vjeçar në Durrës. Ai është arrestua nga forcat blu, pasi organi...
foto ilustruese Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, një nga garat më të ndjekura zhvillohet në Mat, ku qyteta...