27 Tetor 2022, 19:57
Nga I.A
Hirre
TIRANË- Edhe pse një gjë e tillë nuk u miratua një ditë më parë, kjo nuk do të thotë se prodhuesit e mëdhenj të bulmetit nuk do të tentojnë sërish. Skema që dëmton prodhuesit e qumështit vendas, është lënë mënjanë momentalisht, por Top Channel ka mësuar që ajo do të futet në Paketën e Re Fiskale kësaj herë si propozim i deputetëve. Lobimet e biznesit në kurriz të fermerëve do të kalojnë nga qeveria në parlament.
“Mungesa e qumështit ka drejtuar fabrikat tek këto lëndë që janë të ligjshme por që në të vërtetë këtu vendoset në diskutim dhe sasia që përdoret. Hirra dhe kremi i qumështit po vrasin blegtorinë në kohën që ne duhet të mbështetemi“, tha Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore.
Ekspertët e bujqësisë që jemi ende në kohë për të shpëtuar sektorin e blegtorisë.
“Hirra e qumështit e vret blegtorinë. Për të shtuar numrin e gjësë së gjallë është momenti që të mbështesim fermerin duke i dhënë subvencionim lekë për litër qumësht,dhe lekë për kilogrami mish që do të dorëzohet për treg. Subvencionimi për kokë lopë është i gabuar“, tha Zef Gjeta, ekspert i sigurisë ushqimore.
Tkurrja e blegtorisë, në vendin tonë ka shkaktuar krizë qumështi dhe mishi. Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT vetëm brenda 4-vjeçarit të fundit Shqipëria ka gjysmë milioni dhi, si dhe 100 mijë krerë lopë më pak. Mungesa e qumështit vendas, rriti çmimin e bulmetit. Përgatitja e gjalpit, kosit, djathit me qumështin e importit dhe hirrën e qumështit rriti çmimin e bulmetit ku 1 kg gjalpë kushton 1400 lekë, ndërsa djathi blihet me 1000-1200 lekë.
Blegtorët kanë hequr dorë nga mbarështimi i gjësë se gjallë sepse në kohën kur industria e përpunimit të qumështit 1 litër qumësht e blinte tek fermeri më lirë se 1 litër uji, Ministria e Bujqësisë vendosi të mos e mbështesë fermerin me politikat e duhura bujqësore, siç është subvencionimi lek për litër qumësht. Nëse ne do të vazhdojmë të sillemi kështu me blegtorët, rrezikojmë t’i themi përgjithnjë mirupafshim qumështit të freskët vendas./ Marrë nga Top Channel
zef gjeta ervin resuli
Aktualitet
27 Tetor 2022, 19:57
k.m.
Foto ilustruese
Institucionet publike mund të kenë ligjërisht të drejtën të refuzojnë dhënien e përgjigjes nda...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 19:09
d.a.
Parlamenti britanik
BRITANI- Ministrave britanik iu tha që t'i jepnin fund 'farsës' rreth kalimeve të emigrantëve, kryesisht shqiptar, ...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 19:07
k.m.
Skënder Haluci në seancë
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendi...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 18:57
I.A
Foto Ilustruese
FIER- I riu Harald Myftari, i cili u arrestua një jave më parë në Fier me kanabis dhe pajisje për prodhim bit...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 18:58
k.m.
Droga e kapur
PRATO- Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar me drogë. Sipas mediave italiane, shqiptari me banim në Pis...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 18:50
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Shtirej si grek por në fakt ishte shqiptar. Madje kishte 14 identitete. Sipas mediave italiane, shqiptari u ndalua nga një...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 18:28
I.A
Foto Ilustruese
DIBËR- Një person është arrestuar ditën e sotme në Peshkopi për trafik të lëndëve na...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 18:19
I.A
Kokainë
ZVICËR- Policia e Zvicrës arrestoi një trafikant droge shqiptar në stacionin e trenit në Richtersëil ZH të ...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 18:12
k.m.
Gentian Malindi
VORË- Policia e Shtetit ka publikuar videon nga arrestimi i Gentian Malindit në Vorë. I shpallur në kërkim pë...
Aktualitet
27 Tetor 2022, 17:28
I.A
Covid
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...