LIVE UPDATES
Aktualitet

Tenderat abuzivë të Bashkisë Selenicë/ Kryetari mohon konfliktin e interesit: Nuk më duhet kush po i bën punimet

Kontrata për këtë tender u firmos në 3 korrik. Këtë vit, konkretisht në datë 16 maj Bashkia e Selenicës hap një tjetër tender. 

13 Shtator 2024, 21:32 Nga M.B
Tenderat abuzivë të Bashkisë Selenicë/ Kryetari mohon
Foto ilustruese

SELENICA- Keqmenaxhimi i fondeve publike në institucionet e qeverisjes vendore, denoncohet çdo ditë nga mediat, lokale dhe qendrore. Edhe pse pasojat cojnë në mungesë të investimeve për komunitetin dhe bien vetëm mbi ne, popullin , zyrtarët vazhdojë të abuzojnë pa u shqetësuar aspak për pasojat. Këtë herë, Piranjat do të sjellin një rast abuzimi nga Bashkia Selenicë

Në 18 prill të vitit 2023 Bashkia Selenicë organizoi tenderin me objekt “Meremetim dhe Hidroizolim i Shkollave 9-vjeçare”: Velcë, Lubonjë, Ramicë dhe Peshkëpi.” Në këtë procedurë morën pjesë 4 operatorë ekonomikë dhe në 19 maj 2023 fitues u shpall bashkimi i operatorëve APIS CONSTRUCTION & Asi-2A CO, të cilët dhanë ofertën e dytë më të ulët, 116 mijë euro me tvsh.

Sipas relacionit arkitektonik ndërhyrjet për të 4 shkollat, do të konsistonin në: punime murature, catie-izolimi, elektrike, etj. Kontrata për këtë tender u firmos në 3 korrik. Këtë vit, konkretisht në datë 16 maj Bashkia e Selenicës hap një tjetër tender.  Këtë herë për rikosntruksionin e plotë të një shkolle, që për paradoks ishte pjesë e tenderit të mëparshëm të riparimeve.

Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Peshkëpisë”. Pra, në 2023 shpallin fituesin për atë që do të rikonstruktojë këtë shkolle dhe një vit më pas hapin prapë garën për të bërë sërish rikosntruksionin e saj?

Besoj se e kuptuat, që këtu ka diçka që nuk shkon. Por s’kemi mbaruar akoma. Gjejeni pak se kush u shpall fitues? I njëjti operator që fitoi edhe tenderin e parë: ASI-2A CO. Ama këtë herë, me një fitim shumë herë më të madh. Vlera e kontratës është 753 mijë euro me tvsh dhe punimet do të zgjasin 7 muaj.

Vallë,  për çfarë arsyeje ka lindur nevoja që këto punime të përfshihen edhe në tënderin e dytë dhe të kryhen sërish nga ASI-2A CO? Këtë, ju a sqarojmë tani. Operatori ASI-2A CO  ka një histori  suksesi me Bashkinë e Selenicës, pasi nuk është hera e parë që ai fiton tenderat e kësaj bashkie. Po të bëjmë një kërkim, shohim se ai ka fituar pafund kontrata...dhe mijëra euro sigurisht.

Gjithashtu, fituesi kronik Asi 2° ka lidhur 2 kontrata në Bashkinë Has me vlerë totale 200 mijë euro, edhe në bashkëpunim me një firmë tjetër po aq interesante. Bëhet fjalë për “VISCONS GROUP” , e cila rezulton në emër të  Marjo Hoxhaj. Që është as më pak dhe as më shumë, djali i Lulo Hoxhaj, shefit të financës së Bashkisë Selenicë.

Pra, tendera të dhëna dy herë për të njëjtat punime, kompani që fitojnë të gjitha garat e punëve publike dhe persona në konflikt interesi. Lidhur me të gjitha këto përfundime, kryetari Nertil Ballaj ka vetëm një përgjigje.

“Nuk ka asnjë konflikt interesi. Nuk më duhet kush po i bën punimet. Tenderi vjet është bërë për rregullime të objekteve, që i prishin nxënësit dhe këtë vit për rikonstruksionin e plotë të saj..”

Një argument, që kundërshtohet fare lehtë nga vetë zërat e punimeve, të cilat janë të njëjta për të dyja tenderat./ Piranjat

selenica

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet