Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, ata kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, kundrejt fitimit.
GJIROKASTËR- Pas arrestimit të shefit të operacionales në Gjirokastër, Agim Fejzo, si pjesë e një grupi kriminal që falsifikonte dokumente, janë arrestuar dhe 8 anëtarët e kësaj organizate. Dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, ata kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, kundrejt fitimit.
Gjithashtu, gjatë operacionit është zbuluar një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve. Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar laboratori, një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë kriminale.
Njoftimi:
Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, operacioni policor i koduar “No chance”.
Vihen në pranga 8 shtetas, pjesë të grupit kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjendet një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve. Sekuestrohen laboratori, një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë kriminale.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas iranianë.
Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, si rezultat i një hetimi 9-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “No chance”.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 8 shtetas.
Masat e sigurisë janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i formularëve, stampave dhe vulave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione pubklike”.
Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
A. H., 32 vjeç, banues në Tepelenë;
M. D., 40 vjeç, banues në Fier;
F. P., 56 vjeç, banues në Konispol;
M. H., 40 vjeç, banues në Tepelenë;
Y. Sh., 56 vjeç, banues në Gjirokastër;
A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër;
J. Ç., 51 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
N. T., 52 vjeç, banues në Gjirokastër.
Këta shtetas dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, kundrejt fitimit.
Vazhdon kryerja e veprimeve procedurale.
fotot ilustruese ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi në automjetet që drejtonin...
Foto ilustruese GJIROKASTRA- Shefi i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në DVP Gjirokastër, Agim Fejzo, është lën&...
Autori i dyshuar FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar burg pa afat për Altin Kukën dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Emaurisio dhe bashk...
Foto ilustruese SARANDA- Mehmet Canaj dhe Klaudio Osmani janë arrestuar pasi dyshohet se po trafikonin armë zjarri me qëllim shitjen e ...
Artur Zotka BERAT- Vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotka është arrestuar ditën e sotme nga Policia....
Foto ilustruese TIRANA- Në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri është shitur mish pule i infektuar me salmonel&eu...
foto ilustruese GJERMANI- Nje 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane. Mësohet se shqiptari ësht&eum...
foto ilustruese ANGLI- Një shqiptar është dënuar me 34 muaj burg në Angli, pasi u kap duke punuar në një fermë kana...
foto ilustruese BERAT- Një 55-vjeçar i dënuar me burg është arrestuar ditën e sotme në Berat. Mësohet se A.Z...
Foto ilustruese TIRANË- Problematika me stokun e dosjeve të prapambetura pritet të reduktohet për 2 vitet e ardhshme. Në vendimin ...