LIVE UPDATES
Aktualitet

Të lidhur me kartelin e Sinaloas? Gazetarja Xama: Në Vlorë kaluan miliona dollarë për hapjen e kazinosë

Xama ka rikujtuar se si në vitin 2020, me ligjin për lojërat e fatit u vendos që kur licencës t’i skadonte afati, nuk do të rinovohej më, mirëpo sipas saj, ky ligji ndryshon sipas prioriteteve që ka qeveria.

17 Shtator 2022, 07:55 Nga A.B
Të lidhur me kartelin e Sinaloas? Gazetarja Xama: Në Vlorë kaluan
Ola Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka ndarë një shkrim që ka të bëjë me hapjen e kazinove në vend e me paratë që investohen në to. Në reagimin e bërë në rrjetin 'Facebook', gazetarja ndan dokumentat që tregonin kalimin e miliona dollarëve për hapjen e kazinosë në Vlorë.

'Agjencia e Mbikëqyrjes të Lojrave të Fatit nuk sheh aftësinë e aktiveve të firmës Valona Konstruksion dhe se ku i ka gjetur 12 milion USD që nuk justifikohen nga bilancet e saj, as të shohë historikun penal të përfituesve të licencës e të bashkëpunojë me organet hetimore dhe as riskun që kanë kompani me origjinë vendet që kanë aktivitet të lartë në fushën e narkotikëve, por miraton licencën'- shkruan ndër të tjera ajo.

Xama ka rikujtuar se si në vitin 2020, me ligjin për lojërat e fatit u vendos që kur licencës t’i skadonte afati, nuk do të rinovohej më, mirëpo sipas saj, ky ligji ndryshon sipas prioriteteve që ka qeveria.

POSTIMI:

PRONARET E KAZINOVE TE REJA 4 vjet më parë qeveria socialiste i shpalli luftë kumarit.
Vendimi drastik, i kontestuar nga shumë aktorë të tregut dhe përfitues indirekt të këtij biznesi i dhuroi pikë në sytë e publikut mazhorancës socialiste. Vetëm 1 kazino mbeti hapur, e cila kishte paguar 10 milion euro për të marrë licencën kombëtare: Regency Casino. Gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë u tha se kontrata nuk mund të prishej pasi rrezikohej një gjyq arbitrazhi me faturë të kripur për buxhetin, e se në vitin 2020 kur liçencës t’i skadonte afati, nuk do të rinovohej më.
Por deklaratat politike ndryshojnë nga ato që u lanë të shkruara në ligjin për lojrat e fatit, dhe ndonjëherë edhe ligji ndryshon sipas prioriteve që ka qeveria. Kështu, pa përfunduar mirë afati për licencën e Regency Casino, në maj të vitit 2020, Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit licenson Grand Casino Tirana, të vendosur pranë hotelit Maritim Plaza.

Ligji për lojrat e fatit lejon vendosjen e kazinove në hotele me 5 yje dhe me emër marke ndërkombëtare, por siç rezulton në letra, pronarë të kazinosë janë aktorë të vjetër të tregut të kumarit : APEX, Sig Holding, ëSI dhe Green Line, dhe jo ata që kanë hotel Plazën. Ministria e Financave hapi një tjetër garë në tetor për dhënien e licencës “kazino kombëtare” të cilën e fitoi pjesëmarrësi i vetëm: “Regency Casino”.

Ligji për lojrat e fatit ndalon dhënien e licencave të kazinove kompanive që kanë pronarë të dënuar penalisht në fushën e evazionit fiskal dhe krimit ekonomik, por edhe pse me ortak Albano Alikon, të dënuar për krijimin e skemës së mashtrimit financiar me tollonat e karburantit “Gulf”, Agjencia e Lojrave të Fatit dha licencën.
Disa muaj më vonë, në gropën e parkut të liqenit, dhe brenda një ndërtese nën rikonstruksion të ish-Hotel Sheraton, hap dyert Royal Eagle Casino. Edhe këtë kazino e kontrollojnë aktorë të vjetër të tregut të lidhur me kazinonë në Hotel Plaza. Por ndryshe nga rasti i Hotel Plazës, i cili ishte një hotel i përfunduar dhe që kishte marrë një markë ndërkombëtare (edhe pse kazinoja është vendosur në garazhdin e hotelit), hoteli Mak Albania ende nuk ka të vendosur markën e një brandi ndërkombëtar siç e kërkon ligji, por ka vetëm një marrëveshje të nënshkruar me Hyatt, që do të marrë këtë emër pas përfundimit të punimeve.

Një tjetër kazino është hapur përballë ish-Sheratonit. Arena Casino rezulton në pronësi të një firme çeke dhe AlbStar që ka ndërtuar stadiumin Arena. Dyert e saj u hapën para disa muajsh, pa nisur puna e hotelit Marriott.
Një vit më parë një tjetër kazino lulëzoi në qytetin e Vlorës, e vendosur pranë hotelit Marina Bay. Kazinoja është në pronësi të kompanisë Valona Konstruksion, me aksioner Besnik Lulon dhe ENTRETENIMIENTO PALERMO, SA DE C.ë, mëma e të cilës ka selinë në Sinaloa Meksikë. Përfaqësues ligjor i kompanisë meksikane është Luftar Hysa. Sot një media në Meksikë publikoi skemën se si grupi i shqiptarëve Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa pastron para nga Meksika në lojrat e fatit të Shqipëri. Në themelimin e kapitalit me vlerë 1.2 miliard lekësh ( afro 12 milion USD) të kazinosë në Shqipëri rezultojnë transferta të shumta të bëra nga Luftra Hysa. Këto transferta madje janë bërë përmes sistemit bankar, ku një prej bankave është me kapital të Bashkimit Europian.

Asnjë pyetje nuk është ngritur se si kanë ardhur pagesat, apo të aktivizohet sistemi alert dhe rasti t’i shkojë për hetim Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. Kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por Agjencia e Mbikëqyrjes të Lojrave të Fatit nuk sheh aftësinë e aktiveve të firmës Valona Konstruksion dhe se ku i ka gjetur 12 milion USD që nuk justifikohen nga bilancet e saj, as të shohë historikun penal të përfituesve të licencës e të bashkëpunojë me organet hetimore dhe as riskun që kanë kompani me origjinë vendet që kanë aktivitet të lartë në fushën e narkotikëve, por miraton licencën. Ndalimi i lojrave të fatit solli një bllokim të madh në larjen e parave të pista në Shqipëri dhe orientoi futjen e tyre në ndërtim, kryesisht pallate dhe hotele në fushën e turizmit. Nuk ka nevojë për zbulim të madh, mjafton të shihet e origjina e disa kompanive që kanë marrë statusin strategjik, dhe shumë biznese të tyre do të lidhen me lojrat e fatit dhe shtete të Amerikës Latine. Tani mesa duket, shitjet në ndërtim nuk kanë më rendimentin e mëparshëm dhe interesi i krimit për pastrimin në këtë sektor ka rënë. Ndaj po kërkojnë rikthimin e basteve, jo se u intereson shumë sporti!

Gazeta meksikane “El Universal” zbardhi një raport të autoriteteve antitrafik të Meksikës, ku thuhej se karteli i Sinaloas ka lidhur aleancë me mafien shqiptare dhe është duke pastruar para. Sipas autoriteteve meksikane, lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.

Hysa ka dhënë versionin e tij, si kundërpërgjigje të artikullit të mediave meksikane se pastron paratë e bosëve të drogës të Sinaloa me kazinotë e tij. Ai është shprehur se ka emigruar në vitin 2004 në Meksikë, ku ka bashkëpunuar me persona që sipas tij kanë integritet, të cilët i kishin mundësuar të jetonte në mënyrë dinjitoze. Madje shton se emri i tij dhe i 3 vëllezërve të tij është përdorur padrejtësisht nga konkurrenca për ta nxjerrë nga tregu.

ola xama lidhja e rames me sinaloat

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin